Akademizmi i rruges (ose shenime te nje lexuesi blogjesh)
Në këtë epokë të internetit është e natyrshme edhe shfaqja e dukurisë se blogjeve personale apo kolektivë. Një dukuri globale me shumë vlerë që ndër të tjera shpreh natyrën e pashmangshme diverse të mendimit të lirë.
Është e natyrshme që një artist të ketë blogun e tij, po ashtu një poet, një piktor, një eseist, një opinionist, nje gazetar, një stilist, një këngëtar, dhe cilido tjeter që mendon se ka diçka për të thene apo shkembyer me miqte e blogut te tij. Pra e theksoj që është mëse e natyrshme kjo gjë.
Por tingëllon e panatyrshme që të kemi edhe studiues apo akademikë të cilët tezat e tyre nuk ua servirin per konfirmim akademive përkatese, por blogjeve kolektive virtuale(!) Pra preferojnë që për studimet e tyre konvencionale e plot rreferenca profesionale të mos kenë qarqe akademike si audience, por turmën laramane virtuale që përfshin gamën më të gjërë të konsumatorëve të internetit.
Pra po ndalem te dukuria e akademizmit të rrugës. Studiuesit dhe Akademikët kanë mbushur rrugët virtuale të blogjeve më keq se analistët faqet e gazetave. Jo rralle këta janë e njëjta gjë. Dmth i njëjti person që njëkohshëm bën studiuesin, akademikun, opinionistin apo analistin. Dhe të ze syri turli studiuesish të nderuar apo të panjohur, skrupulozë apo sharlatane të cilët merren me sportin e akademizmit të rrugës. Jo vetëm futbolli luhet me porta të vogla, por kemi edhe Akademizëm me porta të vogla në një cep të udhekryqeve virtuale, sidomos kur në portë është gjithnjë Çështja Kombëtare.
Profesionalisht nuk kam të drejtë të kontestoj vlerën e studimeve të tyre. Janë të tjerë ata që kanë atë tagër nga pikëpamja shkencore apo akademike. Të dalësh në rrugë të madhe virtuale apo nw faqe gazetash dhe të predikosh zbulimin tënd të fundit shkencor apo studimin tënd akademik duhet të jesh ose shumë i trashë ose shume i sofistikuar në qëllimshmërinë e këtij sporti virtual.
Sigurisht studimet e tyre historike apo gjuhësore kanë më shumë peshë në aspektin kombëtar se sa një poezi apo një skicë letrare e hedhur nga dikush tjetër në një blog. Sigurisht studimet e tyre akademike kanë shumë më tepër vlerë në rang kombëtar se sa një mbresë apo ditar i ndokujt në blogun e tij. Kjo sepse shpesh janë studime të mirëfillta profesionale edhe pse kunder rrymes ne disa raste, janë shfletuar me mijëra fletë literature dhe referenca për ato studime. Kjo është e pamohueshme të paktën për disa studiues serioze e të çertifikuar në profesionin e tyre.Shumë studime të këtyre studiuesve të lartpërmendur sjellin risi akademike, sjellin sfida dhe antikonformizem shepsh të domosdoshëm për një shoqëri që kërkon të gjenerojë vlera. Shumë prej këtyre studimeve prekin tema taboo siç janë edhe çështjet dhe simbolet kombëtare. Dhe sigurisht këtu nuk ka asgjë të keqe. Rruga për te e vërteta sigurisht ka një kosto të lartë. Edhe kontestimi është një nga këto vlera. Madje sa më i pakontestueshëm dhe konformist të jetë një studim, aq më shumë bie në dukje panevojshmëria dhe padobishmëria e tij. Kjo në aspektin professional.
Sigurisht akademikët dhe studiuesit e dinë fort mirë që një studim akademik nuk pret të marrë aprovimin e rrugës apo e thënë ndryshe të turmes joprofesioniste, të lexuesit të thjeshtë joakademik. Dhe kur them joakademik nuk nënkuptoj ndonje analfabet, por nënkuptoj njerëz që profesionalisht ( apo qoftë edhe interesat e tyre intelektuale) nuk i përkasin asaj fushe të dijes që trajton ai studim. Sigurisht një mjek është jashtë sferës se një gjuhëtari, sado mjek i kulturuar të jetë ai. Po ashtu si edhe një matematicien qoftë edhe shkencetar, është jashtë loje kur diskutohet për ndryshimet gjuhësore mes sanskritishtes dhe shqipes, apo në lidhje me labirinthet e gramatikës morfologjike fjala vjen. Pra kemi një mospërputhje mes niveleve, mospërputhje mes një profesionisti (studiuesi apo akademiku) dhe nje amatori ( çdo lexues jashtë sferës së studimit të supozuar).
