Epshi nganjehere
ka nje emer
me dinjitet bordellesh
mureve suvarene
te nje haleje konvikti
shkruar...
Epshi nganjehere
ka nje drite
vetverbuese
carcafesh te djersitur
bashkeshortesisht
erresuar...
Epshi nga njehere
ka nje ngjyre
prekjeje te ylberte
shirave te henave
mbi nje shtrat
rene...
Epshi nganjehere
ka nje uri
deshperimisht renkuese
kur gjahu mungon
vetveten per te
ngrene...