27.12.08

Replikë e detyruar me Peshkun Fluturues (nje nga te paktet komentues opinionet e te cilit kundra i lexoj gjithnje me vemendje) mbi një sërë shënimes

Replikë e detyruar me Peshkun Fluturues (nje nga te paktet komentues opinionet e te cilit kundra i lexoj gjithnje me vemendje) mbi një sërë shënimesh të mia në lidhje me Anti-nacionalizmin

Fillimisht i dashur Peshku Fluturues të sjell në vëmëndje se sarkazma dhe ironia në një koment jo gjithnjë janë shenjë inteligjence. Më shpesh, sidomos në virtualitet, janë shenjë inferioriteti e komentuesit në mungesë të argumentave.
Gjithsesi unë e mirëkuptoj dëshirën tënde për protagonizëm qoftë ky edhe aspak etik dhe profesional.
Kjo seri shkrimesh nuk është gazetari e mirefilltë dhe në këtë rast nuk ishte aspak qëllimi im te bej nje artikull gazetaresk. Gjithashtu nuk ishte nje analize akademike siç mund te kete pritur ndokush. Gjithashtu nuk ishte një proçesverbal gjyqësor ku unë të isha i detyruar për të qenë i besueshëm të sillja provat dhe faktet, emrat dhe mbiemrat. Gjithashtu nuk ishte një shkrim investigues. Këto shkrime të blogut tim janë perceptimet e mia ndaj një realiteti që unë e shoh nga një këndveshtrim i caktuar personal, jo domosdoshmërisht i njëjtë me tëndin apo të ndonjë tjetri. Dhe arësyet e ketyre perceptrimeve i ke të shpalosura në të gjitha shkrimet e kesaj serie. Nëse do kishe vullnetin për të lexuar ato që more përsipër të komentoje do i kishe mësuar edhe motivet, edhe shënjestrën, edhe shqetësimin e autorit të atyre shkrimeve, gjë që shumë të tjerë e bënë lehtësisht dhe pa shumë sakrifica. Aty i ke edhe motivet e kësaj “urrejtje timen ndaj një grupi njerëzish të medias shqiptare që ti nuk e shpjegon dot. Nuk është urrejtje ajo, Peshk! Është më keq akoma: Është indinjatë. Është përçmim.
PF shkruan: “Kush eshte Shqiptarja me e madhe. Nene Tereza. Çfare beri ajo per Shqiperine. Asgje. Por ajo beri kaq shume per boten, pjese e se ciles jemi edhe ne, ndaj e nderojme e respektojme jo vetem ne, por e tere bota mbare”

