Me atë që mbeti lëkurës sime mbështjellë
rinisem për në udhën e gjatë pafund
në vitin e brishtë të jetës sime
me javët që m'i dhuruan pa të shtunë…
Pas meje edhe ca rërë të lagur
për amatorë kështjellash po lë
(në u rrëzoftë mos fajësoni vec rërën:
mes saj gjurma ime fle …)
Thërrimet që pyllit më ranë
të shtunave të tyre le t'i ndajnë
minj të arratisur nga gjirizet
rreth zjarrit që nis e ndizet...
kur pishës degëthyer t'i hiqen si ketra...
.........................................
Brigjeve të së nesërmes thyhet
një shishe pa mesazhin brenda…