Halloween…
Halloween…
të gjithë në rrugë…
festë…
dalldi…
fishekzjarre…
maska…
maska...
maska...
Halloween përsëri…
***
po ne të dy, zemra ime,
përse të mbyllur në shtëpitë tona qëndrojmë
apo ndoshta është festë e tyre
dhe dashnorët e fshehtë aty s’i pranojnë…?
***
me maska bashkëshortësh të lumtur
buzëqeshjet le t’ia shesim për shenjtëri
turmës që s’na pranon fytyrëzbuluar
Halloween…
dhe maska përsëri…
(2005)
©Artan Gjyzel Hasani
©Artan Gjyzel Hasani