Prej vitesh në këto dekadat e fundit vihet re një dukuri ndaj të cilës nuk mund të rrish indiferent apo anashkalues. Studimet taboo të etiketuara shpesh edhe nga autori i këtyre rreshtave si “antikombëtare”. Kjo në kuptimin e qëllimshmërisë që mbarin në vetvete kur i publikohen një publiku joprofesional. Nje publiku amator pra. Aspak profesionale nje zgjedhje e tille nga keta studiues nese vertet kerkojne reciprocitet profesional nga lexiesi i tyre virtual.
Është e udhës që një shqiptari t’i bëjë shumë përshtypje një fjalë taboo antikombëtare ne gojen e nje akademiku apo studiuesi (edhe sikur kjo te kete gjasa te jete e vertete) si psh. "Skënderbeu nuk është shqiptar", por është qesharake siç pretendon një studiues që i bën përshtypje krenaria kombëtare e këtij emigrantit kur ndersa kerkon nje copez atdhe ne virtualitetin e blogjeve ndesh ne shprehjen e lartpermendur te studiuesit. Dhe studiuesin tonë akademik e ngacmon kjo çudi: “u habit shqipoja kur i thashë qe heroi yt kombetar nuk eshte i yti!”.
Po kush nuk do habitej more zotëri studiues nga ajo gjë? Normal që ai do habitet dhe ne rastin më të mirë mund të përfundosh vetëm më një të sharë simbolike në gjuhën amtare, e në rastin më të keq mund të hash edhe ndonjë dajak nga emigranti që pasi ka duruar 12 orë barrën e perditshmërisë së jetës së tij si emigrant në dhe të huaj dëgjon edhe “pordhët” e akademikut shqiptar që i artikulon një “antishqiptarizëm” (he per he e leme ne thonjza kete emrtese) pa iu dridhur qerpiku. Kjo eshte logjika e natyrshme e cdo joakdemiku perballe nje toni akademik ne rrugen e madhe.
Përse? Cili do ishte benefici yt si studiues në këtë rast? Vallë mendon se ai emigranti hallexhi do të të replikojë ty me referenca akademike, një replikë e cila mund të vërtetonte njësoj te teza jote edhe antishqiptarizëm, por edhe shqiptarizëm (pra deri në këtë moment të arësyetimit nuk kam paragjykuar akoma me fjalën antishqiptare tezen tende, zoti studiues). Përderisa është evidente që nuk do kesh asnje benefic intelektual nga dialogu yt me shqiptarin e thjeshte ( dmth me joakademikun), atëherë çfarë tjetër ta bën të papërballueshme zellin dhe dëshirën pothuajse epshore për artikulimin e tezes tënde në vendin e gabuar? Sigurisht në mendjen e emigrantit (qe morem si shembull pergjithsesues meqe pergjithesisht ai eshte konsumatori me besnik i blogjeve virtuale) teza jote është një shpifje. Dhe shpifja është si qymyri: edhe po nuk të dogji të nxin. Pra lë një shenjë. Pikërisht kjo shënja që ti lë te joakademiku dhe strategjia jote e vazhdueshme për të lënë këtë shënjë të joakademiket e virtualitetit që mbushin blogjet dhe forumet është ajo që tradhëton fisnikërinë e misionit te akademikëve dhe studiuesve në kuadrin e fjalës së lirë dhe të zhvillimit cilësor të zejes me të cilën merren edhe ne virtualitet. Një zeje që do e quaja sport duke parë përmasat masive që ka marrë. Po cilat janë këto teza konkretisht? Historia dhe gjuha e shqiptarëve, simbolet kombëtare të tyre dhe çdo gjë që lidhet me identitetin e shqiptarëve si komb.
Hedhin tezat e tyre gjurmëlënese atje ku ne kujtojmë si vendi i gabuar, por mua më rezulton se për ju ai është vendi i duhur ku qëllimshëm hidhen teza akademike apo studime të cilat synojnë gjithnjë në çmitizim të simboleve kombëtare, gjuhes, origjinës, heroit kombëtar, hymnit etj etj…Të krijohet përshtypja që një studiatë (neologjizëm i imi ky; lexo: studim në formë kryqëzate)apo akoma me sakte, tema më e preferueshme e studiatëve shqiptare është çmitizimi i miteve. E kush janë këto mite? Atdheu, Kombi, Gjuha e me rradhë të tjerat….E kthejme atdheun ne mit me qellim qe te kemi alibine e cmitizimit! As me shume e as me pak maskarrallek.
Dhe joakademiku edhe sikur të ketë miresinë të lexoje tërë trajtesën tënde akademike ne fund do mbaje mend vetem një gje: U kontestua heroi kombetar dhe ai qe e tha kete gje ishte studiuesi i njohur X. Nuk qenkemi shqiptare origjinale, por fake. E tha studiuesi Y. Nene Tereza nuk qenka shqiptare siç e denim ne. Ja e tha akademiku Z.
