Anti-Nacionalizmi dhe shqipo"Qytetaret e Botes" (pjesa e fundit)
C’duhet bërë?
Ka dy aktorë të cilët natyrshëm duhet të kenë vullnetin të minimizojnë sa të jetë e mundur kolerën e anti-nacionalizmit, e cila në rastin konkret të vendit tonë përkthehet kolera e antishqiptarizës. Këta të dy janë shteti shqiptar dhe shqiptarët- popull.
Shteti shqiptar me anë të qeverive të rradhës (të cdo krahu politik) duhet të bëjë më shumë presion ligjor dhe kushtetues ndaj cdo bastardllëkuantishqiptar të servirur nga Shqipot- Pa- Atdhe-”Qytetarë të Botës”.
Shteti shqiptar dhe qeveritë shqiptare ligjërisht duhet të krijojnë tërë kontekstin e duhur juridik i cili do i jepte veshje ligjore cdo manifestimi proteste të shqiptarëve kundër rasteve të shfaqjes së antishqiptarizmës në oborrin e kombit shqiptar. Fatkeqësisht shteti shqiptar ka dështuar totalisht në politikat atdhetare, patriotike e nacionalizte të cilat do të synonin një ndërgjegjësim të ri të shqiptarëve për identitetin dhe vetëdijen e tyre kombëtare. Një nga arësyet e këtij dështimi apo këtij pasiviteti është ai haraci që i paguajmë një të ardhmeje të lulëzuar si pjesë e përfitimit nga politikat ekonomike globaliste.
Por qeveria shqiptare duhet të jetë transparente kundrejt popullit të vet për cështjet e mprehta kombëtare. Kërkohet burrni nga shtetarët qoftë edhe kur pazarllëqet jodinjitoze me ndërkombëtarët cojnë në rritjen ekonomike të vendit tonë.
Më ka bërë përshtypje momenti kur Greqia si pjestare e NATO-s dërgoi disa pilotë të saj në bombardimet mbi Beograd. Protesta të fuqishme të grekeve në mbështetje të “vëllait” të tyre serb (!) e detyruan kryeministrin Simitis të dilte në public dhe të sqaronte pozicionin e tij. Dhe ai e bëri këtë sqarim si më poshte në një fjalë të hapur drejtuar popullit grek: “ Si shtetas grek, si një nga ju të popullit grek unë jam kundër bombardimeve mbi Beograd, jam kundër kësaj lufte kundër vëllezërve tanë serbë dhe si grek unë i bashkohem me gjithë zemër protestës tuaj kundër bombardimeve mbi Beograd. Por njëkohësisht unë jam edhe kryeministër i Greqise dhe Greqia është vend antar i NATO-s. Qënia antar të NATO-s presupozon detyrime, marrëveshje, kontrata dhe misione të cilat qeveria greke i ka nënshkruar. Detyrime të cilat unë si kryeministër i Greqisë duhet t’i zbatoj me përpikmëri. Edhe dërgimi i pilotëve tanë bombardues në Serbi është një nga këto misione të detyruara të shtetit grek.”
Pra një shembull i qartë transparence i një qeverie (kryeministri) kundrejt popullit të vet. Dhe të mendosh që nuk bëhëj aspak fjalë për cështjen kombëtare greke.
Nuk ka asnjë rast kur ndonjë kryeministër shqiptar i postkomunizmit të ketë treguar një transparence të tille dinjitoze përballë popullit të vet.
Përderisa mungon presioni i qeverisë kundër atyre ideve që tentojnë shkatërrimin e vlerave të kombit atëhere duhet bërë presion mbi qeverinë. Këtë presion duhet ta bëjë populli. Unë , ti, ai, ajo, të gjithë, të majtë e të djathtë, duhet ta bëjë cdo njeri që ndjehet shqiptar. Pikërisht presioni i fortë popullor mbi qeverinë shqiptare do krijonte një klimë të favorshme për institucionin e shtetit shqiptar për afrimin e legjislacionit ekzistues me interesat tona kombëtare. Pikërisht ky presion i gjithanshëm i shqiptarëve në mbrojtje të vlerave të tyre kombëtare do u ngushtonte shumë hapsirën bastradëve të kombit. Pikërisht ky presion do i ndërgjëgjësonte pronarët e mediave drejt mbylljes së valvulës mediatike Analistëve-Shqipo-Pa-Atdhe-Qytetarë-Të –Botës. Pikërisht ky presion mbarëkombëtar do të detyrontë edhe ndërkombëtarët të ndryshonin dhe modifikonin strategjitë e tyre lokale të aplikuara në mënyrë të skajshme në vendin tonë. Pikërisht ky presion i munguar popullor do të rriste më shumë vetëdijën kombëtare të atyre shqiptarëve që fati e dha të lindin e të edukohen në frymën kozmopolite të vendeve të huaja, një frymë e cila në terrene të injorancës dhe indiferencës mund të shërbeje lehtësisht si shtrat i ngrohtë për bastardët e deklaruar të kombit.
Shqiptarëve kozmopolitë do u kujtoja një model të kozmopolitizmit dhe shqiptarit njëkohësisht. Një model të kozmpolitit, erudit e intelektual, një poliglot dhe një njohës i përkryer i kulturës perëndimore, por që në cdo cast e në cdo rast mbeti një shqiptar i madh: Faik Konicën. Nuk e penguan këtë shqiptar të madh të mbetej i tillë as gjuhët e shumta të huaja që zotëronte, as kultura e pafund, as mendja e tij e hapur, as jeta për shumë vite në metropolet më të mëdha të botës së qytëtëruar perëndimore, as objektiviteti i tij shpesh i ashpër kundër vetë të metave të shqiptarëve, as gjuha e mprehtë dhe sarkazma e tij therrëse për dukuritë e shqipo-majmunëve që imitonin cdo gjë perëndimore deri në nihilizëm të vlerave kombëtare…
Është tragjike kur mendon se në vitin 2008 është akoma aktuale shprehja e vjetër e
tij e thënë pothuajse një shekull më parë: “Shqipëria do bëhet një ditë qoftë edhe për inat të shqiptarëve!” E kuptueshme se për cilin lloj shqiposh e kishte fjalën ky shqiptar i madh.
Jeta dhe vepra e Konicës do të ishte një mjekim shumë efikas për mendjet e coroditura dhe të hallakatura edhe të atyre që duke jetuar për shumë vite larg Atdheut nuk e dinë apo e vënë në dyshim përkatësinë e tyre etnike…
-fund-