3.2.16

HARMONI


grua, le të thonë ç’të duan fqinjët,
prindërit e tu dhe ata qe s’na duan të mirën…
vërtet prej kohësh nuk shohim njëri tjetrin në sy…
nuk vështrojmë në drejtim të njëjtë…
nuk i kemi ëndrrat njësoj…
nuk flemë në të njëjtin krevat…
nuk ndajmë më errësirën...
por ne mbetemi çifti më harmonik në botë:
nuk e ke vënë re që
e ndjejmë nevojën për sherr
në të njëjtën kohë?
©Artan Gjyzel Hasani