21.2.09

Ti dhe ajo...

Ti dhe ajo dy brigje
ku derdhem...vershoj...permbyt...
ti dhe ajo dy shtigje
ku mendja zemres i ze prite...cdo dite...

Ti dhe ajo...akrepa te se njejtes ore
dhe une qe kohen s'di ta mas kurre...
ti dhe ajo...gishterinj te se njejtes dore
qe pagjumesite e mija i ve ne gjume...

Ti dhe ajo...dy buze epshore
te puthjes qe mban emrin tim...
ti dhe ajo...ikona engjellore
dhe une mekati i embel qe kerkon ameshim...