21.2.09

Thelbi (mbrese)

Thelbi... (mbrese...)

Kisha kohe pa pare mengjez me nje diell te tille... Perkedhel ngrohte gjethet e pemeve...i perqafon me rrezet e tij...i trullos...i huton....dhe pastaj...i puth...
Ato, si vasheza lozonjare, ulin koken te turpshme, por hija e tyre vazhdon ta flirtoje ate nga muret e vjetra te rrugices se panjohur ku po shetis kete mengjez...Ca harabela te vegjel fluturojne dege me dege...gjethe me gjethe...cicerojne gezueshem sikur te duan te konfirmojne puthjet...Dredhezat e harlisura perlotur nga vesa...Ne nje qoshe dy plaka te ulura mbi nje stol te vjeter po aq sa edhe guret e atij kalldremi i gezohen mengjezit duke folur pa i lene rradhe njera tjetres...Avujt e kafese se ngrohte qe leshohen nga filxhanet qe ato mbajne ne duart qe u dridhen ngrihen lart duke u perzjere me aromen e bukes se sapodale nga furra qe nje vajze e re, nje syth, ndoshta mbesa e njeres prej plakave, mban nen sqetullen e saj, shternguar ne menyre qe gjiri i vockel t'i duket me i kercyer nen bluzen e holle...puthur edhe ai pergjysem nga ato rreze qe arrijne te depertojne mes gjetheve te turpshme qe akoma anojne koken mbi rrugice...dhe nga veshtrimi im...Nje kanate e drunjte hapet dhe brenda saj si feksje rrezetin nje e qeshur dhe nje tufe flokesh si pentagram i saj...Porta e ndryshkur kerkellin dhe pas saj shfaqet bashke me mjaullimen e saj bishtperpjete nje macke mesa duket hiri...
Ndaloj hapat qe te degjoj me mire...Nuk me flet askush...Eshte thjeshte melodia aromatike e mengjezit...
Mengjezi mbaron aty ku mbaron kjo rrugice...aty ku fillon rruga e madhe...smogu, makinat, turmat, levizja, oraret, trenat, ngutja, pritja, rradhet, faturat, ankthet, dashurite, tradhetite, urrejtjet, kenaqesite,merite, flirtet, planet, perllogaritjet, koordinatat, kontratat, axhendat e paracaktuara...
Po, mengjezi mbaron aty ku mbaron kjo rrugice...Aty mbaron edhe melodia e tij...E bukur...e gjelbert...e avullt...spontane...anonime...e paqellimte...
E paperseritshme e megjithate... e perseritshme cdo mengjez...
Sa mire qe nuk ia bera Klares kete mengjez ate pyetjen idiote qe te gjithe e bejme pas seksit:"Si t'u duk? Te pelqeu?"...
Edhe Klara banon ne kete rrugice.

(2007)