18.2.09

DITARI I NJE ARTISTI TE TRANZICIONIT (pjese nga romani i Artan Gj. Hasanit)

* * *

Jo…jo…nuk ka më kuptim. Kam shkruar mijëra faqe letërsi dhe askush nuk më njeh. Sigurisht që kjo është gjëma më e madhe për një artist. Nuk kam famë e për pasojë as para…Dicka duhet bërë…Kur shoh grumbullin e faturave që presin të paguhen nga unë dhe nga shitja e asaj që unë e quaj pa ndrojtje “krijimtaria ime” me kap një dëshpërim më i madh se i gjithë shkrimtarëve të brezit të humbur sëbashku.

* * *

Para pak castesh, kur, me pak vullnet të mirë, kisha kuptuar që nuk kisha para as për t’i blerë një dhuratë të thjeshtë krishtlindjesh të dashurës sime, me shkrepi një ide që më duket shpresëdhënëse. Rreth e rrotull meje shoh fqinjë injorantë e kokegdhenj të cilët kanë bizneset e tyre, famën e tyre dhe me paratë e tyre mund t’iu bënin dhurata jo vetëm të dashurave të tyre, por edhe Klarës sime fatkeqe dhe Marie jevgës që banon një kat poshtë meje.
Kështu pra kam vendosur të hap një dyqan dhe mbi të të vë emrin e biznesit tim të vecantë: SHKRIME ME POROSI, POEZI, PROZË DHE PËRKTHIME LETRARE SIPAS DESHIRES TUAJ.

* * *

Lokali ku do zhvilloj zejen time të re eshte një ish WC private e qytetit e cila ka falimentuar dhe të zotët e saj ma shitën tepër lirë. ( Dikur aty kishin dhjerë burrat më në zë të qytetit dhe kishin urinuar pothuajse tërë komuniteti kurvëror i trevës rurale fqinjë. Në fillim nuk e kisha kuptuar dot mekanizmin e falimentimit të asaj WC-je gjigande aq të bujshme e të sukseshme për dekada me rradhë. Më vonë mësova arësyen e falimentimit të saj. Sigurisht jo për mungesë të lëndës së parë, por për një arësye më të fisme: pronarët e saj kishin hapur një muze me të pëgërat e të dhjerat e njerëzve të shquar të qytetit ndër vite. Vizitoret paguanin ne varesi te relikeve qe deshironin te shihnin. Kishte aty për shëmbull mes kakërdhive të pushtetarëve lokalë edhe një copë të madhe, të tharrë dhe jokundërmuese, nga porcioni që kryeministri i vendit kish prodhuar mes shtërzimesh pas një darke të bollshme me homologun e tij nga vendi fqinj.)
Në të majtë të dyqanit tim ndodhet një punishte këpucësh, ku një këpucar i stërlashtë ka marrë përsipër riparimin dinjitoz të këpucëve të grisura të qytetit tonë plot rrugë të shkatërruara. Në të djathtë ndodhet një parukeri që menazhohet nga një homoseksual tullac që e quajnë Ruzhdi, por që dashamirësit e thërrasin Manjola. Dhe në mes ndodhet dyqani im. Krenari e ligjshme për mua: Tani kam dyqanin tim dhe do fitoj aq para sa t’i dhuroj Klarës sime dhuratën më të shtrenjtë të vitit. Kjo gjë më entuziazmon, por jo përtej kufinjve të vetëkënaqësisë.

