ka ndodhur shumë vite më parë
në Peshkopinë e Bulevardit me Blina
ku dimrit të egër që zgjaste deri në prill
ujqërit e uritur zbrisnin shpesh nëpër lagje
dhe vetmia i dalldiste jabanxheshat
në gjuetinë e cunave të rinj…
në Peshkopinë e Bulevardit me Blina
ku dimrit të egër që zgjaste deri në prill
ujqërit e uritur zbrisnin shpesh nëpër lagje
dhe vetmia i dalldiste jabanxheshat
në gjuetinë e cunave të rinj…
nuk e quanin Xhina
por kjo gjë nuk më pengoi
te mos e harroja kurre
atë grua të panjohur
që në qytetin tim të vogël
atë dimër plot dëborë
u shfaq…
ashtu…
e brishtë…
disi e ndrojtur…
me një valixhe të madhe në dorë…
përkrah një burri të vogël
para hotelit ku të shtunave flinin
volejbolliste shalëgjata
dhe
shoferë të lodhur…
por kjo gjë nuk më pengoi
te mos e harroja kurre
atë grua të panjohur
që në qytetin tim të vogël
atë dimër plot dëborë
u shfaq…
ashtu…
e brishtë…
disi e ndrojtur…
me një valixhe të madhe në dorë…
përkrah një burri të vogël
para hotelit ku të shtunave flinin
volejbolliste shalëgjata
dhe
shoferë të lodhur…
hyri në barin e qetë
ku në atë orë nuk kishte asnjeri
drejt qoshkut ku i vetëm po pija…
psherëtiu e lehtësuar…
nga se nuk e di…
dhe si një keqkuptim i mundshëm
përballë meje u ul
ndërsa përtej derës së xhamtë
burri i vogël me hotelxhiun bisedonin
për të njohurit e përbashkët…
e rrugët e zëna nga dëbora …
e ndoshta edhe për bukurinë tronditëse
të pemëve të ngrira në muzg…
ku në atë orë nuk kishte asnjeri
drejt qoshkut ku i vetëm po pija…
psherëtiu e lehtësuar…
nga se nuk e di…
dhe si një keqkuptim i mundshëm
përballë meje u ul
ndërsa përtej derës së xhamtë
burri i vogël me hotelxhiun bisedonin
për të njohurit e përbashkët…
e rrugët e zëna nga dëbora …
e ndoshta edhe për bukurinë tronditëse
të pemëve të ngrira në muzg…
pas pak i vogli në sallë u shfaq
kërkoi një shkrepse…
dhe u largua përsëri…
ndërsa gruaja e panjohur që nuk e quanin Xhina
e përhumbur vështronte konjakun tim
dhe tymin e cigares që formonte rrathë gri…
e jo të kaltër sic thuhet nëpër libra…
kërkoi një shkrepse…
dhe u largua përsëri…
ndërsa gruaja e panjohur që nuk e quanin Xhina
e përhumbur vështronte konjakun tim
dhe tymin e cigares që formonte rrathë gri…
e jo të kaltër sic thuhet nëpër libra…
e që lexuesit e mi të mos i lodh
po ju tregoj se burri i saj
me gruan e tij si dy dashnorë
në qytetin tonë të vogël ishin strehuar…
e ata të dy…
burri i vogël dhe gruaja që nuk e quanin Xhina
si shokë të një halli
të pabesët e tyre duke kërkuar…
po ju tregoj se burri i saj
me gruan e tij si dy dashnorë
në qytetin tonë të vogël ishin strehuar…
e ata të dy…
burri i vogël dhe gruaja që nuk e quanin Xhina
si shokë të një halli
të pabesët e tyre duke kërkuar…
ndërsa ai paguajti hotelin
dhe i cakerdisur në kërkim te gruas se tij
mes dëborës që binte doli...
e panjohura pasi u shqep ne konjak
shtratin e saj ndau me mua
dhe deri ne mengjes me mua beri dashuri
pa e vrarë mendjen se në cilën shtëpi
i shoqi me gruan e të voglit po dëfrenin…
dhe i cakerdisur në kërkim te gruas se tij
mes dëborës që binte doli...
e panjohura pasi u shqep ne konjak
shtratin e saj ndau me mua
dhe deri ne mengjes me mua beri dashuri
pa e vrarë mendjen se në cilën shtëpi
i shoqi me gruan e të voglit po dëfrenin…
kanë kaluar shumë vjet që atëherë
por ja…s’e harrova dhe u tregova
për gruan që në hotelin e Bulevardit me Blina
vetëm për një natë dikur e njoha
……………………………..
nga një fshat i humbur i Jugut ishte ajo
dhe nuk e quanin Xhina…
por ja…s’e harrova dhe u tregova
për gruan që në hotelin e Bulevardit me Blina
vetëm për një natë dikur e njoha
……………………………..
nga një fshat i humbur i Jugut ishte ajo
dhe nuk e quanin Xhina…
( 6 Prill, 2011)
©Artan Gjyzel Hasani