ohhhhhhhhhhhhhhhh…
sh sh sh sh sh sh sh sh……
ahhhhhhhhhhhhhhhhh….
Kështu foli...Kamasutra
më puth
më prek
më qi
fërkomë
lagmë
hapmë
në ke perëndi perëndomë…
si ç’më ndeze fikmë…
mbaromë…
Kështu foli Kamasutra
në emër të qirinjve
që mbi gjinj të djersitur pikonin…
në emër të fluturave të bukura
që dritën me zjarrin ngatërronin…
në emër të syve që mbylleshin
bashkë me ekstazën brenda…
në emër të frikës tunduese
që e fshihte aq bukur ëndrra….
Kështu foli Kamasutra
me gojën tënde vajzë...
grua...
femër...
nënë...
motër...
bijë
dhe unë-alter ego e gjithë meshkujve të botës
plotësova dëshirën e saj...
si burri që dikur ishte fëmijë
mbi trupin tënd të dridhëruar
lojërat e tyre të ndaluara lodrova…
kur me gjuhën time tënden preka…
buzët u bënë krahë e puthja përqafim….
gjinjtë u bënë vatër dhe thithat prush
e pastaj të përndriturës piçkë
mes kofshëve përpjetë
-oaz shkretëtire me dy palmat anash-
me një puthje emrin tënd ia rënkova
dhe humba…
u përhumba
harruar harrova
nuk di ç’shi më lagu
nuk di ç’shi më piu
më piu… më përpiu…
nuk di kur filloi…
por qielli u deh
dhe prej së largu
zëri i Kamasutrës me rërën përzjerë
stuhish të panjohura në re më shndrroi…
(15 tetor, 2011)
©Artan Gjyzel Hasani