* * *

Fillimisht duhet te pergatis nje liste cmimesh dhe menune qe ofroj. Per te pasur nje ide me te sakte shkoj te kepucari dhe shoh tabelen e tij te cmimeve: Gjysma sholle- 2000 leke, gjysma gome- 1000 leke, taka te plota- 5000 leke, kepuce me posrosi- 50 mije leke, Bojatisje- 500 leke, Ndrrim boje- 1500 leke. Taban te ri- 3000 leke…Hmmmm jo keq…
Kaloj edhe nga Manjola i/e cila sapo meson qellimin e vizites sime me tregon duke u perdredhur menune dhe cmimet qe ofron parukeri “Platoni”. Prerje flokesh… Ngjyrosje…Cngjyrosje…Ruajtje…Kruajtje ( dmth krehje…) dhe ne vijim nje liste e gjate modele flokesh dhe parukesh me cmime te kripura…
Kthehem ne dyqanin tim dhe nis te pergatis menune time dhe cmimet perkatese.
Poezi dashurie per nen 15 vjecare, poezi dashurie per mbi 60 vjec, poezi erotike per marinaret, poezi heroike per banditet e qytetit, ( te vrare e te gjalle bashke), Eposi i Kreshnikeve-remix, Eposi i vitit 97-te, poezi per oficere ne pension, ninulla, bejte, elegji, kenge vaji per trevat e Laberise, ballada per hipite brekegrisura te kryeqytetit dhe hymne religjioze per fetare te vonuar, poezi elektorale, hymne partish politike.
Ne nje tabele tjeter perpiloj ate pjese te letersise se kerkuar nga femrat. Letra dashurie te castit, Ditare gjimnazistesh, Manuale per gra te deshperuara, Poezi per pasmesnate, Poezi banjoje, Poezi masturbimi. Erotike per leneshat, Romance azilesh,etj…
Fantazia ime merr zjarr dhe shoh qe pak nga pak menuja ime perfshin edhe koncepte letrare te cilat nuk e dija se ekzistonin ne tere keto dekada qe bej letersi si nje anonim i deshtuar. Krijoj ne cast edhe nje ze te ri ne menune time: Homopoezi, kjo per hir te Manjoles dhe klienteve te tij. Me vjen keq qe kete nder nuk mund t’ia bej kepucarit plak, por gjithsesi ku i dihet. Ndoshta edhe ai mund te kete ndonje brenge shpirterore te cilen mund t’ia lehtesojne vargjet e mia me porosi.

* * *

Klienti im i pare eshte nje djalosh me floket si te qethur me zdrukth i cili mban ne dore nje dosje te grisur. Me kerkon 15 poezi erotike, gjysma e te cilave te fillojne me fjalen “Zemra ime” dhe te mbarojne me ” syri yt i pagjume”, gjithashtu 3 poezi te cilat te mos kene asnje pyetje brenda tyre, si edhe dy poezi vargu i trete i te cilave te mos kete fjalen “qiell” te permendur me shume se dy here. Pasi i hedh nje veshtrim te imte menuse sime djaloshi qe mesa duket eshte cirak ne zdruktharine prane porosit edhe nje proze poetike e cila te mos kete hic brenda saj poezi.
“E ben dot kete gje?”, me pyet tere kersheri ciraku. “Sigurisht! Ti nuk e ke idene se sa i rendesishem eshte per mua klienti dhe porosia e tij! Ok djalosh…pas 3 oresh i ke gati te gjitha…”
I jap faturen dhe ai iken i kenaqur nga siguria qe percova te ai me fjalet e mia te fundit.
Pas nje gjysem ore ne dyqan hyn nje tip i rende dhe turiderr i cili tere dyshim tregon me bastun menune e varur pas kokes sime.
“Zoteri, dua te besh shpejt e shpejt gati nja 3 cope ditaresh te castit..por te jene ditare te shkruar nga nje njeri qe rri lakuriq dhe me cizme! Ok? Kur te vi t’i marr?”
“Sot pasdite kur te doni”, i them tere kenaqesi duke menduar se ne darke do coj ne shtepi per here te pare ne vitet e fundit nje tufe te bollshme me para…
Klientja e trete eshte nga te Manjoles. Nje zonje gjashtedhjetevjecare me floket qe te kujtojne nje papagall penderrjepur me nje vath te vetem ne njerin vesh e cila porosit “Letra dashurie per ushtare kufiri”. Duke u larguar zonja nuk harron te me thote ne konfidence qe kufitari sigurisht nuk eshte nipi i saj.

