21.2.09

Ceshtje (kend)veshtrimesh (tregim)

Ceshtje (kend)veshtrimesh


Pamjen e kishte te kufizuar. Jo per shkak te syrit te vetem qe kishte.
Zakonisht gjerat qe shihte kishin trajte rrethore...Here te bardha te porcelanta e here ne ngjyren e syrit te tij te vetem…Sidomos kur qante dhe nga syri i vetem derdhte lotet te cilet kur ishin prej gezimi ishin te trashe e te bardhe e kur ishin prej rutines ishin shpesh pangjyre...e here ne te verdhe…
Edhe lotet e tij ishin te rrumbullakte...sferike...si bota...dhe binin mbi boten...sfere mbi sfere…te laget...lages….Lotet e rradhes kishin mbaruar edhe pse nuk perfshiheshin kurre ne sasine e rreshjeve te buletinit meteorologjik te mbremjes. E aq me pak ne rastet e cunamit.
Do te qante perseri per sa kohe qe te shihte vetem gjera rrethore, per sa kohe qe te tjeret nuk e kishin pamjen te kufizuar...
Dikur ndjeu doren e te zotit te mbyllte zinxhirin e pantallonave dhe u zhyt ne erresire...

(2008)