12.2.09

Invers (tregim)

Prej dy orësh po shullohem në diell diku në një cep të plazhit bashkë me Klarën. Pranë nesh, dy-tri metra më tutje, nën hijen e një ombrelle elegante ngjyrë pjepri shtrihet një cift pesëdhjetëvjecarësh. Ajo është e bëshme, me gjinj të mëdhenj, me kofshë cuditërisht tepër të lëmuara për moshën e saj. Më bën përshtypje afshi me të cilin thith cigaren. Nga rrobat e banjës ngjyrë të bardhë dalloj masën e errët në qendrën e rëndesës së trupit të saj. Tani është kthyer komplet nga unë (në një pozë klasike të nudove të Renesansës) dhe e ndjej që po më vështron pas xhamave të syzeve apo ndoshta edhe mbi to.
Ai është një trupmadh leshator dhe tullac. Duket i menduar pasi prej disa minutash vështrimi i tij është përqëndruar diku larg në det. Ndoshta përjeton caste pishmanllëku. Më pas, duke parë që vështrimi i tij mbërthehet mbi Klarën time të hijëshme, ndërroj mendim.
"Ujë i mrekullueshëm,valë i ngrohtë…", thotë Klara duke u fshirë me peshqir. Ajo nuk ulet menjëherë. Qëndron në këmbë ca caste për t'u tharë disi. Tani burri është kthyer nga ne dhe pa ndrojtje vështron Klarën që natyrisht e shijon vështrimin e tij të mbërthyer mbi trupin e saj. Femrat janë të gjitha njësoj në këtë drejtim: edhe një kalë sikur t'i vështronte me ngulm do ta shijonin paq atë moment fatlum!
Sa herë që Klara ndodhet nën fushën manjetike të meshkujve hutohet, befas dëshiron të hiqet si e shpenguar, por është aq torollake sa që bie në sy menjëherë sëbashku me përpjekjen e saj të dështuar. Ja, tani ajo sec po më flet për një ekspozitë pikture që duhet ta kishim vizituar një javë më parë. Në fillim më habit pasioni i saj i papritur për pikturën. Më pas nuk më habit fare. Unë di të kuptoj pa keqkuptuar. Asaj i pëlqen mirëkuptimi im dhe për pasojë e zgjat edhe ca qëndrimin në këmbë para tullacit leshator.
Kthehem edhe unë i tëri nga gruaja e bëshme. Dikush pengohet në këmbët e një plazhisti dhe rrëzohet. Cifti qesh. Qesh edhe unë. Klara më pyet përse qeshim. Ia tregoj dhe ajo qesh disi e përmbajtur,pa harruar të hedhë një vështrim flash mbi ciftin. Akulli u thye disi. E di që këtë gjë mendojnë edhe në cadrën përballë. Përvoja ime më thotë që gjithmonë është e lehtë të thyhet akulli nën 40 gradë celcius.
Pas pesë minutash ndodhemi që të katër nën ombrellën e tyre duke luajtur tavëll. Luajmë unë dhe tullaci. Si zakonisht në raste të tilla, gratë i kemi kundërshtare. Një mesazh i fqinjësisë së mirë. Sa herë që unë humbas Klara duartroket e kënaqur. Tullacit i bëhet qejfi për këtë dhe here pas here hedh vështrime mashkullore mbi shalët dhe gjinjtë e Klarës. Ndërkohë unë gëzoj simpatinë e zonjës së tij e cila mesa duket e adhuron mirësjelljen dhe qetësinë time. Nga afër e shoh që është tërheqëse dhe ndjellëse. Kuptoj edhe dicka tjetër. Midis tyre tashmë, pas kaq e kaq vjet martese, sundon mërzitja nga rutina e jetës. Më pëlqen kjo e vërtetë, ndaj përpiqem të hiqem edhe unë i mërzitur nga e përditshmja që na vret si pa kuptuar. Në fakt unë jam i mërzitur, kështu që s'është nevoja të shtirem.
