Kjo është një poezi në formën e gjinjve të tu
me nënkuptimet si sutiena vargjeve vënë
rripat e hollë te fjalëve ngjyrë blu
sytë e tu duke e lexuar t’ia zbërthejnë
e para meje të shfaqen dy strofat e tua
që i di përmëndësh, por i recitoj gabim……
më pas fut në kondom strofën time të vetme
që lexohet me dritën fikur më mirë…