* * *

Ora po shkon dhjete e darkes dhe po bej bilancin e dites se pare. Klientet e mi te pare kane marre porosite e tyre dhe kane paguar parate. Uroj te jene te kenaqur dhe keshtu pak nga pak te krijoj klientelen time ne dyqanin tim te pazakonte SHKRIME ME POROSI.
Kaq para sa kam bere sot nuk i kam fituar kurre as brenda nje muaji…Neser do paguaj te gjitha faturat dhe ndoshta deri per Krishtlindjet do ia kem blere Klares ate gezofin e shemtuar qe asaj i pelqen aq shume… (Eh sa te cuditshme jane keto femrat…Gjoksi im ka me shume lesh se i tere ai gezof njemilionesh… Vertete si nuk hapa nje biznes qe te kishte lidhje edhe me leshin eee? )

* * *

“Zoteri, mund te shoh disa modele nga Homopoezite?”.
Ngre koken dhe shoh perballe meje nje djalosh te ndrojtur i cili i skuqur nga ndjesi te peraferta me turpin shton ” jam miku i Manjoles”
I pergjigjem qe akoma nuk eshte gati ai ze i menuse, por qe mund ta ndihmoja me “Elegji per Anen e Pasme te Medaljes”, nje vargezim qe me pak fantazi mund te perdoret edhe ne ambjente homoseksualesh…Faqeskuquri miraton me koke dhe thote ” Manjola sigurisht ka fantazi teper te zhvilluar”, nxjerr parate…blen Elegjite anale dhe largohet pothuajse me vrap…

* * *

“Degjo…dua dy poezi dhe nje tregim te shkurter…poezite per te dashuren time qe sot feston 3 vjetorin e ndarjes nga i shoqi, kurse tregimin e dua per babain tim…te jete erotik dhe… me figura!”
Klienti duket shume i sjellshem dhe i sinqerte. Por qe te jem me cilesor ne punen time e pyes te me tregoje me shume rreth karakterit te dashnores se tij edhe te babait adrenalitik.
“E dashura ime eshte natyre e ndrojtur dhe e turpshme dhe pothuajse pa pervoja me meshkujt …aq e turpshme saqe nje here ndersa po me bente oral e po me vriste me dhembet e saj,iu ankova dhe e di si m’u pergjigj? “Cudi…je i pari qe ma ben kete verejtje” dhe u largua nga une e skuqur nga turpi…”
“Kuptoj…kuptoj…besoj e kam te qarte tani natyren e saj…”, e nderpres rrefimin e sinqerte te klientit dhe pa ia zgjatur shume i them qe porosine e ka gati neser ne mengjez…
“Nuk behet dot sot?”
“Hmmm…kane ca pune ato figurat e tregimit…prandaj vonohet deri neser ne mengjez…”