E ndjej që po fluturoj në krahët e vetmisë relative, ndaj nuk flas më,por vec ëndërroj se si mund të bëj një dorë seks me gruan e tjetrit. Më josh sidomos xhunga e zezë e gravitetit të qënjes së saj që herë herë lëviz si në një fryrje-shfryrje ritmika e së cilës përcaktohet nga ligjësi që nuk përmenden në tekstin e fizikës. Gratë më shpesh marrin frymë me pubis, se sa me mushkëri.
Ndërkohë Klara ngrihet,shkund rërën nga vithet dhe propozon të hyjmë në ujë të tërë së bashku. Tullaci ngrihet i etur. E vështroj me qetësi dhe i zgjas dorën gruas së tij për ta ndihmuar të ngrihet. Më pëlqen vërtetë trupi i saj i bëshëm, me gjinjtë e fryrë e pak të lëshuar anash që sutieni i vogël ia shfaq aq sexy. Lakuriq ai gjoks s'do të më tërhiqte edhe aq, por kur mendoj gjallërinë e pazakontë të vështrimit dhe ecjes së saj gëlltitem nga padurimi rozë që më fal prania e kësaj pesëdhjetëvjecareje.
Luajmë dhe notojmë të gjithë. Tullaci na doli që qenka njeri me humor. Klara duke u zhytur zbulon padashje njërin gji. Skuqet pak, qesh si torollake dhe në përpjekje për ta mbuluar e zbulon të tërin. Thitha e erektuar i shkakton një gëlltitje të zhurmshme mikut tone. Dalim nga deti të kënaqur. Unë dhe tullaci leshator patëm rastin të shohim dhe të prekim kofshë, gjinj dhe barqe grash jo tonat. Gruaja e mikut tonë dy herë më preku padashje apo "padashje" në organin tim vigjilent(të dy herët nën ujë), ndërsa Klara bëri një ngjeshje të hatashme gjinjsh pas gjoksit leshator të tullacit ndërsa po luftonin "për topin e parë".
Ulemi të qeshur e të zhurmshëm nën hijen e ombrellës tonë. Tullaci vrapon për tek një minibar veror, fare pranë nesh dhe kthehet pas disa castesh me katër kuti Coca- Cola të cilat na i shpërndan me duar të dridhura. E ndjej që leshatori është gati të bëjë cdo gjë për ne, d.m.th. për Klarën, madje edhe pse e vë re që e shoqja e tij më ndjell ca, ai tregohet tolerant kundrejt vështrimit tim mbi xhungën e zezë, disa nga qimet e së cilës depërtojnë copën e hollë e të bardhë të mbathjeve të saj.
Sic duket llogaria e tij është e thjeshtë: Ai nuk humbet gjë nëse plaka e tij do të flirtojë me mua, ndërsa ai fiton shumë nga Klara e re. Sigurisht është i bindur që do ta fusë në dorë. Unë nga ana ime jam i bindur për dy gjëra: që organi im do të shtrydhet mbi xhungën e zezë shumë shpejt dhe që Klara në castin e duhur do t'i japë një mësim të mirë dhe zhgënjyes tullacit leshator( edhe pse Klarën e eksiton shumë një trup leshator mashkulli).
Krahas shumë sindromeve të fushës mjekësore ekzistojnë edhe disa sindrome shoqërore.
Njëri nga ato është sindromi i plazhistit.
Ndodhesh në plazh. Diell, det, rërë, trupa gjysëmlakuriq që shtrihen aq shthurur, djersë, lesh, transparencë tekstile, humbje e nocionit të hapësirës, e nocionit të kohës, gjinj me thitha të erektuar, sqetulla femërore gjysmë të rruara, gjokse leshatore bodybuilder-ash, spitullim dhe snobizëm, përsëri djersë dhe vapë e përsëri herezia e madhe e plazhit.
