poet, çdo gjë mund të ndodhë kur  fle  me
një të panjohur
mund  të  dashuroheni  e  të
harroni  gjithshka
shkujdesur mund te 
qiheni   pa ia  mbajtur mend as emrin
mund  edhe të mos  të  të  ngrihet e lodhjen të  fajësosh 
 
në murg  të një nate mund
të shndrohesh  për mëkataren
dhe plagët imagjinare 
mund t’ia  lehtësosh
mund të  turbullohet  keqazi nën 
prekjen tënde
e mbi një karrige   plot
epsh të të jepet
në mënyrën e saj të panjohur të herës së parë
mund të të kërkojë  të
fikësh dritën dhe diellin
t’I  vësh zjarrin  natës  dhe  gjinjve 
të saj 
çmendur  jastëkë,
kofshë   e çarçafë
nga lëkurë jote  të  dalësh  e të mos ndjehesh i pastrehë
tërë  muzikën e botës  për  rënkimin e ri  të falësh
mund  të  të kafshoje lehtazi  në buzë 
e të  qeshet
me një lëvizje  qerpikësh
të të çojë në re
mund të dehet me ty 
dhe mund  të mbetet shtazënë
vështirësisht e lehtë 
si Itakë  pa dete
mund  të  dojë  të  bëhet e jotja 
muzë
………………………………………………………………
pas puthjes tënde  të
thellë mund të mbetet pa fjalë,
por mund  të  gdhihet edhe  poete…
çdo gjë mund të ndodhë kur fle me një të panjohur
të paktën diçka  do të
ndodhë me siguri…
përderisa  me   të  njohurën
që prej shumë  vitesh ke në  shtrat
në  të  vërtetë  asgjë  e
re  s’ndodh…
absolutisht asgjë e re…
madje as kjo poezi…
 (12 Gusht, 2012)
 
 