PF, pak rëndësi ka nëse bëri apo jo për Shqipërinë nënë Tereza. Një gjykim i tillë si i yti madje do ishte një shprehje e nacionalizmit të sëmurë për të cilin ti më akuzon mua.
Rëndësi ka që Nënë Tereza ishte shqiptare dhe për pasojë një simbol krenarie për Shqipërinë dhe shqiptarët. Një përkatësi e pohuar dhe e vërtetuar nga fakte të pakundërshtueshme. ( Vetë ajo e ka deklaruar përkatësinë e saj shqiptare. Po ashtu mund të lexosh në media (dhe duhej t’i kishe lexuar si gazetar që ke qenë) edhe intervistat apo kujtimet e motrave të Nënë Terezës ( e kam fjalën për motrat biologjike dhe jo murgeshat e urdhërit) të cilat jetuan në Tiranë për shumë vite me rradhë…
Dhe unë ngre shqetësimin se si mundet një analist apo nje turmë analistësh me aludime dhe deduksione onomastike që vetëm mendja e tyre i pranon të mohojnë faktin që ajo ishte bijë e kombit shqiptar e lindur nga prindër shqiptarë. Analistë të tillë bastardë sulmojnë një simbol kombëtar, një mburrje kombëtare të shqiptarëve, një nga të paktat mburrje tonat. E bëjnë këtë pikërisht kur një shtet i sajuar artificialisht si Maqedonia pretendon si të vetën nënë Terezën!
Dhe unë ngre shqetësimin se si është e mundur që shqiptarët rrinë indiferentë në raste kaq flagrante të përpjekjeve të vazhdueshme për t’i shkëputur kombit tonë një figurë të vlerësuar më çmimin më të famshëm dhe prestigjioz që jepet në botë.
Dhe unë ngre shqetsimin se si është e mundur që analistëve të tillë u jepet në vazhdimësi mundësia të godasin publikisht simbole dhe vlera tona kombëtare.
Mirë kur nuk i kemi keto vlera, po kur i kemi çfarë zelli dhe motive I shtyn këta njerëz të përpiqëen me çdo kusht të nxijnë fakte të njohura historike? I shtyn vetëm një motiv: motivi i Bastardit të Kombit.
Ti thua “e respektojme jo vetëm ne por e tërë bota mbarë”. Po i dashur PF ashtu është. Veçse në ndryshim nga bota ne e respektojmë dhjetëfish sepse ishte shqiptare.
Botës i lejohet të mos e çajë fare kokën se nga ishte Nënë Tereza, rëndësi ka vepra e saj, por një shqiptari i vlen dhjetëfish krahas veprës së saj edhe përkatësia e saj shqiptare.
Im bir është i vetmi student shqiptar në klasën e tij. Kur në një orë mësimi u fol për nënë Terezën dhe nënvizohej fakti që ajo ishte shqiptare e gjithë klasa me mesuesen në krye shfaqën admirim duke i thënë tim biri :”Ti je më fat që nga kombi juaj ka dalë një grua kaq e madhe!”. Detaje të tilla të vogla janë pikërisht ato që mbushin vetëdijen e brezit të ri shqiptar me krenari për ato vlera që ka vendi i tyre edhe pse një vend i vogël, i varfër dhe i parëndësishëm në Historinë Botërore. Janë pikërisht detaje të tilla që e bëjnë një njëri të kthejë sytë nga historia e vendit të tij dhe atje të gjejë vlera që Atdheu i tij i paska, vlera që edhe të huajt i ditkan dhe i respektojnë.
Dhe kështu PF fëmija im, i yti, dhe gjithë fëmijët shqiptarë në botë përballë atij fëmijes amerikan që i mburret per vlerat dhe figurat e njohura të historisë amerikane, përballë atij anglezit që i mburret për vlerat e kombit anglez, etj..etj…nuk do rrijë si guak apo e thënë më shqip nuk do rrijë si muti ndër shalë, por do rrijë si i barabartë: Ti amerikan ke Xhefersonin? Ok! Edhe unë kam nënë Terezën. Ti ke më shumë se sa unë? Po sigurisht, vendi yt është sa njëqindfishi i vendit tim. Rëndesi ka që edhe ky kombi im i vogël ka nxjerrë njerëz të mëdhenj!” Dhe ky dialog i parëndësishëm dhe feminor në dukje në të vërtetë vë një gur më shumë në vetedijën e re kombëtare të ketyre fëmijve shqiptarë nëpër botë.
Nëse PF nuk e kupton këtë argumentim nuk besoj se problemi qëndron te unë, port ë mungesa e tij e dëshirës për të qenë i vëmëndshëm kur lexon diçka. Vetëdija kombëtare e një njeriu formohet pikërisht që në fëmijëri. Hidh një sy përreth aty ku jeton: edhe vendasi më injorant (dhe të tillë ka me shumicë Amerika) kur vjen puna në çështje kombëtare di ta ndajë shaping nga sheqeri qartë dhe saktë. Sepse ia kanë mësuar dhe ngulitur në tru që në fëmijëri prindërit dhe mësuesit në shkollë.
E njëjta logjikë arësyetuese si edhe më sipër mund të përdoret në rastin kur shënjestra të bastardëve të Kombit janë Skënderbeu, Eposi shqiptar, Gjuha shqipe, Flamuri Kombëtar, Hymni kombëtar, tradita shqiptare, origjina etnike shqiptare, e në vazhdim edhe ngjarje sporadike të shfaqjes së patriotizmit shqiptar në raste si ngritja nga një masë e gjërë vlonjatësh e flamurit shqiptar në Himarë pak ditë pasi antishqiptarët e zarbot vorioepirotë ngritën flamurin grek dhe fyen simbolet tona kombëtare në mes të Himarës shqiptare, reagimi i fundit edhe pse i jashtëligjshëm i dy të rinjve kundër politikave antishqiptare bollanoiste vorioepirote. Ka plot raste të tjera të cilat kanë qenë në shënjestër të bastardëve të Kombit që janë bërë mesazherët e ideve antishqiptare që në thelb synojne zhdukjen e identitetit shqiptar.
Perceptimi im nuk vjen nga një fakt i vetmuar, por vjen pas ndjekjes së qindra debateve televizive mbi çështjen kombëtare, vjen pas dhjetra artikujve të zhgaravitur në gazetat shqiptare ku bastardët kanë akses të plotë. Vjen pas indiferencës totale dhe pasivitetit të shumicës së shqiptarëve kundrejt ekseseve Anti –Kombëtare që mbajnë firmën e të njëtit grup analobastardësh të mediave tona. Vjen sigurisht nga injoranca dhe mungesa e informacionit kulturor të traditës kulturore shqiptare të atij brezi shqiptarësh që lindi dhe u rrit emigrimeve larg Atdheut- një brez që në shumicën e rasteve di markën e tangave të Britni Spirsit dhe shtatëzanitë Anxhelinë Zholisë, por nuk di as hymnin e vet kombëtar e as historinë e kombit të tij. Vjen sigurisht edhe pas qindra postimeve dhe komenteve të nënprodukteve të bastardllëkut shqiptar blogjeve e forumeve virtuale sa herë që është diskutuar për çështje kombëtare të shqiptarëve dhe për gjëra të shenjta të kombit.


