“Po Zoti ç’ngjyrë ka?”, më pyet fëmija.
Pasi mendohem disi më shumë se zakonisht, hesht dhe nuk i them që
gjithsesi…
sidoqoftë…
pavarësisht se…
edhe pse…
megjithatë Zoti ka ngjyrën e besimtarëve.
Po sikur të më pyesë se ç’ngjyrë kanë besimtarët, si do t’i përgjigjem?