21.2.09

Flete nga ditari i nje prostitute (tregim)

E hënë

U ktheva në dhomën time e lodhur për vdekje. Kisha shumë klientë sonte. Dy prej tyre ishin dy marinarë të huaj. Më palluan si të tërbuar...më dërmuan të tërën me karët e tyre të fortë që me sa dukej kishin shumë kohë pa rënë në gopin e një femre. Më paguajtën mirë dhe kur u larguan më falenderuan- gjë mjaft e rrallë për një bordell. Kur dola jashtë në rrugë një makinë ndaloi para meje dhe një djalosh më dha një pusullë. Më ftonin në një seks-parti që do të bëhej në shtëpinë e një të njohurit tim. Shpresoj të mos e pësojmë si herën e fundit ku në vënd që të argëtonin koqet e tyre të fishkura , pleqtë kishin pirë e bërë tapë e në fund na kishin rrahur ashtu sic ishim lakuriq. Nuk i denoncuam sepse na paguajtën mirë, ashtu sic paguajnë pleqtë. Tani po shkoj të bëj një banjë dhe të fle.

E martë

Mëngjez shumë i bukur dhe i kthjellët. Nga dritarja vështroj , ashtu sic bëj cdo mëngjez, nxënësit që nxitojnë për në shkollë dhe prindër të kujdesshëm që cojnë vogëlushët e tyre në cerdhe. Dy ëndrrat e mia më të mëdha janë të kisha qenë edhe unë studente dhe të kisha edhe unë një vajzë të vockël dhe të bukur që ta coja cdo mëngjez në cerdhe. Ta puthja në sytë e përlotur e të përlotesha edhe vetë kur ajo të më thërriste ”Mami mos harro të më marrësh!“.
Edhe tani që po shkruaj këto rreshta lotët më kanë mbushur sytë. Nuk e di por te cdo vogëlushe më duket se shoh vegjëlinë time që në të vërtetë ka qenë shumë e hidhur dhe jo e ëmbël si e këtyre vogëlushëve që shoh cdo mëngjez. Kurrë nuk arrita t’i shoh prindërit e mi. Nuk i kam thërritur ndonjë gruaje “nënë “ dhe s’më ka thirrur kush “nënë“. Jam jetime. Megjithatë, kjo gjë s’më ka penguar t’i shijoj mëngjezet e kthjellët plot ajër të pastër dhe shpresë. Pas pak do të ha mëngjezin tim të thjeshtë dhe më pas do të shtrihem në kanape me poezitë e një shoqes sime prostitutë në dorë.

E mërkurë, ora 4 e mëngjezit…

O Zot i madh! Cfarë rrëmuje e tmerrshme u bë në partin e mbrëmshëm. Ishim gjashtë vajza dhe dhjetë burra ( më i riu rreth të dyzetave). Muzikë, pije dhe seks. Ishin të njëjtët pleq, por këtë herë u sollën më mirë. Më bëri përshtypje njëri prej tyre. E quajnin Andrea. Më kish sjellur lule dhe një varëse të florinjtë. E kalova natën me të. Vetëm me të. Mua më pëlqejnë këto lloj zbavitjesh kolektive, sidomos për faktin se ke mundësi të ndrrosh partner, të shkosh me grup, të shohësh e të të shohin plot epsh, ndërsa ti përpëlitesh në agoninë e qirjes – gjëra që do t’i ëndërronte edhe gruaja më e moralshme. Është një gjë që ia vlen ta bësh edhe falas, packa se të paguajnë pesëfish.
Por mbrëmë në castin që Andrea më dhuroi lulet, ndjeva dicka brenda meje, dicka që s’mund të paguhej, por që vec falej. Ndërsa po bënim seks të shtrirë mes carcafëve të zhubrosur e të lagur nga djersa, dora e tij në vënd që të shtrydhte format e mia eksituese, për orë të tëra me kish përkëdhelur flokët dhe duart, butësisht dhe lehtë – lehtë, aq lehtë sa që ajo prekje nuk ndjehej në lëkurë, por në shpirt.
U qiva apo bëra dashuri? Sa budallaqe jam… Vjen një burrë e më dhuron lule e unë kujtoj se ka rënë në dashuri me mua. Naivitete që u kanë hije adoleshenteve e jo një tridhjetëvjecareje. Megjithatë kish dicka të vecantë në prekjen e tij, dicka që unë nga instikti dhe përvoja e di që është tepër e rrallë. Fundja a nuk shkruan edhe Mopasani se “në dhomën e një kurve gjithmonë ka vend për një tufë me lule“ ?

