Kush je?
Une jam ti.
Nga vjen?
Nuk e di...
di vec ku jam
gremines se pafund ne buze i rri...
s'me mbron asgje...asnje mur...as gardh...
litare shpetimi s'kam...
si gjithmone ketu...ne zgrip...
e lehte te me shtysh...goditjen tende
pres si gjithnje...atje poshte te bie
e te ngjitem perseri...
Cfare je? Me se merresh?
Per cfare jeton?
Kujt perendie i falesh?
Ne cilin Zot beson
(nese beson...)...?
Te thashe...une jam ti...
por jo hija jote...
jam avulli qe e jotja fryme
ne pasqyre te kohes la...
jam loti qe nga qerpiket e tu prej thikash
si gjurme e pergjakur mbi nje pik' vese ra...
jam fjala qe nga goja jote si tym cigareje doli
dhe fletet e bardha plot lule-nikotine i mbolli…
Une jam poet…gjithnje i dehur …(fatkeqesisht jo cigan)
Hajdut s’kam qene…nese s’quhet vjedhje rrembimi i zemres
betohem per koke te femres…
jam edhe kurvar
jam edhe vrases…vetvrases kushedi…
jam edhe zoteri…
(edhe pse me zonja s’jam marre…)
besoj ne Zot…besoj ne Perendi…
s’ka emer te kote, por quhet Dashuri…
meshat e saj nuk behen te dielave
por neteve…cdo nate…mbi pianon e epshit
gishterinjte e pasionit luajne vec per ty…
psallme renkimtare nen qirinj djerse
henat dhe yjet ne syte e tu shkrire…
spermesperkatur puthjet si pika vese…
margaritare te shndritshem mbi trupin tend te shtrire…
Per ku je nisur?
Eshte rruge e gjate?
Ky hon i thepisur
eshte rruga ime…
nje hap i gabuar me ben therrime…
pastaj vine ererat…
(ke degjuar per ererat ?)
me shperndajne e me mbledhin…
kerleshur stuhive si pjalm me hedhin
mbi koka qytetesh...kembanaresh qe s’kumbojne…
mbi rruge te shkreta…teposhte e te perpjeta …
ku kepuc’ e vetmise aq fort tingellon
vije e Jetes behem ne fallin e nje dore
qe ciganja dinake mes lajkash veshtron…
Po miq…shoke..te dashur ke?
Miqte? Kush jane miqte?
Mos jane ata qe duart me lepijne
sa here qe mjalti nga to rrjedh,
apo valle jane ata te tjeret
qe kur gishterinjte per ndihme dridhen
ah sa lehtesisht kurrizin m’a kthejne?
Te dashur? Te dashur thua?
Kete nuk e di…
Dashnorja veshtire te te behet e dashur
Edhe pse e jotja rri gjer ne agim…
Edhe pse hiret e saj ty t’i ka falur
nga puthja e lehte deri tek i nxehti pallim…
Prange pronesie shpesh behet dashuria
nuk ka vlere dritherima…nuk ka vlere perlotja...
kollaj te gjesh nje femer,
por veshtire te gjesh nje zemer
qe ty te te perkase edhe pa qene e jotja…