31.1.16

POEZISE SIME…(kredo poetike)


në vargjet e tua putanat u ndjenë zonja...
zonjat kurva...
pleqtë fëmijë...
bashkëshortët të tradhtuar,
Jezusi kopil...
mëkatarët të virtytshëm...
murgeshat lavire...
burrat bura...
trimat frikacakë...
idhujt të rrëzuar...
vec dashuria Perëndi...
dhe sa herë botën e dhjerë "nevojtore" e quajta...
aq herë vetes i thashe "muti je ti!"
do të ketë nga ata që si xhevahir
do të të mbajnë në duar…
do të ketë edhe nga ata
që do të të mallkojnë…
nganjëherë do gjëndesh dafinash mbuluar…
nganjëherë vargjet e tua
pellgje narcistësh do të turbullojnë…
MORALIN prej kohësh e bëre EUNUK
që lakuriqësine tende me detyrim të vështrojë,
me pahir të buzëqesh në të rralle i gjori,
ndërsa cenin e tij me mbathjet e tua
përpiqet ta mbulojë…
se ti më ngjan mua...
je pjella ime…
dhe kurrë në trupin tënd të zhveshur
rrobën e huaj s’do pranosh:
kur linde të mbështolla përgjakshëm me lëkurën time
pulsi im – gjurma jote ngado që të shkosh…
do cash mes udhëve ku ata nuk shkuan ndonjëherë…
në gremina ku nuk guxuan të hedhin dot as vështrimin…
mes shkretëtirës ku vec ti e di që një lule akoma fle…
mes brigjesh ku përrenjve do ua ndryshosh drejtimin…
do njohësh të dëshpëruar me gurin në qafë varur…
të pashpresë që harruar i ka fat’ i keq…
do njohësh dhe njeriun...atë që akoma s’ka ardhur…
atë që nga pas turmat zvarrë tërheq…
në shpirtëra njerëzish që nga vetvetja kanë frikë…
mes atyre që nuk njohin as besën e as nderin…
kufomat që do ndeshësh mëshiroi cdo ditë…
dhuroju parajsën kur njohin vec ferrin…
nganjëherë do ngjash me të dlirën vashë
që skuqet para një pike vese që pikon…
nganjëherë do jesh e ëmbël si një përrallë
pranë oxhakut kur nata heshtjen përgjon…
nganjëherë kapricioze...rebele si yt atë…
stuhi zemëratash që buzëqeshja në cast shuan
por zemrën…zemrën…mbaje të zjarrtë…
të ringjallësh atë që për pak zjarr vuan…
dhe ec....ec…
këmbëzbathur…
e zhveshur...
askush nuk do mund të të ndalojë...
edhe ai qe lakuriqësinë tënde ditën e përbuz,
natën me imazhin tënd vetmisë do të masturbojë…
(2006)
©Artan Gjyzel Hasani