1.1.09

Duke lexuar Eni Isufin (Rebelen) - kete poete ndryshe nga te tjerat ( mbresa)

________________________________________

Nuk është aspak morg sic mund t’i duket dikujt. Është një sallë operacioni. Ndryshe nga të tjerat. Nuk ka higjienën e duhur. Nuk ka as kushtet e asepsisë së nevojshme. Perkundrazi dyshemeja është e mbushur plot me copëza tamponesh e bandazhesh të përgjakur…Shishe serumi bosh varen mbi stativët e stërlodhur, ndërsa qese dikur të mbushura me gjak të pastër, tashmë pikojnë pikë-pikë një gjak të ri grupi i të cilit akoma nuk dihet mirë…
Nuk ka personel në këtë sallë. As asistentë. Klemat…pincetat..gërshërët ca përdhe...ca akoma mbi buzët e plagës…
Në mes të kësaj salle ndodhet një shtrat. Jo…nuk qënka shtrat, por djep. Djepi ku po operohet…FEMIJËRIA…NJË FËMIJËRI JETIME DHE JET’IME…
Një fëmijëri jetime, por jo bastarde, edhe pse e shëmtuar…
Mbi trupin e përgjakur të saj dallohen dy duar të holla e të brishta…pothuajse klavikulare…të cilat cuditërisht…po…cuditërisht…shtrëngojnë fort dhe me vendosmëri bisturinë. Një bisturi që plagës i hap plagë. Një labirinth plagësh pas të cilave fshihet dhimbja…
Në këtë sallë operacioni ju po të doni mund të bëni zhurmë...të këndoni…të qani…të bërtisni...të ulurini…por ju nuk bëni asnjë nga këto. Asgjë sepse nuk mundeni. Thjesht heshtni dhe të hipnotizuar (si te tabloja e Goja-s “Mësimi i Anatomisë”) ndiqni rrugëtimin e bisturisë së pamëshirshme…
Asgjë nuk mund ta shkëpusë vështrimin e mprehtë të kirurges së re nga plaga e shqyer...Ja tani... trupi i saj i brishtë bëhet njësh me djepin dhe me…fëmijërinë…Është momenti final. Zgjohuni! Tashmë nuk jemi më në sallë…Jemi në poezinë e Eni Isufit (Rebeles sic e njohim ne virtualitet).



Figuracioni artistik:


Në poezitë e Rebeles bie në sy një figuracion tepër i zgjuar dhe shpesh i guximshëm…Duket mjaft qartë që poetja e re para se të nisë të shkruajë, ka mësuar të lexojë ato gjëra që jeta zakonisht i shkruan me bojë të padukshme…Figuracion që nuk ka nevojë për koment, pasi nëse do të duhej një i tillë, duhej bërë për secilën frazë të sjellë më poshtë:

Citim:

I gjeten mbingarkese yjesh ne damare

Ajo grua vec syte kishte binjake.”

shelgu pikon foshnjen e rradhes
Ai po vdes, nga pamundesia per te vdekur.

Mekatet nuk te falin.”
Nen kembet e tyre dy engjej pijne cigare.

Jashte qielli vete'tin.
Edhe lotet kane sy.

“Vet'mome!”

Une frikacakja qe verboja rrugen per te mos humbur.


“Femijeria te plak. Aq me teper kur s’ke qene ndonjehere femije.


Vdekjen s'e pashe ne sy
Ish me e gjate se une.


Me genjeshtren kam shkembyer kembet.
(Genjeshtra tash do vdese?)

Vagina ime- azil per penisin tend.

JET'IMJA
... endacake amfiteatresh...


Ah, ta kishte zemren te vogel sa vetja.

Në mungesë të urave, kufijve
vetet shumohen, shumëfishohen
aq sa mbetem vetëm.

Per çdo qirje ti ndez nje qiri…

për çdo kafshatë
burrë një gllënjkë grua.



Rebelja luan guximshëm me fjalën…Eshtë njohëse e mirë e gjuhës së shkruar dhe të folur…Novatorizmi në leksikun e përdorur është një tjetër risi që sjell kjo poete. Ka shumë raste kur autorët eksperimentojnë me fjalëformim…por shumë pak guxojnë fjalëshformimin…shpërbërjen e një fjale në dy pjesëza më të vogla që ruajnë vazhdueshmërinë e mendimit të shprehur në fjalën e fillimit…Një lloj mitoze e qelizës-fjalë:

Jetimja…jet’imja...jeta ime…jeta ime endacake amfiteatresh….

maska...spektatore…brohoritje…sharje …fishkellima…qe i jepen nje aktori të panjohur që nuk ka askënd në këtë botë…një aktori jetim…te jet’imes…(qe mund te jete edhe jet'jotja..dmth...jeta jote....
Pra tablloja plotesohet aq shume nga nje apostrof qe intuita, por edhe kultura gjuhesore e Rebeles e vendos ne mes te nje fjale…


Jashte qielli vete'tin.
“C’ben tani qe je vetem?”