* * *

Sot kisha nje dite te lodhshme…dhe shume pak kliente…Me sakte pata vetem nje klient i cili hyri e doli ne dyqan nja dhjete here, cdo here me nje porosi te re dhe kerkesa te reja…
Me vjen mire qe klientet po mesohen te jene me kerkues dhe larg shablloneve qe u ofron fantazia ime disi e konsumuar tashme pas kaq javeve ne kete profesion te ri timin…
Por klienti i sotem ishte nje capacul te cilit dy here me erdhi t’ia thyeja koken me “Manualin e Masturbuesit” nje liber voluminoz te cilin e kam shkruar brenda nje pasditeje me porosi te nje pushtetari, liber i cili tashme shitet bashke me nje pompe qe sherben per zgjatjen e penisit me sistemin vakuum…
“Degjo ketu…ti me duket se i ke rene kot ne qafe ketij zanati…Nuk fillohet poezia me pyetje…ku e ke pare ti kete gje? Tjeter verejtje…te kisha thene qe ne vargun e gjashte te perdorje folje te kohes se kryer te thjeshte, edhe pse i tere vargu duhej te mbetej ne kohen e ardhshme te tejkryer…Po ashtu…e doja origjinale poezine, por ti ke perdorur fjalen “te dua” te cilen e kam lexuar pothuajse ne gjithe poezite e poeteve te medhenj…Nuk je aq i zoti sa te shpikesh nje fjale te re ne vend te fjales “te dua”? Pra dua qe heroi i poezise te mos i thote as “te dua”, as “te dashuroj”, as “kam nevoje per ty” as “me mungon”…por ti thote nje fjale te re e cila te perfshije tere keto koncepte qe permenda une!”.
Pasi i premtova qe sidoqofte do mundohem dhe deri nga pasditja do kem shpikur fjalen e porositur, ai duket sikur qetesohet, por papritur merr zjarr duke me tundur para syve nje vjershe te rimuar e cila eshte ne ciklin e porositur nga ai “Vjersha per Rojet e Nates”: “Pupuuuu Cfare masakre keni bere me keto vargje…C’jane keto rima koti eee? Une te thashe qe skema e rimave dua te jete A.A.B.C!”
E shoh ne sy dhe ne dukje i qete i sqaroj qe nuk ekziston nje skeme e tille rimash…i them qe ajo C nuk ka me cfare te rimoje…, por capaculi kembengul ne te tijen “Zoteri eshte keshtu sic them une dhe pike! Perderisa te paguaj duhet ta besh porosine sic e dua une!”…
Keshtu qe sonte duhet patjeter te shpik edhe skemen e re te rimave…AABC

* * *

Sot u zgjova vone. Tere naten u perpoqa te gjeja skemen brilante te rimave AABC te porositura nga Capaculi. Gjithesi kam sajuar dicka qe mund te permbushe kerkesen e klientit tim me te cuditshem te ketyre javeve…Pra kam gjetur nje fjale te tipit C e cila e shqiptuar ne nje dialekt te eskimezces tingellon rimuese me vargun e trete B.
“Eh c’na gjeti…”, them me vete ndersa shoh gjirin e majte te zbuluar te Klares qe ulet dhe ngrihet nen ritmiken e frymemarrjes se saj te shqetesuar edhe ne gjume. Sot nuk ia kam perkedhelur fare. Keshtu meqe jam akoma i zhveshur futem prane saj dhe i fal proven zjarrduruese te rradhes. Metalurgjia e saj mishtore me ben te djersij. Ne castin qe po shkrij nje telefonate nderpret gjithshka. Nga ana tjeter e linjes degjoj zerin e atij klientit qe donte tregimin me figura. “Zoteri, pse nuk ia keni bere me te medhenj gjinjte kesaj gruas se oficerit?”
Pas nja 5 minutash jam ne dyqan. Kam menduar te shtoj edhe nje ze akoma me shume ne menune time: Arnime poezish dhe prozash. Montim poezish. Poezi te perdorura te kthyera mbrapsht (kete ide fitimprurese ma dha nje miku im rrobaqepes).

