Eunukët
Kur mbarove striptizën, ti, shpirti im,
askush s’të duartrokiti,
"putanë" te quajten
edhe pse s’të paguan;
të përbuzën…
të fyen…
të shanë…
të pështynë bashkarisht
e në fund të shurruan…
Më pas fshehurazi njëri –tjetrit
me nudon tënde në mëndje
dhe duart në varrin e burrërisë së tyre
mallkuan tredhjen…
(1996)