25.12.08

Qytetarët shqipo të Botës – këta bastardë të Atdheut

Qytetarët shqipo të Botës – këta bastardë të Atdheut

( reagim ndaj dukurisë se çatdhetarizmit e cila po shndrohet ne fenomen vrastar)



Ata vetequhen Qytetare te Botes, nje term i perdorur rendshem dekaden e fundit kudo ne bote per njerez qe kane "kapercyer" kufizimet e perkatesive etnike, nje kapercim qe konsiderohet nga ata vete si shenje supreme e "civilizimit" drejt te cilit po ngarend kjo bote e cartur...
Më në fund edhe Atdheu im gëlon nga shqipo të vetëshpallur Qytetarë të Botës. Qytetarë pa Atdhe.
“Shqiptar je ti zotni?” “Jo, jam Qytetar i Botës!!!”
Shyqyr që ia arritëm kësaj dite të bekuar! Shpëtuam më në fund nga nacionalistët ose e shqipëruar kombëdashësit, atdhedashësit.
Atdhedashuria tashmë është jashtë mode, madje konsiderohet vepër e turpshme , e siç duken bathët, shumë shpejt penalisht e dënueshme.
Përkundrazi konsiderohen trendy dhe cool bastardët që vetëshpallen publikisht Qytetarë të Botës dmth Qytetarë pa Atdhe.
Sot në Shqipëri na serviret globalizmi pikërisht ( dhe aspak rastësisht!) nga pinjollët e atyre që dje na servirën internacionalizmin proletar. Dy gjellë që në thelb kanë të njëjtën gjë: çkombëtarizimin e kombeve të vogla, të pafuqishme, lehtësisht vulnerabël, kombeve “brekëgrisura” të cilat nxirren në treg sa herë t’ju dojë qejfi të mëdhënjve të planetit, guzhinierëve që përcaktojnë menunë e planetit.
Internacionalizmi proletar u imponua me dhunën ideologjike dhe forcën e armëve, kurse globalizmi i cli tashmë është shndruar në një lloj feje moderne imponohet si krishterimi dikur në kombet e sapozbuluara: me anë të misionarëve.
Sigurisht që ashtu siç demokracia është e keqja më e vogël mes sistemeve shoqërore, edhe globalizmi është e keqja më e vogël mes recetave dietetike internacionaliste që u serviren kombeve që kanë fatin e keq të jenë kombe “bythëgrisur”.