Në fakt në plazh nuk zhvishet vetëm trupi, por edhe truri. Me të parë trupin tënd lakuriq ti e kupton që ai është krijuar për të qenë lakuriq. Ky mirëkuptim zgjat po aq sa edhe plazhimi. Me të mbaruar seancat plazhuese e me të veshur rrobat, ti kujdesesh që gruas tënde të mos i duken shalët tërheqëse nga e cara e madhe e fustanit apo e porosit që kurrë të mos dalë pa sutien, sepse majat e gjinjve të saj mund të shkaktojnë jo vetëm incidente me kalimtarët, por edhe aksidente të rënda rrugore. C'hipokrizi...Tërë ditën të gjithë plazhistët kullosin sytë në format e trupave të grave dhe vajzave tona dhe ne nuk bezdisemi aspak, sepse sic thashë më lart, "jemi në plazh", ku të gjithë janë njësoj lakuriq, por me të dalë në rrugë jemi gati t'i thyejmë kafkën cdonjërit që hedh vështrimin e turbulluar mbi format e mbuluara të grave tona!
Me sa duket morali mbaron aty ku fillon plazhi dhe rëra e bregdetit. E thënë ndryshe me terma rrobaqepësish, morali i të "moralshmëve" në plazh është si një kostum i veshur nga ana e brendëshme.

Tani ne po ndahem nga cifti leshrathinjur, pasi e kemi lënë të darkojmë së bashku në një restorant në periferi të plazhit. Përfytyroj darkimin miqësor nën dritat e zbehta të qirinjve dhe nën tingujt e një orkestre evgjitësh të lumtur. Unë dhe leshatori do të jemi përballë dhe anash nesh do të jenë objektet tona joshëse. Do të ngrihet fillimisht një dolli(nga leshatori) për njohjen tonë dhe më pas ai do të më perqafojë mua me përzemërsi për të justifikuar kështu përqafimin dhe puthjen prej babloku babaxhan që do t'i japë Klarës diku në kokë mbi flokët.(Kjo sa për fillim,sipas planit të tij…). Ndërkohë natyrisht do të përqafohemi edhe me zonjën e tij të kolme të cilën unë nuk do ta puth në flokë, por thjeshtë do ta drithëroj me frymën time rrëzë qafës,diku pas veshit. Ai do të leshojë një "ehhh!" nostalgjik dhe do të nisë ligjëratën e tij me fjalët "Kur ju shoh kështu të qeshur, të bukur e të lumtur më kujtohet rinia ime, vitet e njohjes me Xhinën(do të hedhë një vështrim përdëllues nga e shoqja)…Eh,c'lumturi,c'dashuri…edhe njerëzit ishin më të dashur e të respektueshëm dikur…!"
Ai do të flasë për minuta të tëra. Qëllimi i tij do të jetë krijimi i një lloj hipnoze mbi ne, i një përqëndrimi total rreth fjalëve, xhesteve dhe "eh"-ve të tij. Më pas (gjithmonë sipas planit të tij), kur ai të ketë krijuar para nesh imazhin e babaxhanit të parrezikshëm e dashamirës, ai do ta ketë më të lehtë që pas disa fjalëve për bukurinë e mbrëmjes buzëdetit, ta ftojë Klarën,(formalisht edhe mua dhe të shoqen, për një shëtitje buzëdetit, ku ai do t'i tregojë asaj se sa shpirt të ndjeshëm dhe fisnik ka..
Ndërkohë që unë fantazoj, Klara më është afruar e qeshur dhe e buzëqeshur dhe më kërkon t'i mbërthej sutienat e vogla. Neveria që më japin sutienat është e papërshkrueshme. Nganjëherë më ngjasojnë me atë torbën që u vënë kuajve nga pas për t'u pritur bajgat. Nganjëherë më ngjasojnë me prezervativë dopio. Kjo ndoshta se gjithmonë e gjej me vend një krahasim të gjinjve të femrave me koqet e meshkujve. Sa herë që shoh gjinj lakuriq në mendjen time kalojnë me shpejtësi të paimagjinueshme nocione të tilla si sytë, vezët e skuqura "sy", ca orendi restorantesh mbajtëse kripe-piperi, tespije, tollumbace, kinezë që transportojnë dy kova oriz me anë të një shkopi bambuje, etj. Gjithashtu kur shoh gjinj lakuriq më kujtohen edhe gjinj lakuriq, por kjo ndodh gjithnjë e më rrallë.