* * *

Puna ne dyqan eshte shtuar se tepermi. Po ashtu edhe parate qe fitoj. Porosite jane bere mal aty mbi tavolinen time, ndersa rradha e klienteve qe gjej ne mengjez para dyqanit tim te mbyllur me lumturon.
Por nga ana tjeter deshperohem kur sjell ndermend faktin qe ka dy muaj qe nuk kam shkruar asnje varg per qejfin tim, per qejfin e poetit e jo te dyqanxhiut qe cdo dite perleshet per rimat e cuditshme ABCD me capaculin dhe klientet e tjere.Sidoqofte nje deshperim me i vogel se ai qe me perfshinte per kaq e kaq vjet para grumbujve te faturave te papaguara.
Sot Klara u kthye e gezuar ne shtepi. ” Shpirt, je bere i njohur ne tere qytetin! Isha vizite ne nje ngushellim dhe nje vajtuese e njohur nga trevat e Jugut po i kendonte te ndjerit “Vajet e Pasdites”, pjesa me e ndjere nga Manuali yt i Varrimeve. Te gjithe me veshtronin me zili. Madje nje zonje plake me kerkoi nese ishte e mundur te shkruaje edhe kengen qe do i kendohet asaj pas vdekjes…”
Vertet, pse te mos filloj te prodhoj epitafe ne seri? E ku ka me bukur se sa te lexosh epitafin e varrit tend duke qene akoma ne kete jete?
Ja…perfytyrojeni edhe vete…Jeni ulur ne nje poltrone, keni mbledhur perreth nipat mbesat dhe fqinjet dhe mes perlotjesh ju recitoni epitafin tuaj. Valle vetem ata qe lindin kane nevoje te degjojne ninullen e tyre? Po ata qe vdesin nuk paskan te drejte te kene edhe ata nje ninulle te tyren? Ninullen e gjumit te madh…ja u gjet edhe titulli i ketij zeri te ri te menuse sime: Ninulla te Gjumit te Madh.
Kushedi…sapo ta marrin vesh do nxitojne te dyqani im ata te agjensise se funeraleve “Lumturia” duke kerkuar ekskluzivitetin e shitjeve. Ata paguajne mire dhe jane indiferente ndaj skemave te rimave qe ofroj une.

* * *

Kane kaluar dy muaj qe nga dita kur SHKRIME ME POROSI mori udhe. Popullariteti i tij e bashke me te edhe fama ime kane pushtuar tashme qytetin. Produktet e ofruara nga dyqani im i gjen kudo…te stamposura neper filxhanet e kafeve turke, neper mure lokalesh, neper dhoma hotelesh klandestine, ne dhoma paraburgimi, ne spitale (madje edhe ne maskat e oksigjenit jane shkruar dy vargje te cilat i kisha bere me porosi te nje reanimatori te papune), neper mbathje (sidomos poezi njevargeshe te pershtatshme per stampim ne tanga).
Javen e shkuar mora nje porosi bashkekohore. Nga nje i semure me SIDA qe menazhonte biznesin me te madh te kondomeve ne qytet. Nje porosi per Poezi Kondomesh, gje qe nuk perfshihej ne gamen e gjere te dyqanit tim.
Pasi u mendova sajova dicka ne forme gjeagjeze “Hyn i forte e del i bute/ pika-pika i kullojne trute”, por porositesi ma refuzoi duke ma quajtur si antireklame te biznezit te tij te coroditur. Atehere i ofrova nje epitaf “Do vije nje dite qe ketu do perfundoni/ te cmendur e mencur bashke/ ate dite qe s’do te doni…”
I pelqeu ideja e vdekjes intravaginale dhe e rriti porosine me dyfishin e kopjeve.

