21.2.09

* * *

Tani eshte darke...mbremje...erresire...Pas pak vjen ai...ai qe me kap pas fytit e nuk me leshon per ore te tera...Perpelitem ne duart e tij....perleshem me te...por ai eshte kaq i madh dhe i fuqishem...dhe qesh nen goditjet e mija qe kurre nuk arrijne ta mposhtin....Nganjehere nderroj taktike....behem qingj i bute qe ai te kaloje prane meje pa me pare...pa e ndjere qe une viktima e tij e pernateshme jam aty...Por jo. Ai gjithmone me sheh me syrin e tij te vetem qe me ngjan me nje goje qe nuk ngopet kurre se gelltituri kujtimet e mija me te bukura....
O Zot sa i tmerrshem eshte ai sy! Edhe me i tmerrshem veshtrimi i tij...veshtrim direkt...depertues deri ne vargjet e poezive qe si nje lutje mbremje te dergoj ty per cdo nate....Nje nate i recitova disa vargje me shprese se do ta zbusja, por ai perkundrazi...u be edhe me mizor...ate nate desh me mbyti perfundimisht...Nje nate tjeter i fershelleva melodine tone...por sic e thote edhe vete titulli i saj....une vuajta edhe me shume nga shterngimi i duarve te tij te fuqishme...
Tani eshte nate dhe e shoh qe po vjen drejt meje me hapin e tij te shpejte e te rende...Duhet te shpejtoj e t'i mbaroj keto rreshta para se te vije ketu ...Erdhi!
Harrova te them qe emri i tij eshte ... MALL.

(2006)