16.3.13

MURET



nuk di c’më ndez kur veten tymos
hi bëhem e s’di c’më shkund
si cigarja pas seksit i përfolur
buzëve të muzgut fikem…

natën vetmia ime nuk ka mure,
ndaj s’kam ku ta përplas e ta thyej
dëshpërimin tim,
këtë shishe të boshatisur uiski,
parfumi
farmaku…
por ditën pranë meje shfaqesh ti,
ti njeri i vogël që më bën thërrime…
mur i detyrueshëm i dëshpërimit tim,
fshesar vullnetar qelqesh të thyera,
koleksionist i përjetshëm i vetmisë sime…

(1996)
©Artan Gjyzel Hasani