21.2.09

Keqardhje (mbrese)

Sigurisht qe me erdhi keq per te. Teper keq. Nuk ishte as zog, as lule, as kikirik, as peshperitje, as renkim. Mesa mbaj mend une nuk ishte as imoralitet e as gjurma ne balte e kembes se zbathur te nje kopili. Jo. Ishte nje njeri e megjithkete mua me erdhi shume keq per te. Mund t'ju duket paradoksale qe me erdhi keq per nje njeri, por s'mund ta mohoj, se perndryshe do te bija ne lojen e mospranimit te perceptimeve qe shqisa ime kryesore - neveria- me fal gjate disa nenndarjeve te kohes qe ndonese nuk ua dime kuptimin, per lehtesi shprehjeje apo per mungese fjalori i quajme snoberisht caste.
Me erdhi vertete keq. Per nje njeri qe ecte rruges i lumtur perkrah hijes se tij. Nuk me kujtohet ne kishte apo jo diell, por qe kishte prane vetes nje hije qe besoj se ishte e tij, per kete mund t'ju betohem edhe ne gjuhen e heshtjes po te deshironi.
Harxhova nje dite te tere duke e ndjekur ate krijese te lumtur me shprese se mund t'ia lehtesoja sadopak ate peshen e tmerrshme te lumturise. Aq shume iu perkushtova ate dite atij njeriu sa qe kisha harruar teresisht qe dita qe po harxhoja bente pjese ( ndonese perkohesisht) ne jeten time e jo ne te tijen.
Keshtu pra, nxitova hapat e mi drejt tij. meqe ra fjala te hapat e mi dua t'ju siguroj qe ato hapa jane vertete te mijte. Askush me pare nuk ka ecur me hapat e mi. Dikur m'i pati kerkuar borxh hapat e mi nje miku im, por ia refuzova sepse ai vertete ishte mjeshter i hapave, por kishte nje te keqe te madhe: asnjehere nuk ta kthen hapin qe ti i huan. Ose do te te thote se i ka humbur hapi yt, ose se e kish harruar diku, ose ne rastin me te keq, se e kish flakur te pleherat meqe kish gjetur nje karoce ortopedike teper te volitshme per te realizuar ecjen e tij.
Njeriu i lumtur po ecte shume shpejt sot, por duke perfituar nga disa vonesa qe i sillte vetekenaqesia arrita t'i afrohem. Aq afer sa qe mund ta perceptoja me shqisen time te dashur. Ia hodha neverine mbi floket e lepira, mbi veshtrimin krenar, mbi buzeqeshjen e lumtur qe cuditerisht s'i qendronte mbi buze,por te dockat e tij, diku mes ores dhe unazes se florinjte.Une e dija qe zakonisht aty zinte vend vetekenaqesia, por ja qe nganjehere kaotika epileptike e te lumturve te rezervon edhe te papritura te kithta. Te papriturat jane te kithta.Te priturat jane paralele. kush nuk e kupton kete aksiome te thjeshte eshte ose idiot,ose eshte NUK ESHTE.
Nuk eshte ndonje zor i madh te jesh nuk je. Shpesh here secili nga ne eshte nuk eshte. Shume vite me pare dikush u perpoq t'i mbushte mendjen vetes se ishte, por gjendja qe iu krijua me pas e alarmoi aq shume saqe harroi per jete nese kish qene,ishte apo do te ishte ndonjehere. Tani ai punon si piktor ne nje cmendine dhe vizaton cdo dite te njejten pikture: dy drejteza te kithta. Ca zera dashakeq thone se fshehurazi naten vizaton edhe paralele, por mendoj se keto duhet te jene thjesht thashetheme pergjuesish te vetekenaqur qe s'kane haber nga gjeometria e lumturise.
E shoh qe here pas here i largohem objektit tim te lumtur. Eshte e pashmangshme, sepse e di qe s'ka perse te jete e shmangshme. Edhe objekti im eshte i pashmangshem per sa kohe qe edhe lumturia qe ai mbart eshte e pashmangshme. me duket se dola atje ku pashmangshmerisht duhej te dilja. Pra, pasi e mbeshtjell te terin me neverine time, natyrisht pa i shkaktuar bezdi, por thjeshte nje ngadalesim te hapave, gje qe tregon se shqisa ime e ruante akoma efikasitetin. Shpejtoj edhe une hapin tim dhe pas disa metrave jam pothuajse perbri tij. I flas por lumturia e pengon te me degjoje........................
Ne kete moment gjithmone me del gjumi dhe zgjohem nga kjo enderr qe e shoh sa here qe ndonje nga miqte e mi me thote qe eshte i lumtur... A thua paska edhe enderra te kithta...?

(1996)