* * *

Sot e bera pushim. Kalova per nje kafe te nje qoshke ku takoheshim gjithnje letraxhinjte dhe letraret e qytetit. Edhe pse ne keta muajt e fundit jam ftuar vazhdimisht neper ambjentet elitare dhe intelektuale te qytetit cuditerisht ndruhem te futem aty te qoshka jone. Te jete bere qoshka ime e dikurshme? Kisha ndrruar race tashme. Nje dele Dolly e letersise lokale. Me kishin klonuar dy lloje varferish, ajo e imja- materialja dhe ajo e klienteve te mi- shpirterorja. Tashme te dy palet ndjeheshim mire: une kisha parate e tyre dhe ata ate qe donin te lexonin ashtu sic ua kishte shkruar varferia e shpirtit. Dhe ky grup miqsh dhe letraresh valle do e kuptoje kete gje? Dhe po e kuptoi do e miratoje? E kam frike heshtjen qe mund te kaplloje ata pasi te me shohin ashtu te kapardisur ne veshjen time te shtrenjte. Valle do e pranojne qerasjen time apo do me duhet te respektoj traditen…kafene dhe rakine te ma paguaje ai qe ka ardhur i pari ne tavoline? Dhe deri para pak muajsh une nuk isha ulur kurre i pari ne ate tavoline…
Ne barin e Xhakos gjeta pothuajse tere grupin e vjeter. I takoj vertet i permalluar. Filozofin me pallton e thinjur e te sterlashte dhe me kafene te cilen akoma ia qeraste pronari i barit, Enderrimtarin si gjithnje te parruajtur dhe te perhumbur, Zevzekun i cili grindej me kedo qe guxonte t’i lavderonte vargjet e vete Zevzekut, Nihilistin i cili nuk ishte poet, por kritiku i grupit, njeri qe nuk shkruante poezi me argumentin se “nuk ka kritike letrare qe mund ta perballoje ate qe do shkruaja une”, Poetin e cili sapo me pa me tregoi qe tashme jetonte ne azil sepse e kishin nxjerre nga nje shtepi e braktisur emigrantesh ku ish strehuar ilegalisht. Shtepi i thoshte ai, por ajo kish qene nje germadhe ku i ftohti te perlante nga dritaret pa xhama e tavani i shpuar , germadhe ne te cilen une kisha recituar me qindra here krijime te miat ne shoqerine e ngrohte te ketij grupi njerezish qe kam sot prane meje te tavolina e fundit e Xhakos.
Aty prane grupit jane edhe ca fytyra te reja te cilet me pas mesoj qe jane dy rapsode. Njeri nga ata me duket si rapsod fallco ne syrin e pare. Ndoshta ngaqe nuk i kam perfytyruar kurre rapsodet me xhinse te grisura dhe me cimcakez ne goje.
Ze vend prane Filozofit i cili duket krejt i perhumbur ne boten e tij ku si gjithnje persiatjet i jane kthyer ne gure kilometrike qe i sherbejne per te gjetur rrugen drejt Njohjes cdo mengjez.
“Xhako, na sill nga nje Baccardi per secilin ketu…dhe kafe per ata qe nuk kane marre akoma dozen e zgjimit!”
Buzeqeshja e Xhakos, me nje doze te mire habie nga kjo mireqenie e befte e imja, nuk kalon pa i rene ne sy njerit prej rapsodeve xhinsegrisur i cili dic i peshperit ne vesh Zevzekut qe sot me duket me i paqte se zakonisht.
Porosia nuk vonon te vije…dhe pasi kemi rrekellyer gllenjkat e para duket sikur po perjetojme kohe te vjetra ku skamja ben te te duken me te dashur e me te mire miqte…dhe “armiqte” e pasur shume shume larg…
E kuptoj qe thelle brenda vetes akoma nuk jam shkeputur nga varferia, pavaresisht klienteles se biznesit tim qe sa vjen e rritet. Poeti tregon dicka per azilin e tij dhe me duket se ne fund te fundit te gjithe jemi azilante. Pak rendesi ka se ku…ne nje germadhe apo ne nje vile lluksoze. Te gjithe kerkojme strehim diku. Kerkojme nje vend per te futur koken e per te ngrohur shpirtin. Kerkojme nje vend ku ngrohtesia te na mjaftoje e te na teproje ne menyre qe te kemi mundesi edhe t’ua falim te tjereve…
“Vetem ai qe ka mberdhire shume dikur ia di vleren ngrohtesise, apo jo Filozof?”, thote Poeti a thua se ka lexuar mendimet e mia.
“Ti Poet nuk ke nevoje per nje azil pa cati , por per nje pale shale te ngrohta te ndonje vejusheje kokekuqe te te cilat te strukesh veten bashke me ato vargezimet e tua qe u vjen era zero!” nderhyn Nihilisti qe pak sekonda me pare ka porositur edhe nje rum te dyte.
Kaq mjafton qe ai grumbull njerezor te shndrrohet ne nje marramendje gazmore nen veshtrimin kurioz te Xhakos te etur per te mesuar jo vetem shkakun e trishtimit te klienteles se tij, por edhe motivet qe kete grusht te talentuar varfanjakesh e bejne te shpertheje here pas here ne shkulme te qeshurash te forta.
Nuk ndjehem mire…Celulari im nuk pushon per asnje cast. Pergjigjem shkurt, jo me pompozitetin e nje biznesmeni, por me ndrojtjen e nje ish varfanjaku. Per ate grup miqsh te vjeter ai celular i palodhur eshte deshmia me e mire e suksesit qe me ka kaplluar muajt e fundit. Shpresoj qe ajo paisje e vogel te mos nxise ndonje zemerate ironie ne tavoline. E mbyll fare. Ne dreq vafshin porosite e Capaculit. Te pakten vetem per sot. Neser e di qe do me duhet Capaculi bashke me parate e tij. Por jo sot.
Sot me duhen keta njerez te rregjuar e te mbaruar te kesaj tavoline te cilet jane te vetmet krijesa qe nuk duhet ne asnje menyre te me keqkuptojne. Nje keqkuptim i tyre do te me conte ne brigje pendesash ku tallazet e ndergjegjes do te gdhendnin nje portret jo fort te lakmueshem timin.