Jashte qiellit..pertej qiellit... atje ku vetetin...atje ku ti vetetin...atje ku vete'tin..pra atje ku vete ti...ku shkon ti...C'ben pra atje ne ate vetmi te pertejqiejve ku vete'tin ? Atje ku vetetin vete'tin ?

Mitoza të tilla ka në disa nga krijimet e saj…gjetje teper origjinale të kësaj autoreje që thjesht guxon.


Seksualiteti në krijimtarinë e Rebeles:

Një temë tabu që pak guxojnë t’i afrohen në poezi…Një pjesë që kanë tentuar kanë bërë atë që bëjnë shumica e poetëve: ose kanë shkuar drejt perverses ose drejt të rëndomtës dhe vulgares. Te Rebele nuk gjejmë as njërën e as tjetrën. Një seksualitet që jepet në vetën e parë duke marrë përsipër riskun e keqkuptimit të seksualitetit të poezisë me atë të krijueses së saj…Poetja e merr këtë risk me po atë natyrshmëri me të cilën vështron në pasqyrë trupin e saj lakuriq pas dushit të mëngjezit…
Rebele në vargjet dhe rreshtat e saj nuk bërtet…nuk qan…nuk deklaron...nuk e sheh seksin dhe seksualitetin në këndvështrim revolucionarizues...nuk mëton e as nuk kërkon…nuk shpall e as nuk deklamon…nuk merr përsipër misione që përmbysin të keqen në botë...e as flamuj të Mesisë…nuk i cakton vetes koordinatat pas së cilave lexuesi do vrapojë të gjejë atë që ka dashur të thotë nëpër rreshtat e vargjet e saj…
Qielli poetik i Rebeles nuk është i mbushur me zogj apo me re…por është i mbushur me …mitra…mitra të pambarsura kurrë nga ne tokësorët…mitra të përgjakura që tashmë fluturojnë drejt nesh jo për t’u mbarsur…por për të na mbarsur...Rebelim mitre…Rebelim atje ku lind jeta…Rebelim në zemër të jetës…pikërisht atje ku pasqyra e memories na tregon një fëmijë...foshnjë…pikërisht atje ku lind gjithshka…
Poetja luan me seksualitetin, por pa e deformuar atë…por edhe pa e kamufluar atë…Një seksualitet i pastër…aspak pervers edhe pse i dhënë me tone të forta….aspak i rëndomtë dhe vulgar, edhe pse i artikuluar me fjalët më të përdorshme të terminologjisë së seksit.

Vagina ime azil për penisin tënd

Një fjali direkte...e drejtpërdrejtë...dy terma (penis, vaginë) nga të cilët buron jeta lidhen mes tyre me një term (azil) ku duket se jeta pushon…një lloj paradhome e vdekjes (apo e mosjetës- një nga vdekjet e shumta të vogla që përjetojmë edhe kur jemi gjallë)…
Pra tri fjalë të rëndomta që në gojën e ndonjë poeti tjetër që tenton të prekë seksualitetin do tingëllonin vulgare, në këtë rast mbartin një filozofi të tërë të Jetës dhe Vdekjes përmes Seksit…

Për çdo qirje ti ndez një qiri…

Skena plotësohet...Ata sy që shkëlqejnë në errësirë diku pas rreshtave nuk janë të Epshit, por të Mendimit që pason shuarjen e tij...
Ndoshta aliteracioni më seksual dhe filozofik që kam lexuar ndonjëherë nëpër poezi....

për çdo kafshatë burrë
një gllënjkë grua.


Përballë burrit...atij të fortit....të pakapërdishmit... atij që nganjëherë i ngecet në fyt Perditshmerise me ashpërsine e tij...me burrerine e tij...me virilitetin e tij jashte kontrollit...pra ketij burri Rebelja i ve perballe gruan...te brishten...delikaten ne dukje...lubrifikanten e gjithe shqetesimeve mashkullore te kesaj bote...kete esence fluide qe di te beje te kaperdishem kafshaten burre me lengun e saj...Kjo eshte forca e femres se Rebeles...nje force instinktive lakuriqe...ne seksin e se ciles me ritmiken e nje ore me rere (apo me hi) kryhen ritualet e jetes: morali vdes dhe varroset po aty dhe ne varr te tij vendosen kurrora orgazmash...Eshte nderimi me i madh qe mund t'i behet kufomes se moralit.

