16.3.13

Lehtësia e Papërballueshme e Ndodhisë



të dembelosur dukemi, por s’përtojmë...
një jetë të tërë presim të ndodhë diçka
konsumuar fjalët…rrokjet… 
gjuha dhe gjuhët...
alfabetet...
u mësuam rënkimeve seksperanto
dhe dreqi ta hajë
nuk jemi nga ata që prej vitesh plani B 
u mbeti dashuria e parë...

eja të na ndodhë diçka
ta ndodhim nëse jo...
ose le të ndodhim ne
se ne akoma s’kemi ndodhur
edhe pse ndodhur jemi në këtë shtëpi
unë... ti...
ndodhia vetë...
ajo...
eja se...
...pa ndodhitë i zakonshëm bëhet burri
dhe femra bëhet grua
por ti nuk e di ...

(1 Mars, 2013)
©Artan Gjyzel Hasani