Pasi mbledh turinjtë i bezdisur e realizoj atë mbërthim rutinor. Edhe sutieni më i pastër mua më ngjall pothuajse të njëjtën neveri që do të më jepte një ekuivalent i pistë dhe i qelbur.(Ndërsa përkthimi i fjalës "sutien" në "gjimbajtëse" bën që të më duket vetja si mjelës fshati dhe Klara si lopa që duhet mjelur).
Megjithatë Klarës nuk i bie në sy neveria ime sutienore. Madje ajo kujton se mua më lumturon pamja e kurrizit të saj të ndarë simetrikisht nga rrypat e mëndafshtë. Harrova t'ju them që Klara ka aq shumë nishane në kurriz dhe shpatulla, sa që mbi to mund të luash fare mirë lojën "Mos u nxeh!", ku vendi i dënimeve patjetër që do të ishte pika ku ndodh sutienmbërthimi i rradhës.
Hedhim një sy përfundimtar nga pasqyra. Jemi që të dy në rregull. Klara mëse në rregull. Kam veshur një palë short-se të bardha dhe një T-shirt të zezë me emblemën e vogël të lepurushit të playboy-it në anën e majtë të gjoksit. Ndjehem shumë në formë me këtë veshje. Klara ka veshur një rrobë gjysëmtransparente që më shumë i ngjan një këmishe nate, se sa një fustani. Në këmbë të dy kemi mbathur atlete te bardha. Natyrisht pa corape.
Klara më puth me dashuri kur i them që duket shumë sexy. E vështroj në sytë e kthjellët. Është e vetmja krijesë që s'do ta urreja kurrë, edhe n.q.s nuk do ta dashuroja apo s'do të më dashuronte më një ditë. E dua në atë lloj kuptimi që s'do t'i bëja kurrë keq në cfarëdo lloj rrethane. Jemi dy pole të ndryshme, extreme të karakterit njerëzor. Nga përzjerja e qënies së saj, e ëndërrave të saj, e budallallëqeve dhe sinqeritetit të saj mund të dilte një pëllumb i bardhë paqeje. Nëse do të vazhdoja të njëjtën linjë krahasimesh, unë do të isha një korb gri që s'do t'i bëja keq askujt, jo se do të më dhimbsej, por se duke bërë keq do të vërtetoja se, në fund të fundit, unë nuk qenkam edhe aq i ndryshëm nga njerëzit. Kjo do të ishte fatale për mua.

Pas një ore gjithshka ndodh sipas parashikimit tim. Leshatori ngrihet i lumturuar dhe pasi merr aprovimin buzagaz niset përkrah Klarës buzëdetit. Më vjen keq për të shkretin. Në favor të tij janë vetëm nata dhe dëshirat e tij dritëshkurtëra. Në nxitim e sipër ai ka harruar se plazhi në këtë orë të mbrëmjes është plot e përplot me shëtitës, ka harruar se cilido që t'i shihte do t'i mendonte si babë e bijë dhe kështu që insiativa për "të futur ndonjë dorë" te Klara do të dështonte. Ka harruar se në moshën e tij njeriu e ka më të lehtë të japë një të puthur brenda mureve të dhomës,se sa në ajër të hapur. Ai ka harruar shumë gjëra, ndër të cilat edhe gruan e tij që e ngazëllyer nga fakti që pas kaq shumë vitesh martesë ndodhet në praninë e një mashkulli tjetër, aq të ndryshëm nga relikja e leshtë,luan me gotën e boshatisur në pritje të dickaje të re…