Por nuk do ndalem në këto shënime te guzhiniërët, pasi prania e Atdheut tonë si klient i restorantit të tyre global është një destin i përcaktuar nga shprehja “ më mirë mut se i vogël”, por do ndalem te kamarierët e tyre shqiptarë, servitorët, dmth shërbyesit e tyre të zellshëm (shqiptare?)
Shënjestra e tyre e parë është tradita kulturore dhe historike e vendit. Sulmohen në mënyrë të paracaktuar simbolet kombëtare, gjuha, folklori dhe mitologjia, doket dhe zakonet, veshjet dhe këngët, pasuria kulturore dhe shpirtërore e shqiptarit. Dëshpërimisht përpiqen të krijojnë një klimë pasigurie për çdo vlerë kombëtare. Të krijojnë një mjegullnajë rreth gjithshkaje që e bën këtë vend Shqipëri dhe banorët e këtij vendi Shqiptarë.
Sipas tyre Flamuri Kombëtar nuk është autentik i yni. Heroi Kombëtar nuk është shqiptar. Nënë Tereza nuk është shqiptare.Gjuha shqipe nuk është gjuhë autentike. Eposi shqiptar nuk është shqiptar dhe arrijnë deri atje sa edhe për Shqipërinë të “argumentojnë” që nuk është shqiptare.
Strategjia e tyre është si gjithnjë lehtësisht e dallueshme: sillet ne publik një botim që dukshëm synon asgjësimin e vlerave tona kombëtare dhe pastaj shfaqen hordhitë e bastardëve herë si përkthyes, herë si analistë “objektivë që qëndrojnë larg nacionalizmave primitive”, herë si akademikë e herë si njerëz që kanë tagrin të përlyejnë me mut çdo gjë shqiptare pa u hyrë asnjë gjëmb në këmbë.
Çudi: në mbi dhjetë vende europiane nëse guxon të mohosh Holokaustin të rrasin drejt e në qeli, kurse në Shqipërinë tonë mund edhe t’ia heqësh brekët Atdheut e t’ia hypësh lopthi sa herë që të duash dhe jo vetëm që nuk humbet asgjë, por fiton admirimin e të njëjtit lloj shqiposh bastardë aka Qytetarë të Botës të cilët shfrytëzojnë çdo mjet virtual apo real për të shprehur solidaritetin e tyre me Çkombëtarizimin e Atdheut.
Janë të njëjtët bastardë që në shkrimet e tyre cinike mbështesin teorinë e paaftësisë shtetformuese të Shqiptarëve. Janë të njëjtët bastardë që predikojnë se në shoqërinë multietnike globale vendi ynë duhet të hyjë lakuriq, i zhveshur nga çdo gjë shqiptare e të veshë petkat anglosaksone mundësisht me atë kësulën e vockël hebraike mbi kokë.
Aq i madh është presioni i bastardëve mbi vlerat e kombit saqe fjala nacionalist (atdhedashës, kombdashës) është bërë e njëvlefshme me fjalët më të ndyra e më të turpshme. Mohojne deri në nihilizëm çdo vlerë shqiptare. Dhe këtë e bëjnë me një zell që çudit edhe punëdhënësit e tyre globalistë çdo ditë për faqen tonë të zezë në televizionet tona, në mediat tona të shkruara, ne radiot tona, në faqet shqiptare të internetit. Dhe sigurisht nëpër blogjet e tyre ku antishqiptaria e tyre kurvëron në zenith. Si gjithë ata që në Atdhe ndjehen si në “ishull”, edhe këta kanë krijuar aleancat e tyre transoqeanike me të ngjashmit e tyre falë teknologjisë virtuale.
Nuk ka asnjë rast kur Qytetarët shqipo të Botës të jenë shqetësuar për PËRDITSHMËRINË E VËSHTIRË SHQIPTARE, nuk ka asnjë rast kur energjia e tyre të ketë rrezatuar rrugëdalje për hallet e përditshme të shqipove, nuk ka asnjë rast klur bastardët shqipo -Qytetarë të Botës- të kenë ngritur zërin e tyre për një jetë më të mirë të shqiptarëve, për një qeverisje më dinjitoze të shqiptarëve,
Nuk ka asnjë rast kur këta bastardë me akses të plotë mediatik të kenë ngritur zërin e tyre për përmirësimin e imazhit të vendit të tyre në këtë botë ku imazhi është kaq përcaktues. Përkundrazi kalojnë në orgazma multiple sa herë që Atdheu shahet, sa herë që Atdheu përdhoset, sa herë që Atdheu zvarritet.
Dhe cuditerisht pjesa dermuese e bastardeve kane zaptuar bordet e OJF-ve dhe te institucioneve qe administrojne imazhin ekonomik, shpirteror, kulturor te Shqiperise neper bote!
Dhe cuditerisht pjesa dermuese e asaj qe quhet "shoqeri civile" shqiptare perbehet nga kjo race bastardesh!
Dhe cuditerisht eshte kjo race bastardesh qe ka marre persiper neper mediat shqiptare shplarjen e cdo shqiptarizme nga trute e shqiptareve!
Dhe cuditerisht...ndoshta aspak cuditerisht! Perzgjedhja e tyre ne keto borde dhe institucione te shoqerise civile NUK eshte aspak e rastesishme, por kjo eshte nje teme tjeter.

