Rutina perfekte
Ai punon shume larg. Asgje interesante ne punen e tij. Ndersa pergatit bilancet e akullta financiare te kompanise, sidoqofte ka nje ore pushimi ne mesdite kur ai shplodhet dhe ndjen ngohtesine t’ia mbuloje tere qenien. Kete ore pushimi ai e quan ora e castit: gjate asaj ore pushimi ai ngrohet me kujtimin e casteve te nates se shkuar...me gjurmet e tyre te shperndare kudo ne dhomen e rremujshme …me perfytyrimin e aromes se flokeve te saj...te gjinjve te saj...te sqetullave te saja…te fundbarkut te saj te pyllezuar hijshem...zgjat doren ne ajer sikur do te preke formen e trupit te saj mbi dyshek…zgjat kemben nga ana e saj e boshatisur kur ajo eshte ngritur per te pire nje qetesues…perqafon nje jastek imagjinar ku akoma ndodhet gjurma e kokes se bukur... …dhe ia dorezon veten teresisht kujtimit te asaj dhome ku dashuriberja mbreteron me gjithe crregullsine e saj… Kur ora e castit i afrohet fundit ai shkon ne banje...zberthen kemishen dhe nuhat ne trupin e tij aromen e saj…eren e saj…eren e femres qe ajo i dhuron cdo nate…dehet me te...
Prej vitesh nuk ben dush ne mengjez.
Ajo cdo mengjes, sapo del ai, ben dushin e zakonshem te mengjesit dhe nis e rregullon dhomen e gjumit. E urren crregullsine dhe rremujen. Heq kellefet e jastekeve qe mbajne eren e flokeve te tyre…Ndrron carcafet e zhubrosur e te zbukuruar vende vende me lule sperme. Shkund dyshekun deri sa te zhduket forma e trupave te tyre mbi te…hap dritaren qe te dalin nga dhoma grahmat renkimtare te frymemarrjes se nates se shkuar dhe era e trupave te tyre te dirsur…Sistemon diku ne nje cep pantoflat e hedhura permbys…Hedh ne koshin e rrobave te palara mbathjet e neperkembura…Gjithnje para se te dale nga dhoma i hedh nje veshtrim te kujdesshem nese ka harruar ndonje gje pa rregulluar akoma ne ate dhome gjumi. Jo…asgje nuk ka harruar… Asnje gjurme e nates se mbremshme… Gjithshka eshte perfekte.
Ne darke ai kthehet. Futet ne dhome…dhe rri i menduar ne prag te saj.Mendon gjithnje te njejten gje ne ato caste
“Cfare ke qe mendohesh? Ty gjithnje te fut ne mendime kjo dhome.Nuk e shikon se si e kam sistemuar dhe rregulluar? A nuk eshte perfekte? Eshte perfeksioni qe une ta dhuroj ty, i dashur, qe ti te shplodhesh pas tere kesaj dite te lodhshme e te gjate pune…”, pyet ajo duke pritur nje falenderim mirenjohjeje…
Ai nuk pergjigjet.
Asnjehere nuk pergjigjet.
Fundja edhe neser si zakonisht do shkoje perseri ne pune pa bere dushin e mengjezit...
(©artangjyzelhasani)