Arrihet pastaj te faza e çoroditjes mes joakademikeve virtuale. Nisin debate, nis bashkebisedimi edhe pse shpesh me fjale te skajshme jashte etikes nga bashkebiseduesit e ndare ne dy kampe, pro e kunder. Studiuesi akademik sigurisht e di qe ato debate nuk kane asgje akademike, nuk kane asgje që tia vleje profesionalisht (perjashto ndonje rast kur ndonje debatues belbezon ca referenca qe i ka lexuar diku apo i ka me te degjuar). Por studiuesi akademik i rruges ka nje benefic: teza e tij u be publike nga poshte, nga turma dhe jo nga lart, atje ku e kane natyrshem vendin e konfirmimit teazt dhe studimet akademike.Revolucionet behen nga poshte, zoti studiues. Religjionet po ashtu me ane te misionareve te palodhur “vine” nga qielli, por shperndahen nga poshte, ne toke. Akademizmi nuk ka qene kurre i rruges dhe as eshte bere ndonjehere nga turmat. Përkundrazi është një zeje e cila lulezon në vendin ku quhet akademi. Atje tregoi vlerat e tezave të tua, zoti akademik. Sepse atje porfesionalisht do ballafaqohesh me ata që profesionalisht janë në “racën” tënde akademike. Atje janë argumentat dhe kunderargumentat profesionale dhe aspak emotive apo amatoreske.
Sigurisht është e natyrshme që nëper blogje apo forume të marrësh emërtesën si antishqiptar për sa kohe që ti studiues nuk ia provon atij shqiptarizmin tënd më atë që joakademiku quan shqiptarizëm.Mos të duket si injorancë e turmës që nuk kupton akademikllekun tend? Eshte një injorance po aq e natyrshme sa edhe injoranca jote per te kuptuar diçka jashtë sferes tende profesionale. Pra një injorance relative nga e cila nuk eshte askush i imunizuar sado erudite të jetë.
Dhe i mbetur si peshku pa uje akademiku apo studiuesi kur rastis i mençur (dhe i mençur nuk do te thote detyrimisht edhe i ditur) largohet, e merr mesazhin dhe iken nga rruga e madhe e i drejtohet atij vendi apo grupi njerezish ku behet akademizem profesional. Atje ku tezat shkencore marrin forme. Dhe nese teza jote do fitoje qytetarine dhe besueshmerine e provuar shkencore profesionale te jesh i sigurte se sado taboo te forte te kete synuar ajo askush nuk do te te quaje antishqiptar apo antikombetar. Perkundrazi ne kete menyre do u japesh shqiptareve nje pasqyre te besueshme per te pare vetveten historikisht ashtu sic kane qene dhe jo ashtu sic i kane mesuar gabimisht(sic pretendojne zakonisht studiuesit e rruges).
Por jo gjithnje akademiku e studiuesi rastis i mençur (edhe pse shume erudit ne ndonje rast). Ka rastisur dinak (dhe jo i mençur!). Eshte dinakeria e nje misioni nese do e karahasoja me misionaret që e bejne revolucionin e tyre nga poshte..nga rruga e madhe …
Ndryshe nga sa pretendojne studiuesit e rruges virtuale nuk i shqeteson aspak debati apo kontestimi qofte edhe rrugaçeror apo me terma te rende joetike qe u behet nga nje pjese lexuesish. Jo, ata nuk humbasin asnje vlere intelektuale apo akademike nga ato etiketime. Por i shqeteson pikerisht zvoglimi i hapesires virtuale per parashtrimin e tezave te tyre. U mungon oksigjeni i nevojshem per fotosintezen e tyre te plote , pasi dyoksidin e karbonit e kane gjithnje me vete. Ndaj japin alarmin “Blogu kolektiv ne rrezik! Kolapsi i Forumeve! Të higjienizohen blogjet shqiptare nga reliket e patriotizmit!” Dhe po dinakerisht e japin kete alarm ne nje blog shqiptaresh. Kulmi i paturpësisë: kerkohet azil dhe amnisti per teza të pavertetuara e të paçertifikuara nga ato institucione akademike që e kanë për detyre të çështjeve kombëtare, (apo siç i quan ndokush “vlera të reja”) që bien ndesh me ate që shqiptari i zakonshem beson dhe është mësuar tradicionalisht të besojë. Dhe këto kanë ndodhur dhe ndodhin çdo dite në Forume apo Blogje Kolektive Shqiptare.
Kerkohet “amnisti” per tellallët e njohur të antishqiptarizmit në hapësirën virtuale shqiptare.