E enjte, pasdite …

Para pak castesh erdhi e zonja e shtëpisë për të marrë qiranë e muajit. Është krijesë shumë zemërgjërë dhe e mirë. Piu kafenë e saj të ngrohtë dhe duke më parë fatin në llumin e filxhanit tim më tha që së shpejti do të kisha ndryshime të rëndësishme në jetë. Ka dhjetë vjet që thotë kështu e shkreta, por fati im s’po ndryshon. E thonë pastaj “Pac fatin e kurvës!”…Ndoshta e kanë fjalën për kurvat që s’punojnë në bordell, por zyrave, shkollave apo laboratorëve…Ndoshta.

E premte…

I mbarova së lexuari poezitë e Linës. Sa bukur shkruan ajo për dashurinë. Edhe për lulet. Edhe për zogjtë. Sikur të shkruaja edhe unë aq bukur, do të shkruaja për…Vërtet për c’gjë mund të shkruaja unë? Për prindërit e mi të panjohur? Për fëmijërinë dhe rininë time? Apo për dashurinë time?
Unë s’kam të dashur, por ta zëmë se kam…Andrean për shembull. Ja ca fjalë poetike për të:
“Sikur të isha perëndi,
dheun, ajrin dhe ujërat,
ëngjëjt dhe djajtë të përulur para meje,
amëshimin, hapësirën, qiejt, botërat,
të gjitha do t’i jepja për një të puthur prej teje…!”

Ah sikur të ishin të mijtë këto vargje të Hygoit…Por me siguri edhe ai ndonjë gruaje që ka qenë një cikë kurvë do t’ia ketë kushtuar, pavarësisht se Hygoit i është dukur si virgjëreshë. Po e lë rehat Hygoin dhe po ia fus një gjumi të mirë se nata e tmerrshme e punës vjen shumë shpejt dhe ikën aq ngadalë…

E shtunë…

Sot kur dola për të psonisur një grua e re, e veshur shume chic, u afrua pranë meje dhe duke më kapur fort nga dora më tha ”Po ty moj kurvë rrugësh nuk të mjaftojnë beqarët që të shqepin në bordellin e qelbur, por kërkon ta bësh edhe me të martuarit e të shkatërrosh familjet? Larg tim shoqi, ndryshe do të të mbys me duart e mia…!“
Kaq tha dhe u largua me të shpejtë duke më lënë të hutuar në mes të rrugës. Cila të jetë vallë? Mos vallë gruaja e Andreas? Nuk është hera e parë që dëgjoj të tilla fjalë, por cuditërisht është hera e parë që ndjehem kaq keq. Si më tha? “Kurva e rrugëve…”. Vërtet jam prostitutë dhe punoj në bordell, por kjo s’do të thotë që jam kurvë në kuptimin që ajo kish marrë me mend. Se në atë kuptim të gjitha gratë janë kurva. Vërtet s’kam familje, vërtet s’kam një të dashur, një burrë, por pikërisht mungesa e tyre më ka bërë të vetëdijshme për vlerën e tyre. Por në fund të fundit mirë do të bëja. Në qoftëse ai burrë gjeti te unë kurva ato që s’mund t’i gjente te ajo zonja e bukur dhe luksoze, natyrisht, faji nuk është i imi, ndaj s’ka përse të më vrasë ndërgjegja. Po shkoj të vë një cd të Madonës e të qetësohem me pak muzikë. Eh, o Zot! Të rrosh a të mos rrosh! Të qihesh apo të mos qihesh, sic thotë Lina.

E diele, paradite…

Sot e kam pushim. Është dita kur unë shkruaj më shumë në ditarin tim, në ditarin e një prostitute. Që kur hapa sytë në mëngjez nisa të filozofoj si budallackë për gjëra të mëdha si psh, shteti, presidenti dhe Qeveria, ministrat, gratë dhe dashnoret e tyre…Kështu psh arrita të zbuloj që gruaja e një ministri të suksesshëm duhet të jetë patjetër kurvë, dashnori i saj – një karrierist i ri dhe gruaja e këtij të fundit prostitutë. Se për mua kurva dhe prostituta nuk janë e njëjta gjë. Kurva pallohet për qejfin e vet, prostituta për qejfin e të tjerëve. Ashtu si dhe unë. Për qejfin e të tjerëve. Dhe për paratë e tyre. Për paratë e mija. Të trupit tim. Por s’është e thënë të prostituosh vec për para. Mund t’i jepesh tjetrit edhe për një vend të mirë pune për vete apo për tët shoq, për një bursë jashtë shtetit, për karrierë, për një orë të florinjtë apo edhe për një copë bukë. Nëse unë do të isha dashnorja e Presidentit cili burrë s’do të më ëndërronte për grua? Le të shpresoj të bëhem e dashura e Andreas e ai më pas të bëhet President. Pastaj do të dalë edhe falli i filxhanit që shtie cdo ditë te teto Vana.
Tani m’u kujtua një gallatë e vogël e Linës në shtëpinë e kushurirës së vet. Kish ardhur për vizitë një shoqe e kushurirës që punonte në një ministri .Duke u prezantuar ajo i kish thënë Linës “Unë punoj sekretare e ministrit. Po ti?” “Dicka e ngjajshme me punën tënde.”, ish përgjigjur Lina. “Punoj në një bordell“
Mysafirja mezi ishte gëlltitur, packa se më pas,në kofidencë, i kish thënë “ Lum si ti me gjithë ata meshkuj!“