* * *

Bojaxhinjte i dhane doren e fundit dyqanit tim qe tashme i sapolyer ngjason me nje sallon modern ku tregtohet letersia ne trajten me mizore si mall. Nje ngjyre qe sapo e pa Manjola qe po kalonte aty pari e futi ne meditime cipeplasura. Pra sic mund ta keni kuptuar eshte ne ngjyre preshi.
Tani dyqani i fillimit i ngjason nje ndermarjeje qe ka marketingun e vet, nje ekonomiste qe natyrisht eshte Klara (e cila bilancet e ketij biznesi i ben zakonisht lakuriq mbi shtratin tone ku pas disa neteve pritet te hidhet shkujdesur gezofi i kushtueshem qe kam menduar t’ia dhuroj keto Krishtlindje…), agjentet e palodhur - shumica prostatike ne pension si edhe nje goxha reklame qe llamburin dite e nate “Letersi me Porosi”. Ideja e emerteses se re te biznesit tim ishte pasoje e sugjerimit te plakaruqes me dashnorin kufitar.
Dhe si cdo biznes i madh e i famshem ne ate ambient nuk ka se si te mungoje edhe vete Historia: Ne nje qoshe kam vendosur nje stende fotografike ku kam ekspozuar Klientet e Nderit dhe produktet e para te zejes sime. Bie ne sy mes shume fotosh te ndryshme edhe nje poster i madh i nje djaloshi pothuajse burre…tullac i moderuar jodhunshem…truppaket dhe imcak si nje hibrid i dale nga kryqezimi i nje tekeje salep me nje kruajtese dhembesh…ne faqet e te cilit mema natyre ka vendosur ca qime te rralla te cilat mund te fshihen edhe me gome…Ne sy i shndrin drita mburracake e nje te ardhmeje te shumepritur qe nuk vjen kurre…Kuptohet qarte qe ky mistrec eshte Capaculi te cilit i detyrohem aq shume. Madje kam menduar t’i ofroj nje vend part-time ne departamentin e Ideve, nje departament ku deri tani kane kontribuar nder te tjere edhe dy kasape.
Ne krah te posterit jane ekspozuar per qellime reklame edhe pjese nga vellimi i ri me bejte llogoresh te titulluar “Pela e Hekurt”-dedikuar Manjoles ne epoken e saj mashkullore kur si ushtar me emrin Ruzhdi kish zene dashnore gruan e shefit te Armatimit.
Para se te largoheshin bojaxhinjte me bene nje verejtje: Nuk kishte ne tere dyqanin tim as edhe nje kuplet kushtuar mjeshtrave te ngjyrosjes dhe bojatisjes. Aty per aty u premtova qe se shpejti do te pergatisja “Sonaten e Furces” e cila sigurisht do e vinte ne vendin e duhur nderin e neperkembur te profesionit te tyre. Me porositen qe sonata te shkruhej ne nje ngjyre te re qe ata akoma nuk ia dinin emrin, por qe mund ta shihja ne banjen luksoze te nje deputeteje te divorcuar.

(vazhdon...)

©artangjyzelhasani