Por a ka mbetur akoma energji shqiptarizme te shqiptarët? Dhe nëse po, a po dinë se si ta përdorin në mënyrë atdhetare këtë energji?
Personalisht mendoj se një nga terrenet që favorizon më shumë shtimin e bastardëve – shqipove të vetëshpallur Qytetarë të Botës- është pikërisht indiferenca e tipit “qentë le të lehin, karvani shkon përpara”. Do ishte naïve të mendohet se ata vetëm lehin. Ata po kafshojnë çdo ditë.
Mendoj se ka ardhur koha që qentë nuk duhen lejuar të lehin në oborrin e shtëpisë sonë.
Madje edhe me thyerje të ligjit, nëse ligjet demokratike të lirisë së shtypit krijojnë mundësira të pafundme abuzimi me gjëra të shënjta të një kombi dhe u krijojnë atyre shtratin e duhur për lehjet dhe kafshimet! Ka ardhur koha që qentë bastarde të trajtohen publikisht si bastardë dhe sa më shpejt ta kuptojmë këtë gjë aq më mirë do jetë për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Energjia totale e shqiptarëve harxhohet “majtas” e “djathtas”, harxhohet per X apo Y politikan, harxhohet për X apo Y parti politike, harxhohet per protesta me buke peshku e me tollumbace të tipit konjuktural “poshtë ky e rroftë ai”.
Sot në Shqipëri gjen me shumicë ekologjistë, revolucionarë të çdo ngjyre e çdo lloji, snobë, neonazistë, enveristë, cheguevaristë, budistë, islamistë, kryqtarë, anarkistë, idealistë të çdo lloji që në analizë të fundit s’dinë çfarë duan, por nuk gjen ose gjen aq pak njerëz që të duan Atdheun e tyre Shqiperi po aq sa e do amerikani Amerikën, anglezi Anglinë, çifuti Izraelin, francezi Francën, rusi Rusinë, greku Greqinë, serbi Serbinë.
Jemi populli që e do më pak Atdheun e vet. Jemi populli që toleron më shumë se kushdo mungesën e patriotizmit mes bashkëatdhetarëve brenda apo jashtë kufinjve. Jemi populli që e njeh më pak historinë e tij kombëtare. Jemi populli që njeh më pak folklorin dhe traditën kulturore të vendit të tij. Dhe kur them populli kam parasysh pjesën më vitale të çdo populli, rininë, brezin e ri, atë brez të ri i cili rastisi të lindë e të edukohet shpesh larg Atdheut, por edhe atë rini që jeton në Shqipëri.
Ndokujt mund t’i tingëllojnë patetike këto rreshta, ndokujt tjetër mund t’i tingëllojnë si retorika shterpe. Sigurisht çdo zë i vetmuar ashtu tingëllon. Por shpresoj që të mos jem aspak zë i vetmuar. Besoj se vetëdija shqiptare akoma nuk ka vdekur, por thjeshtë e ka mbuluar përveç bastardllëkut të Qytetarëve të Botës, edhe indiferenca jonë totale, përditshmëria jonë e veshtirë dhe hallakatja cfilitëse e këtij tranzicioni sizifian drejt një mali maja e të cilit vazhdimisht ërrësohet dhe bëhet e padukshme nga mjegullat. Më e rrezikshmja e të gjitha mjegullave tona është ajo e bastardëve.
Harrojmë se të gjitha kombet e fuqishme të botës kanë arritur aty ku janë sot vetem përmes rrugës së nacionalizmit, për të mos përmëndur faktin historik që të gjitha vendet e fuqishme të planetit në një të kaluar jo fort të largët kanë qenë vendë ekpsansioniste që zotëronin koloni, pra vende qartësisht shoviniste (po përdor këtë emërtesë e cila qëllimshëm barazohet me termin nacionalizëm sa herë që u leverdis bastardëve kudoqofshin).
Siç shkruajta edhe më sipër, globalizmi është një udhë të cilën jemi të detyruar që ta ndjekim për sa kohë që aspirojmë të integrohemi në Europë dhe në një botë të qytetruar që ka vendosur rregullat e veta të lojës.Por në Europë nuk hyhet zvarrë dhe lakuriq siç predikojnë bastardët- Qytetarë të Botës, por hyhet me dinjitetin dhe emrin e kombit që përfaqeson, sado i vogël apo fatkeq të ketë qenë ai komb në rrjedhën e historisë. Historia nuk mban mend qeverisje, nuk mban mend qeverises, por mban mend kombe.
Themi “kombi gjerman” dhe kemi parasysh një sërë virtytesh të gjermanëve në tërë vazhdën e historisë botërore.E prandaj i respektojme. Dhe për ironi të fatit, pikërisht mendje të ndritura gjermanësh kanë qenë ata që botërisht folën më respekt për vlerat e kombit shqiptar.
A i dinë bastardët tanë këto gjëra? Po ne vetë i dimë? Le t’i dëshmojmë pra sa herë që mundemi e kudo që të jemi…