E diele, pasdite…

Ëndrra ime më e madhe është t’i përkas një burri. Vetëm një burri të cilit do t’i falja gjithshka, në fillim rrahjet e zemrës e pastaj trupin tim. Do t’ia jepja dashurinë, dhimbjen, dhëmbshurinë, lotin e sinqertë dhe lule, me mijëra lule të bukura që do t’ia dhuroja cdo ditë të jetës mes puthjesh të zjarrta. Do t’i falja kujdesin që ai kurrë të mos kujtonte kujdesin e të ëmës, do t’i falja prehjen dhe qetësinë që ai kurrë s’e ka gjetur as në këndin më të qetë të ndonjë kishe, do t’i falja besnikërinë që ndoshta s’ia ka falur as qeni i vet. Dhe si shpërblim për të gjitha këto prej tij do të këkoja vec një gje. Të ekzistonte, të jetonte … për veten e tij e ndoshta një ditë edhe për mua .
Pastaj do të kishim edhe fëmijë të bukur e të pastër, më të mirët në botë, me nënën më të mirë nga të gjitha nënat. Oh sa e lumtur do të isha sikur një ditë dikush të thotë për mua “Kam gruan më të mrekullueshme“ e një zë fëmije të shtonte “ Edhe unë kam mamin më të mirë në botë! “ Pastaj le të vdisja…

E hënë

Kur po bëja dushin e mëngjezit i hodha një vështrim të vëmendshëm trupit tim në pasqyrë. Ishte në formë të shkëlqyer, sa s’mund të rrija pa e fërkuar kudo me admirim. S’ka faj Lina që më thotë aq shpesh “Për një femër me trupin tënd do të shkatërroja tërë pasurinë time për t’u bërë mashkull që të të zotëroja e të të bëja timen…!“
Dje kam masturbuar me idenë që një ditë mund të bëhem gruaja e Andreas. Më shtohet epshi për të edhe nga fakti që ajo gruaja që më pati quajtur “kurva e rrugëve“ ka shumë mundësi të jetë e shoqja .

E martë …

Është e habitshme. Mbrëmë kisha pesë klientë dhe më të pestë arrita orgazmën, përsëri duke përfytyruar Andrean në vënd të tyre. Rasti i fundit kish qenë një vit më parë kur isha shtrirë me një student që mua më bëri të përjetoja historinë e vjetër të cvirgjërimit tim këtu e pesëmbëdhjetë vjetë të shkuar në një depo të errët të Jetimores.

E mërkurë, mesditë…

Shkuam me Linën të blejmë dhurata për të vegjlit jetimë të qytetit tonë. Lina bleu shumë kukulla dhe arushë të vegjël, ndërsa unë bleva kordele me lule shumëngjyrëshe dhe një kukull tepër të madhe që paraqiste një grua të bukur me duart e zgjatura përpara sikur priste dikë. Jetimët e vegjël sa e panë i thirrën “ Mami!” dhe u vërsulën ta puthnin e ta përqafonin, sikur të kish qenë e vërtetë, ashtu sic donin ata, ashtu sic kisha dashur edhe unë të ishte…

E enjte…

Sot në mëngjez postieri më solli një letër në një zarf të bukur, të zbukuruar me ca zemra të plagosura nga shigjetat e dashurisë. E hapa me padurim. Nuk ishte nga Andrea. Ishte një poezi e vogël e Linës. Poezi pornografike në formë gjëagjëze.
“Hyn i fortë e del i butë / pika pika i kullojnë trutë …“
Ah moj kurvickë e vogël! Ta tregoj unë ty atë gjëagjëzën! Ngrihem menjëherë, marr buzëkuqin...i lyeva mirë e mirë buzët e pickes sime, mora një copë letër të bardhë dhe e puthita mirë pas tyre deri sa në letër mbeti forma dhe shenja e tyre e kuqe…Ia postova menjëherë.