Tërhiqemi të dy në një kënd të errët dhe të harruar nga të tjerët. E di që ajo mezi pret puthjen time. E puth si i marrë në gushë, në gjoks dhe pastaj gjuha ime gjarpëron nëpër gojën e saj. Ajo rënkon dhe lëshohet e tëra. Pas një eksplorimi gjinjsh duart e mia ulen më poshtë. Rënkon si ndonjë tridhjetëvjecare. Ndjej dorën e saj të më fërkojë në qendër të rëndesës,por pa më shkaktuar ndonjë humbje ekuilibri. Ndërsa merrem me vithet e saj të mëdha për pak sa nuk më kap të qeshurit. Megjithatë do të isha gënjeshtar po ta mohoja kënaqësinë dhe epshin që më fal ajo grua. Finalja është e përsosur. Pozicioni klasik. Morseta e kofshëve të saj. Kafshime reciproke qafësh. Kolpo të fuqishme dhe më pas disa caste pushim mbi gjinjtë e ngrohtë. Oh my God!S'ja heq dot dorën nga xhunga e zezë. Por duhet. Ngrihemi. Vishemi. Shkundemi. Puthemi. Ajo plot afsh. Unë normal. Më pas me vetëdije të plotë i jap numrin e telefonit tim. Ndofta s'do të më telefonojë kurrë, por sidoqoftë e meritonte. Jo se u tregua e gatëshme për djegjen e disa urëve të padjegura, por se u tregua tepër xhentile me leshterikun e saj: nuk foli asnjë fjalë për të shoqin. Asgjë.
Dolëm të shëtisim në bregdet edhe ne, ndoshta në kërkim të dy të tjerëve. Nuk folëm pothuajse fare,ndoshta nga që i takuam menjëherë ata. Megjithatë jam i sigurtë që edhe një kilometër të kishim ecur të vetëm të dy, ajo përsëri nuk do të fliste asnjë fjalë. Ndoshta nga që ishte grua zonjë. Grua pesëdhjetëvjecare. E përse mund dhe duhet të fliste?

Rrëfimi i Klarës:

"Shëtitëm një copë herë të mirë buzëdetit. Fliste vetëm ai. Unë dëgjoja kokëulur dhe herë pas here në mendje, në një përfytyrim të detyruar nga fjalët e tij, më vinin kukulla të vockla bjonde me fustane dhe flokë të cjerrë,një nënë me përparëse të bardhë duke gatuar tërë qejf një byrek të madh, një burrë flokëkuq mustaqelli që me të hyrë në shtëpi godiste, shante dhe ulurinte mbi një grua të urtë dhe mbi një vogëlush të brishtë.
Më erdhi shumë keq për fëmijërinë e tij të vështirë. Dy-tri herë ndjeva lotë në sytë e mi. Tregonte thjeshtë dhe ngadalë. Ecëm së bashku deri në fund të plazhit. Ishte i palumtur.
Jo se nuk kish ditur t'i kalonte sic duhej vitet e shkuara, rininë dhe ëndërrat e tij, por për një arësye që më tronditi: kish bërë njëzet vjet burg dhe e shoqja e kish pritur! Në kohën që ne u takuam me ju, po më thoshte që e shoqja e tij kish gabuar vetëm një herë në jetë dhe gabimi i saj kish zgjatur plot njëzetvjet pritje.
Doja ta përqafoja atë njeri të vuajtur që fliste, fliste e fliste për arësyen e vetme që kish heshtur për shumë vite…Kishte njëzet vjet që s'kish folur me një vajzë të re. A nuk është e tmerrshme? Ishte aq tronditës në rrëfimet e tij, saqë herë bëhej i frikshëm e herë si një fëmijë i trembur. Historia e tij më kujtonte disa thriller horror, jo me vampirë, por me foshnje që të tmerrojnë me tiparet prej burri të rritur apo në rastin më të mirë,foshnje me zë burri.
Nga burgu i kishin mbetur dy kujtime:I pari, kur i kishte vdekur shoku i qelisë me të cilin kishte ndarë vitet e burgut: për tri ditë rresht ai nuk u kish treguar gardianëve për vdekjen e tij, thjeshtë për të përfituar racionin e tij ushqimor.
I dyti, humbja përjetë e libidos.
Është njeriu që më është dhimbsur më shumë në jetë…".

(1995)