26.12.08

Anti-Nacionalizmi dhe shqipo“Qytetaret e Botes”

Anti-Nacionalizmi dhe shqipo“Qytetaret e Botes”



Teorikisht Anti- Nacionalizmi është ideja që e konsideron nacionalizmin si të padëshirueshëm dhe madje të rrezikshëm. Dekadat e fundit i mshohet idesë se cdo nacionalizëm është i rrezikshëm dhe i patolerueshëm në cdo rast të shfaqjes së tij.
Zakonisht Anti-Nacionalistët veprojnë nën petkun e humanitarëve dhe të humanistëve të cilët shpesh vetëshpallen, vetëquhen, “Qytetarë të Botës” (një term i huazuar nga Diogjeni i Greqisë së lashtë) në përpjekjen e tyre drejt synimit të tyre final i cili është paqja universale njerezore dhe jo konfliktet e vazhdueshme mes kombeve.
Ideja e antinacionalizmit nuk përjashton ekzistencën e vendeve, shteteve-kombe dhe kufinjve mes tyre, por përjashton detyrimisht cdo cfaqje të xhingoizmit (jingoism.).
Xhingoismi ne Oxford English Dictionary përcaktohet si “ patriotizmi ekstrem në trajtën e një politike të jashtme shtetërore agresive.”. Në praktikë ky term i refëerohet kërcënimit me anë të forcës dhe përdorimit të forcës kundër vendeve të tjera me qëllim mbrojtjen e asaj që ata e quajnë interesa kombëtare të vendit. Në të folurin e përditshëm ky term përgjithësohet në tendencën paragjykuese te një vendi për t’u shpallur si superior kundrejt një vendi tjetër.


Pra më sipër shkruajta vetëm aspektin teorik të idesë së Anti-Nacionalizmit. Një aspekt teorik i gjithëpranuar në botën akademike botërore si definicioni më autentik i kësaj ideje.

Le ta afrojmë lupën e diskutimit pikërisht mbi vendin tonë Shqipëri.

Backgroundi historik dhe gjeopolitik i Shqipërisë në raport me “rrezikun” nacionalist shqiptar të trumpetuar nga “Qytetarët shqipo të Botës”

Shqipëria kurrë gjatë rrjedhës së historisë nuk ka shfaqur dukurinë e lartpërmëndur të xhingoismit, dukuri që sic thamë përbën gurin e themelit motivues të idesë Anti-Nacionaliste. Shqipëria kurrë në rrjedhën e historisë nuk ka manifestuar patriotizmin ekstrem në trajtën e politikës agresive kundrejt vendeve të tjera fqinje. Nën asnjë qeverisje apo sistem socialpolitik Shqipëria nuk ka tentuar apo aplikuar përdorimin e forcës apo kërcënimin e përdorimit të forcës kundrejt vendeve të tjera nën motivin e mbrojtjes së interesave kombëtare.
Përkundrazi duhet theksuar që jo në pak raste Shqipëria (qeveria dhe shteti shqiptar) ka vepruar në dëm të interesave të veta kombëtare e në ndonjë rast edhe në dëm të sigurimit të integritetit të vet territorial. Kujtoj këtu raste të servirura nga fqinjët serbë (Gjatë luftës së Kosovës tanket serbe hynë në territorin shqiptar dhe bombarduan dhe minuan tërë atë hapsirë shtetërore shqiptare) dhe grekë ( me dhjetra raste në vazhdën e historisë) me provokacione ushtarake reale, me ndërhyrje komandosh dhe masakra në tërritorin shqiptar, madje në mes të një reparti ushtarak me shumë viktima (Ngjarja e Peshkëpisë).
Gjithashtu në Shqipëri nuk vepron asnjë parti, organizatë apo grupim nacionalst i cili të ketë si platformë xhingoizmin. Përkundrazi në dy vendet e lartpërmendura fqinje ekzistojnë oraganizata të tilla xhingoiste antishqiptare të cilat HAPUR kërkojnë aneksimin e territoreve shqiptare(!). Në Shqipëri burgosesh nëse djeg flamurin grek, përballesh me qelinë dhe drejtesinë shqiptare nësë proteston kundër cdo veprimi antishqiptar shqiptar që Bollanot e kompani na i servirin muaj pas muaji me një strategji të përcaktuar aq mirë nga dhelprat e politikës tradicionale greke dhe qarqet e ashtuquajtura “vorioepirote” (raste të tilla janë publikuar në mediat shqiptare me qindra).
Pra nga sa u shkruajt më sipër rezulton që Shqipëria kurrë nuk mund të jetë si një vend i mundshëm nga i cili të shpërthejë një nacionalzëm shovinist kundrejt fqinjve.
Përkundrazi rezulton se kjo dukuri e xhingoizmit është prezente tradicionalisht në fqinjët tanë serbë dhe grekë.

Natyrshëm lindin pyetjet:
Përse gjithnjë Shqpërisë i tundet me kërcenim paralajmërues gishti për rrezikun nacionalist?
Përse tamburet e tellallëve krijojnë një klimë të paqenë të gjoja rrezikshmërisë së nacionalizmit shqiptar në dëm të rajonit?
Ku e shohin zotërinjtë e Europës dhe të Amerikës "nacionalzimin xhingoist shqiptar"?



Si i serviret Shqipërisë Anti-nacionalizmi, për c’motive dhe nga cilët.

Anti-Nacionalizmi i serviret Shqipërisë nga:

1-Institucionet Ndërkombëtare
2-nga OJF-të dhe Bordet që punojnë në Shqipëri
3-nga Media Shqiptare

(vazhdon)