E premte…

Që në mëngjez ra zilja e derës . Ishte Lina që sapo më pa m’u hodh në qafë duke më puthur e pa harruar të më thotë që e kishte marrë edhe letrën time të cilën e kish puthur disa herë duke kujtuar se kish puthur gojën time të bukur e buzët e mia të trasha. Kur ia tregova që ato vërtetë kishin qenë buzë, por buzët e seksit tim, u shqyem gazit sa asaj i shpëtoi shurra…

E shtunë…

Mbrëmë kishim përsëri seks-parti. Andrea nuk ishte mes të tjerëve . Ndoshta ia ka mbledhur e shoqja. M’u vardis një burrë plak që pretendonte që të kishte karin më të madh në botë. E kishte vërtet të madh, por megjithatë nuk pata orgazëm edhe pse kisha pirë ca alkool. Ndoshta e kish fajin mungesa e Andreas.
Më duket se kam rënë në dashuri me të. Përsëri na paguajtën shumë mirë. Lina nuk erdhi pasi kishte randevoux me të dashurin e saj.

E dielë, paradite…

Erdhi edhe e diela. Sa të tjera do të vinë akoma? Ndoshta më shumë, ndoshta më pak … Në garderobën time, midis shumë fustanesh, ndodhet edhe një fustan që s’e kam veshur kurrë. Fustani i nusërisë që e bleva me rrogën e parë të prostitucionit. Është i bardhë si ëndërrat e mia të dikurshme. Ka mbetur i harruar në një cep të dollapit. Si ëndrrat. Por me një ndryshim. Ai ka mbetur i ri, i paprekur, ndërsa ëndrrat më janë vjetëruar, më janë thinjur e kanë zënë të flasin me vete si pleq të drobitur të ulur buzë një përroi apo lumi ku dikur vinin me të dashurat e që tashmë vijnë thjeshtë për të shurruar…Ndoshta edhe për të masturbuar. Më vjen keq vetëm për një gjë. Ta kisha veshur dikur...atëhere kur duhej e që jo për fajin tim nuk e vesha dot.
Nejse. Tani po ndez një cigare. Jo nga mërzia.Thjeshtë kot. Kam tymosur me mijëra cigare nga mërzia, i kam thithur me afsh deri në fund e më është dukur se bashkë me tymin thithja shpresa e nxirrja brenga dhe në fund mbeta bosh … si paketa. Kam tymosur me mijëra cigare nga kënaqësia dhe kam fluturuar në ajër e kaltër si tymi mes ëndërrimesh e vegimesh ku shëtiste herë një vogëlushe lozanjare e herë një vajzë sqimatare veshur në të bardha… Por më shpesh kam tymosur kot, sic po tymos tani...

E diel, pasdite…

Surpriza më e madhe e viteve të fundit: Para një ore bie zilja e portës, e hap dhe para meje shoh Andrean. Ish ndarë nga e shoqja pas sherresh e debatesh të shumtë ku ishte përmendur edhe emri im. Më erdhi edhe mirë edhe keq, ndoshta se te ne gratë përzihen në të njëjtën masë altruizmi dhe egoizmi .
Në momentin përfundimtar të ndarjes, pasi ajo i kish thënë “shko tani te ajo kurva jote!“, Andrea i ish përgjigjur që të gjitha gratë pasi cvirgjërohen janë një lloj i vecantë kurve…
Pimë pak konjak dhe tymosëm cigare sikur të ishim miq të vjetër. Kur u ngrit për të ikur iu luta të qëndronte edhe pak. Më premtoi që do të kthehej nga ora dhjetë e darkës. Më puthi dhe u largua i heshtur. Tani që po shkruaj këto rreshta nuk e di se si s’po më del zemra, jo nga krahërori, por nga fundi i barkut…

E hënë, pasdite…

Sapo jam zgjuar nga gjumi më i ëmbël i jetës sime. Ishte një natë mjalti .
Puthje...përqafime dhe një seks i mrekullueshëm që filloi me pëshpëritjet në rrëzë të veshit...diku rreth qafës sime e që mbaroi me ngrohtësinë që shpërndante mbi trupin tim dhe mbi kofshët e mija sperma e bardhë që Andrea e lëshoi dridhurazi dhe symbyllur mes epshit, dhimbjes dhe kënaqësisë…
Na zuri gjumi shumë vonë, ndoshta pak para se të zbardhte dita e re që unë e dija që do të ishte një ditë e zakonshme, plot njerëz, zogj e makina që do të nxitonin përsëri drejt një gënjeshtre të re me emrin shpresë e që vonë, shumë vonë, do të ktheheshin bosh dhe gri në shtëpitë, foletë dhe garazhet që tashmë do të kishin një copëz gënjeshtër më shumë, një copëz të grisur shprese më shumë, një gri më shumë mes buzëqeshjeve, nënqeshjeve dhe qeshjeve, të gjitha gri si tymi dhe hiri i cigares apo si thinjat në flokët e një fallxheshe që më kot kërkon ngjyrën e bardhë mes llumit të zi të kafesë në fundin e një filxhani që mund të jetë fundi i një shpirti apo edhe fundi i një dite gri që filloi aq e bukur dhe e bardhë…

(1996)