21.2.09

Rrefimi i baltes (rrefim balte)

Kembet e saja nisen te fundoseshin mes trupit tim te ngrohte…Ia ndjeja gishterinjte e kembeve t’i fergellonin dridhurazi nen kenaqesine e ndjesise se paprovuar qe i vinte nga kontakti me trupin tim…imagjinoja qe ato gishterinj ishin puthur pak me pare ndoshta nga dikush hija e te cilit binte shpesh mbi mua per vite me rradhe…Nje hap…dy..tri…dhe sa me shume qe ecte ajo zhytej cuditerisht e qeshur mes trupit tim te erret…duke bere qe ngrohtesia ime te depertonte lekuren e saj…te ngrihej lart…neper pulpat e bardha…kofshet e hijshme…dhe te ndalonte fillimisht aty…mes tyre…Cudi….sa cudi ! Tek une zakonisht vizitoret e shumte jane te ngrysura…te trembura...te detyruara te me vizitojne…madje disa prej tyre akoma jane ketu mes amorfitetit tim te erret…edhe me te ngrysura se sa kur rishtaz zhyten kembet mes meje…
Kurse kjo…ishte aq ndryshe…aq e ndryshme nga te gjitha… E zhytur deri ne mes ajo ngazellonte e tera dhe cuditerisht buzeqeshte me veshtrimin drejt atij qe e priste tej meje…ne anen tjeter…
”Dil tani…mjaft u perbalte!”, vinte zeri i atij pertej meje.
“Te lutem, te rri edhe pak…me pelqen…ndjej ngrohtesi te paprovuar me pare…!”, pothuajse ciceronte ajo.
“Mire...rri…”, kish folur ai qe gjate tere kohes vazhdonte te na mbulonte me hijen e tij…
Ndersa ajo vazhdonte te lodronte mes meje, ndjeja se pak nga pak ngrohtesine joshese po ma merrte trupi i saj…dhe…dhe…ndjeja ftohte…cuditerisht ftohte…
E zhveshur... e tera lakuriq... ajo lodronte…zhytej…ferkonte copeza nga te mijat pas gjinjve te saj te vegjel majat e te cilave forcoheshin dhe rriteshin nga ngrohtesia ime…nga kontakti me masen time te erret…Po ndjehesha e pafuqishme perballe saj…nuk mund te ndaloja as penetrimin e trupit te saj mes meje dhe as depertimin e ngrohtesise sime brenda nenlekures se saj...Tashme nuk isha me balte…dhe as ajo nuk ishte me ajo…ishim perzjere bashke ne nje mase pa emer…por jo pa ngjyre…ndoshta edhe ngjyra ishte pa emer…
Ndersa ajo ishte zhytur deri ne gjoks, ndjeva qe bashke me ftohjen te me perfshinte edhe mendimi se me ne fund edhe ajo do mbetej mes meje si te tjerat…ose ne rastin me te mire...do te dilte perseri nga une por ndryshe... me copeza te mija jo vetem mbi trupin, por edhe nen lekuren e saj…Kjo gje do me ngushellonte pa mase…
Por…jo...jo…ne nje cast ajo ia beri me dore atij qe rrinte pertej meje duke i thene :” Erdha shpirt…dola!”. Doli prej meje aq e ngrohte duke me lene totalisht te akullt…
Nderkohe nje shi qe qiejt e leshuan ndoshta me urdherin e atij qe rrinte pertej meje shplau si me magji copezat e mija qe zbukuronin aq perbalteshem lakuriqesine e saj…Rrekete e ujit nisen te rikthenin copezat e trupit tim drejt meje e bashke me to edhe ngrohtesine time…ndersa ajo iu hodh ne qafe magjistarit te saj duke i thene : “Oh sa mire ishte…me pelqeu…me dehu ajo ngrohtesi…dhe sa mire qe ishe edhe ti ketu…perndryshe ose do zhytesha pergjithmone aty…ose…ose…do dilja rrugeve e perbaltur pa shiun tend…”…
Kisha mbetur e pafjale nga gjithshka ndodhi ate pasdite…por u ndjeva e dermuar dhe e plakur kur era e buzembremjes me solli prane fjalet qe ajo i kish peshperitur atij aq embelsisht:”Do vime perseri…bashke!”…
Te me ngaterronin valle me nje pishine ?


(gusht 2005)