27.1.08

Sonte

Nata është e bardhë.
Të zinj janë yjet që terri tjerr.
Qelitë qëllojne qiellin.
Ujqërit e hëngrën pjesën e dukshme të hënës,
por ulurima e tyre akoma ka frikë
nga pjesa e padukshme e saj...Kujdes!
Pikojnë piskama resh që kërcënohen nga delet.
Zhduken gjurmët. Gjinjtë shterrën.
Udhës së Qumështit vdes qëllimi.
Errësira gdhihet pa mëngjes.