Mëkate që mëkohen nga gjinj të paemër e meken

Mekateve poetja u ka rezervuar jo nje varr vaginal sikunder moralit, por nje vend te fisem e poetikisht me te privilegjuar...nje djep gjinjsh te paemer ...aty ata mekohen deri ne mekje...ne kraharore nenash qe "bukuria i ka bere te pacipa...(pra)ndaj nuk ka mbarsje të shenjta”
E megjithate kush do guxoje t'ia nderprese mekimin nje foshnjeje...qofte ajo edhe nje foshnje-mekat...nje mekat-foshnje per hir te nje mbarsjeje te shenjte?
Po fundja c'kuptim paska mbarsja e shenjte perderisa gjiri pranon te ushqeje mekatin?
Ne prizmin qelqor te Rebeles dritat e mekatit dhe te nderit zberthehen ne ngjyra te njejta...mekati dhe nderi.... keto dy koncepte aq te kithta per turmen... cuditerisht (dhe mjeshterisht) te poezia e Rebeles priten...takohen... dhe shohin qe sa shume ngjajne me njera tjetren...
Ndoshta nuk qenka qelq ai prizem...Mund te jete lot i ngrire.

Ajo ka fytyre porcelani
cdo njezet e tete dite
riluan lindjen e saj
E premte sot, acari te pret buzet
Ajo eshte veshur vetem me nje pallto
fundin e se ciles e ngre pakez mbi gjunje
perkulet, gulcon, e derdh
vese te kuqe mbi deboren e pare


Nje tabllo familjare ne ngerc te rutines…
Porcelani nuk eshte vetem personifikim zbehtesie…por edhe personifikim bardhesie..dliresie…I vetmi mekat i saj jane ato qe vine ne cdo 28 dite...cdo 28 dite brenda saj vdes nje copez vetvete…vetvetja ne formen foshnjore…"fetus" amorf qe askush nuk e sheh, por qe ajo e ndjen….vrastar pikerisht me padukshmerine e tij…nuk eshte gjak…por vese e kuqe e nje luleje gjaku.

Gjaku i vet i duket i larget
i ati dicka me pak se burre
e ema me qime burrezuar
ndersa e motra tul e tyl
mbledhur ne vasken me uje te vaket
duart e kremta rreshqet mbi bark
e lutet t'i vijne ... t'i vijne
kalendari i vuan plaget



Kjo eshte nje pikture dramatike ne syte e protagonistes se poezise…
Familja…Valle te njejten tablllo do te shohe neser per familjen e saj edhe ajo vese gjaku qe perskuq deboren e pare cdo njezetetete dite dhe qe neser do te perskuqe te dyten…te treten…te fundit…?
Te jete destin qe e kapin vetem syte e nje vajze qe sapo pret te hyje ne lojen mishtore te makines mashkullore te kohes? Parandjenje...? Apo thjesht refleks inkandeshent i te tashmes ne pasqyren e te ardhmes?
Kalendari qe zakonisht eshte sherbyes i devotshem i destinit kete here nuk flet...por hesht e ne heshtje vuan plaget…Nje kalendar ndryshe.... Nuk ka 365 dite...por ka 13 pika te kuqe vese njezetetete karateshe qe presin argjendarin (jo gjithmone i kalter ) te kurorezoje pertejrritjen e nje vajze te porcelante...

…..Floke debore kam mbi koken
mbeshtetur ne pellemben qe mban
……. gjakun e debores se vjeter
Njolla vdekjeje sterpikin pllakat
e banjos, ngjyra e tamponit te
sime eme enderruar tek tuk.


Poezia-pikture e Rebeles i rrit permasat ne vazhdimesi...si nje loje ku me detaje plotesohet e tera...nje e tere gjithnje e paplote...duke e bere vete lexuesin e saj te kerkoje here pas here nje salle me te madhe ekspozimi per ate qe kjo poezi projekton ne trurin e tij......
Nje pikture murale nuk mund te strehohet kurre brenda nje dhome...qofte kjo edhe nje dhome gjumi "prane shtratit me çarçafe spermeshkruar/ku dashnoret lindin vdekjen e sterdhjete /e bashkeshortet femije te hirnosur..."
Mund te strehohet vetem brenda nje konfiguracioni te kithte brinjesh dhe mitrash ne te cilin vizitoret jane trup-e-shpirt lakuriq te gatshem te vdesin e te rilindin perseri...te copezohen e te riformohen perseri...

(janar 2008)