22.8.09

Një historizë me qiell

Ja më në fund u bëra si të gjithë…I mbylla sytë. I lashë fluturimet dhe zbrita.
Zbrita me këmbët në tokë…Por qielli më ndoqi pas. Ra poshtë edhe ai. Jo qielli yt. I imi. Qielli që ti s'e sheh dot. Ra dhe u rrëzua mbi një pellg. Mbi një pellg. Nuk u mbyt. Nuk u mbyt, sepse dinte të notonte. Dinte të notonte qielli im. Dhe notoi. Notoi derisa u bë lot në syrin tim. Në syrin tim. Aty u mbyt. Pastaj (e) qava.(E) qava aty ky u mbyt. Me sytë mbyllur dhe këmbët në tokë pres të rrëzohen retë dhe ndonjë zog udhëhumbur. Retë e mia dhe zogu im udhëhumbur...