Mëngjezi ishte i bukur si një vajzë kur për herë të parë i vinë ato…
Mesdita e mërzitshme si një martesë…
Pasditja vetëmashtruese si një divorc…
Muzgu si ti...
Mbrëmja që pasoi ishte magjike si gruaja kur menopauza vonon t’i vijë…
Pastaj fjeta vetëm.
Nata është gjithnjë vejusha ime.
(2008)