Pak info për ty Peshk Fluturues kur thua:
askush nuk te fut ne qeli, por qe mund te te marin per te çmendur po
PF para se të japësh një definicion kundërshtues bën mirë të lexosh mbi Holokaustin dhe dënimet që parasheh kodi penal në disa vende europiane mbi Mohimin e Holokaustit
Në disa raste edhe 10-20 vjet burg! Bëj një search në google dhe do bindesh që ia ke futur kot pak më siper. Nuk e dije, por e mësove dhe kjo sigurisht nuk është ndonjë hata.

Holocaust denial is explicitly or implicitly illegal in 13 countries: Austria, Belgium, Czech Republic, France, Germany, Israel, Liechtenstein, Lithuania, Luxembourg, Poland, Portugal, Romania, and Sëitzerland.
Për më shumë info:
http://en.wikipedia.org/wiki/Laws_against_Holocaust_denial

Në vazhdim të komenteve ti i nderuar PF thua: "Paranoje komuniste. Gjerat ne demokraci trajtohen diskutohen pranohen ose rrezohen por askush nuk ekzekutohet per ato qe thote."
Së pari nuk përmenda askund “ekzekutimin”.Ajo që unë aludova ishte reagimi publik kundër dukurisë në fjale dhe prerja e aksesit mediatik të bastardëve në opinionbërjen. Ligjërisht. Liria e fjalës në gojën e bastradëve të kombit nën petkun “intelektual” të analistit kur shkon në kundërshtim me ato vlera apo simbole përfaqësuese kombëtare sigurisht është e dënueshme dhe antikushtetuese ligjërisht. Njihet në tërë botën demokratike ndalimi i ideve dhe qëndrimeve publike antikombëtare. Liria e bastardit si antishqiptar mbaron aty ku fillon liria ime si shqiptar. Dhe ndodhemi në Shqipëri dhe akoma jo në Bastardland!
Së dyti ato qe ti i quan thjeshtësisht “Gjera” janë gjërat që te bejne ty zotëri të ndryshëm nga indiani i karburantit ku mbush makinën çdo ditë apo nga kanadezi që ke në zyrë e që nuk lë rast pa të përmendur origjinën e tij angleze apo irlandeze. Janë gjerat që të bëjnë ty shqiptar. Dhe ato gjëra janë të përcaktuara fort mirë dhe nuk mund t’i ndryshoj artificialisht as unë, as ti.. Përveçse kur vetëdeklarohesh bastard me zë apo në heshtje..
Pra nuk është kaq e thjeshtë kjo “gjeja”, lexues i dashur PF. Në demokraci janë edhe ato ligjet kundër Mohimit të Holokaustit. Madje në shtete me traditë demokratike që kurrë nuk kanë provuar totalitarizmin e aq më pak komunizmin. Në demokracinë amerikane janë edhe ligjet të cilat ndalojnë dhe dënojnë penalisht çdo veprimtari antiamerikane që synon të kërcënojë simbolet kombëtare të amerikanëve.
Paranojë komuniste nacionalizmi? Valle De Goli ishte komunist? ( të përmenda vetëm një nga shumë simbole të nacionalizmit në vendet e tyre)
Dhe po e mbyll këtë replikë të detyruar me nje koment te vockel mbi fjalët e Kenedit para berlinezëve që ti e solle si alibi të qëndrueshme: "Ich bin ein Berliner" (J.F.K)
Po…e ka thënë në një kontekst krejt të ndryshëm nga tërë konteksti i shkrimeve të mia. Komplet të ndryshëm. Por meqë të pëlqen JFK po të përshëndes ty peshk Fluturues me shprehjen e famshme të po këtij amerikani të madh JFK:
“Mos pyesni se çfarë bën Atdheu juaj për ju, por çfarë bëni ju për atdheun tuaj!”

ps. Advokatos, me kenaqesi do te replikoja apo debatoja me nje lexuese te kulturuar dhe autore te respektuar si ty ne lidhje me te njejten teme, por te them te drejten komentet e tua m'u duken te paspecifikuar, nganjehere konfuze dhe rezervat e tua ne lidhje me shkrimet nuk kishin asnje reference nga shkrimet e mia. Besoj se disa nga pyetjet dhe paqartesite e tua marrin pergjigje te replika me PF.
Sidoqofte faleminderit me mirenjohje qe ke durimin dhe lexon akoma shkrimet e mia te debatueshme mbi tema te nxehta kombetare te cilat ekzistojne njesoj shqetesuese, edhe po nuk i shkruajta une, edhe po nuk i lexove ti, edhe nese une i shkruaj keq, edhe nese ti i lexon keq!