12.8.12

MUND




poet, çdo gjë mund të ndodhë kur  fle  me një të panjohur
mund  të  dashuroheni  e  të harroni  gjithshka
shkujdesur mund te  qiheni   pa ia  mbajtur mend as emrin
mund  edhe të mos  të  të  ngrihet e lodhjen të  fajësosh   
në murg  të një nate mund të shndrohesh  për mëkataren
dhe plagët imagjinare  mund t’ia  lehtësosh
mund të  turbullohet  keqazi nën  prekjen tënde
e mbi një karrige   plot epsh të të jepet
në mënyrën e saj të panjohur të herës së parë
mund të të kërkojë  të fikësh dritën dhe diellin
t’I  vësh zjarrin  natës  dhe  gjinjve  të saj
çmendur  jastëkë, kofshë   e çarçafë
nga lëkurë jote  të  dalësh  e të mos ndjehesh i pastrehë
tërë  muzikën e botës  për  rënkimin e ri  të falësh
mund  të  të kafshoje lehtazi  në buzë  e të  qeshet
me një lëvizje  qerpikësh të të çojë në re
mund të dehet me ty  dhe mund  të mbetet shtazënë
vështirësisht e lehtë  si Itakë  pa dete
mund  të  dojë  të  bëhet e jotja  muzë
………………………………………………………………
pas puthjes tënde  të thellë mund të mbetet pa fjalë,
por mund  të  gdhihet edhe  poete…

çdo gjë mund të ndodhë kur fle me një të panjohur
të paktën diçka  do të ndodhë me siguri…
përderisa  me   të  njohurën që prej shumë  vitesh ke në  shtrat
në  të  vërtetë  asgjë  e re  s’ndodh…
absolutisht asgjë e re…
madje as kjo poezi…


 (12 Gusht, 2012) 
©Artan Gjyzel Hasani