Një lloj amnistie te cilën vetë predikuesit e kësaj amnistie nuk e thonë se nën cilat motive duhet bërë. Indulgjencë? Fjalë e lirë? Mendje e hapur (e shqyer do të thoja unë)?
Pra audience e studiuesve apo studimeve te tyre nuk jane qarqet akademike ku mbrohen apo rrezohen teorite, qofshin keto edhe ato qe lidhen me çeshtjen kombetare, pra ato qe konsiderohen si çeshtje taboo, por jane pikerisht turma shqiptare e virtualitetit, jane pikerisht pjesa me e manipulueshme e shqiptareve, sidomos ajo pjese e shqiptareve te rinj te lindur e shkolluar ne perendim te cilen natyrshem vuajne nga defiçience apo boshllëk kulturor ne lidhje me çeshtjet kombetare. Po keshtu studiuesit kërkojnë t’i imponohen paditurisë dhe boshllëkut kulturor atdhetar të asaj pjese të shqiptarëve të lindur e rritur jashtë vendit me autoritetin e tyre. Por çfarë janë këta studiues populistë, masovikë, këta studiues akademikë që bredhin rrugëve virtuale? Keta “barde” te cuditshem…
Populistë teorikisht dhe logjikisht jane politikanët, kasnecët, mesazherët revolucionarë të një epoke të re. Edhe artistët për vetë natyrën eterike të artit, sado elitare të jete vepra e tyre, me ose padashje, direkt apo indirekt janë pjesë e populizmit në raport me masën e gjërë të artdashësve, qoftë kjo masë artdashësish artistikisht e kultivuar apo e rëndomtë.. . Po keta studiues, këta akademikë të rrugës cili motiv i panjohur i ben populiste dhe predikues? Valle akademizmi i tyre? Po akademizmi bëhet nëpër akademi dhe jo nëpër blogje dhe gazeta. Atje çertifikohet akademizmi dhe jo skutave ku antarët e “shoqatës së akademikëve pa atdhe” masturbojnë njëri tjetrin.E çfarë mund të kuptojë apo kundërshtojë në mënyrë akademike fjala bie nje shqiptar joakademik nga nje seri sterhollimesh akademike në dhjetra faqe artikull-studim përveçse konkluzionit të cilin akademikët tane te rrugës e japin shumë trashë dhe bruto: antishqiptarizmën?
Çfare efekti tjeter pret nga një audiencë joakademike zoti studiues-akademik ankimtar?
Te jeni vertete kaq budallenj? Te harxhoni frymen kot se koti me turmen amatoreske?
Kjo është strategji e sofistikuar në dukje, por ngaqë aplikohet në vazhdimësi i ka dalë kallaji, qoftë edhe kur maskohet pas emertesës “studim akademik”.
Ekspansioni gjoja akademik qe i behet hapsires virtuale shqiptare nga “akademike pa atdhe” s’eshte vecse nje menyre e ckombetarizimit te nje kombi nga poshte. Jo vetem nga politika e papergjegjshme nga lart, por nga studiues pa Atdhe , nga pseudostudiues dhe sharlatane nga poshte.
Tentohet te paraqitet atdhedashuria thjesht si virtut, dmth alibia qe jo te gjithe njerezit duhet te jene detyrimisht te virtytshem. Kesisoj nuk duhet te quajme antishqiptare ata njerez qe rastisen te mos e kene kete virtytin e atdhedashurise.
Ta kenë seriozisht vallë këtë risi? Lapsus? Sofizëm? Atdhedashuria qenka thjesht virtut?
Që antiatdhetarizmi është bërë së fundmi ves i disave kjo është e qartë. Por zakonisht ky ves shfaqet jo në qarqe të vërteta akademike shqiptare. Shfaqet në mjedise injorantësh, te ata që e konsiderojnë atdheun si “habit”, si force zakoni, te ata që ndjehen shqiptarë për inerci si edhe te ata “openminded” që mendojnë “jemi shqiptarë vetëm sepse ashtu jemi mësuar të vetëquhemi”. Këta të fundit nuk është detyrimisht e thënë të jenë injorantë.
Deri tani e dinim se ATDHEDASHURIA është DETYRIM MORAL DHE SHPIRTEROR, detyrimi më i natyrshëm i çdo qenie që shpirterisht përket ne Atdheun e vet. Pra diçka që pranohet pa vërtetim sepse është e në mënyrë natyrore e qënësishme. Natyrshëm një shqiptar e do atdheun e tij, gjuhën e tij, kombin e tij dhe kulturën e tij. Vetëm njerezve pa Atdhe u tingëllon patetike atdhedashuria. Kjo është teper e thjeshtë. Keshtu ka qene dhe keshtu do jete gjithnje.