30.12.08

Persiatje mbi nje poezi te M. Bashllarit

Ndoshta nuk kam te drejte te ndryshoj dicka qe gezon autoresine e plote sovrane te krijuesit te vet, pra formen e nje krijimi artistik , por te me ndjeje autorja Bashllari, nuk jam une, por lexuesi brenda meje qe guxon te "tjetersoje" nje forme per te zbuluar nje permbajtje me shume ne nje lexim ndryshe te te njejtit tekst...
Pra eshte thjeshte nje perjetim i castit...Nje mbrese...nje persiatje mbi perlen-poezi qe shpesh fshehin vargjet ne dukje prozaike…


Per gocen qe lahet ne det lakuriq

goca rreshqet ne ujin e ngrohte, te gjelber si vaj
ulliri...pertej bregut Divjaka digjet
luspa insektesh e peshqish kercasin ne ajrin e nxehte
...dhe goca hyn thelle e me thelle... zberthen rripat
pas qafes dhe shpines, rripat e holle te mbathjeve...lengu i trashe, i kripur
i ferkohet kofsheve, buzeve te fryra te seksit ,
gjoksit te vogel. Mbeshtjell krejt kurmin e njome,
me peshperima mireseardhjeje...
.. sheh rreth e qark me droje, por njerezit
kane mbetur larg, shullehen ne reren e imet duke u shqetesuar
per artritet e vjetra, kolorin e barkut dhe shpines...ndersa ajo si e cliruar
nga te gjitha peshat, derdhet e tera ne nje perqafim lektises
me detin... kjo duhet te jete orgazma, thote pas pak,
e habitur sesi njerezit nganjehere
e nderlikojne me shume se c'duhet jeten. Goca ben pirueta dhe qesh,
ujerat i sillen rreth kurmit si
krahet e djalit qe i iku...
piruete..piruete...piruete....krahet lidhen e zgjidhen,
symbyllur ajo puthet me rrezen e pasdites,
Eshte leng e tera - pjeshke e pjekur kopshti...
Eshte drite e tera - fryme lirie...lakuriq kercen e zhytet
nen vale, si femer delfini, goca....shtrengon fort
me nje dore kostumin e banjes... rripat e holle
ku pas pak shpirt do jape liria...



Poezine e mesiperme te Majlinda Bashllarit lexuesi brenda meje e lexoi te shkruar si proze poetike si me poshte:

Per gocen qe lahet ne det lakuriq

Goca reshqet ne ujin e ngrohte, te gjelber si vaj ulliri...Pertej bregut Divjaka digjet. Luspa insektesh e peshqish kercasin ne ajrin e nxehte dhe goca hyn thelle e me thelle, zberthen rripat pas qafes dhe shpines, rripat e holle te mbathjeve...lengu i trashe, i kripur... i ferkohet kofsheve, buzeve te fryra te seksit , gjoksit te vogel. Mbeshtjell krejt kurmin e njome, me peshperima mireseardhjeje... sheh rreth e qark me droje, por njerezit kane mbetur larg, shullehen ne reren e imet duke u shqetesuar per artritet e vjetra, kolorin e barkut dhe shpines...ndersa ajo si e cliruar nga te gjitha peshat, derdhet e tera ne nje perqafim lektises me detin... Kjo duhet te jete orgazma, thote pas pak, e habitur sesi njerezit nganjehere e nderlikojne me shume se c'duhet jeten.
Goca ben pirueta dhe qesh. Ujerat i sillen rreth kurmit si krahet e djalit qe i iku... Piruete..piruete...piruete....Krahet lidhen e zgjidhen, symbyllur ajo puthet me rrezen e pasdites... Eshte leng e tera - pjeshke e pjekur kopshti... Eshte drite e tera - fryme lirie...Lakuriq kercen e zhytet nen vale, si femer delfini...Goca....shtrengon fort me nje dore kostumin e banjes... rripat e holle ku pas pak shpirt do jape liria...



Dhe ndersa lexon kete proze mendja e lexuesit brenda meje mbeshtillet nga poezia qe buron nga ajo... rreshtat kthehen magjishem ne vargje, po aq shpenguar sa edhe rripat e holle te mbathjeve te goces shndrrohen ne nje melhelm me te cilin ajo shkujdesur mjekon... lehteson dhimbjet e artriteve te turmes qe zvarritet mbi rere..nen diell...por jo ne uje...ne ujin qe eshte vec i saji...Jeta lindi ne uje...Edhe liria ne uje ka lindur...A nuk ishte liria e ujit qe i lejoi krijesat e saja te jetonin te roberuara ne toke...ne sterre...atje ku digjet lekura e tyre e thare qe aq shume ngjason me luspat e insekteve dhe peshqve qe tentojne te behen tokesore... zvarranike...? Goca sot kete te vertete e di me mire se kushdo tjeter...ndaj i jepet atij uji te ullirte...i jepet shume me ndryshe nga sa i ishte dhene atij tjetrit, atij qe iku...Nuk eshte thjeshte nje banje ne det, por eshte nje rebelim...produkt i lirise qe prodhon vec orgazma lirie...Eshte ndoshta i vetmi akt seksual qe cdo goce do e pranonte pa asnje vrarje ndergjegjeje...Erotizmi nuk e pranon mbulimin..veshjen...ndaj edhe goca hyn ne tempullin ujor te lirise e veshur vec me lekuren e Eves...Deti tashme nuk eshte det, por nje djalosh...jo ai qe iku edhe pse i ngjason atij, por ai tjetri...i munguari...i kerkuari...i deshiruari...Deti eshte i vetmi djale qe mund ta kesh pa kushte...Valet e tij jane krahe....dhe uji i tij i kripur eshte nje sperme aq e pazakonte e cila te mbars me vetvete...me vetvete te harruar aty ne token e ashper e te thate ku zjarret djegin pyje dhe diejt zhurrisin luspat njerezore...
Buzet e fryra te seksit te saj dhe...gjinjte e vegjel...Shqisat e lirise...Shqisat me te natyrshme te lirise...
Kjo eshte mrekullia...ndjesia e humbjes se peshes brenda vetvetes!
Por mrekullite jane feksje...blitz...dhe pastaj...pastaj...ah pastaj...goca....shtrengon fort me nje dore kostumin e banjes... rripat e holle... ku pas pak shpirt do jape liria...
S'me mbetet vecse te pergezoj autoren per kenaqesine qe i dha lexuesit brenda meje. Nje proze poetike e mrekullueshme!

(2006)