mbrëmë për në shtëpi më përcolli një e huaj
e brishtë dhe seksi si makinë e saj...
e brishtë dhe seksi si makinë e saj...
“ku banon?”
“dy cigare më larg…”
“dy cigare më larg…”
“aha…e kuptova…
qënkemi afër shume…
e sheh atë hirin
që akoma nxjerr tym?
dy puthje më tutje
banoj e vetme unë…”
mbrëmë për në shtëpi më përcolli një e huaj
tunduese dhe seksi si makinë e saj...
“zotëri, a ke emër ? “
"unë…unë…
s’e di…vallë ka rëndësi?
"po si të pëlqen të të quaj?”
“më quaj Frymë
nëse Ajër quhesh ti…”
mbrëmë për në shtëpi më përcolli një e huaj
me gjinjtë kabriole si makinë e saj...
era që frynte
flokët e gjatë ia hidhte
mbi fytyrën time…
dhe ah…pastaj…pastaj…
asgjë pastaj…pastaj…
“arritëm?”
“arritëm…”
“natën…”
“natën…”
“ah…zotëri... e di pse ndalova?
m’u duke fytyrë e parë…
po ti pse erdhe me mua
ashtu… pa më njohur?”
m’u duke fytyrë e parë…
po ti pse erdhe me mua
ashtu… pa më njohur?”
“...se ishe e panjohur.”
(nga libri "MEKATARI")
©Artan Gjyzel Hasani