23.3.09

Rrezja e drites nganjehere...

Nganjehere eshte me mire te ecesh ne terr
lexuese e dashur...

te kapercesh ate qe nuk sheh...
te pengohesh te ajo qe nuk njeh...
te rendesh drejt feksjes ne erresire...
te mos shohesh nganjehere eshte me mire.

te lexosh ate qe do dhe jo ate qe rrefehet...
te degjosh melodine e nje kenge qe kurre nuk kendohet...
te ndjesh ate qe do dhe jo ate qe ndjehet...
te besh kujtim te pashlyer ate qe ia vlen te harrohet.

nese nje rreze drite per ty do te thyej,
shpirti yt mes gabimesh te njohura me s'do te jetoje...
imazhet e genjeshterta me te verteta do te perlyej
e kushedi c'makthe te panjohura rrezja ime do te ndricoje...

se shpesh drita eshte nje demon i ri...
kafshuese e pangopur e endrres deshireplote...
vrasese e pameshirshme e varrmihese perseri
e mekateve te erreta pa te cilat s'jetojme dot...

Stina e peste...

Stina e peste
si shqisa e gjashte
ne qiellin e shtate
con endrren time...
por zgjimi pa emer
pranveren e vyshk...
e perplas pas resh dhe e ben
therrime...
vjeshten lakuriqe e vesh me myshk
e gjethet e vyshkura
per dimrin tespije...

Vetmia

Kur ndjehesh i vetmuar
kerkon te te dashurojne,
kur ndjehesh i vetmuar
kerkon te dashurohesh,
kur ndjehesh i vetmuar
kerkon te te kujtojne,
kur te pelqen te jesh i vetmuar
thjesht martohesh…

Jeta

E luajtem edhe ne pjesen tone
ne me te madhen,ne JETEN-KOMEDI
e nese na duartrokiten ca caste,
me pas sallen zbrazen indiferente ne qetesi…

E njejta pjese,te njejtet vargje,
ne qe ndrrohemi zhurmshem a ne qetesi,
lindim e vdesim ne ato pak caste,
per te duartrokitur me pas nje aktor te ri…

Komedi e Jetes,tallje e Jetes,
caste te bujshme,e perjetshme jehone,
bukur te luajtem sa caste jetuam,
me e bukur do te ishe ne mungesen tone…

Itakat nje te shtune...

Nganjehere nuk ia vlen as qellimi;
Itakat jo gjithnje e meritojne
lundrimin e guximshem qe aq larg i coi
lundertaret qe pa Itakat dot s'jetojne...

I pashe Itakat..te gjitha i pashe...
mes dallgesh ne te gjatat lundrime
i preka e ne ikje te gjithave u thashe:
"Ti ishte Itaka, por jo Itaka ime"...

Nganjehere nuk ia vlen as qellimi;
te behesh Odise i ishullit qe enderron...
vec kur kemba te te shkele mbi Itake
do kuptosh qe Itaka vertet s'ekziston...

19.3.09

Gjurmë në rërë… (fragmente)

Me atë që mbeti lëkurës sime mbështjellë
rinisem për në udhën e gjatë pafund
në vitin e brishtë të jetës sime
me javët që m'i dhuruan pa të shtunë…


Pas meje edhe ca rërë të lagur
për amatorë kështjellash po lë
(në u rrëzoftë mos fajësoni vec rërën:
mes saj gjurma ime fle …)


Thërrimet që pyllit më ranë
të shtunave të tyre le t'i ndajnë
minj të arratisur nga gjirizet
rreth zjarrit që nis e ndizet...
kur pishës degëthyer t'i hiqen si ketra...
.........................................
Brigjeve të së nesërmes thyhet
një shishe pa mesazhin brenda…

Motrat siameze

Ne jeten time mes dashurise dhe frikes
symbyllurazi te paren zgjodha;
ne fluturimet e rradhes qe t'i shpetoja te dytes
binjak i vetvetes rrugen time mora...

Ika larg...aq larg sa harrova
se edhe frika nje moter binjake kishte...
vone...shume vone e mesova
se edhe dashuria nje frike e re ishte...

Pasaktesite e zemres...

Pa emer gjithshka eshte ne kete bote...
dhe ato qe kane...nuk kane vec nje emer...
valle mundi kush te gjeje emrin e s-a-k-t-e
ne gjendjen civile qe quhet zemer...?

Pa emer dashurite,
pa emer urrejtjet,
pa emer kenaqesite,
pa emer qejfmbetjet,
pa emer epshi dhe sperma e derdhur,
pa emer e gjelberta aq papritur zverdhur,
pa emer veshtrimi, pa emer syte,
pa emer gjumi kur behet vet' i dyte...
pa emer enderra, pa emer zgjimi,
pa emer perkedhelja, pa emer pallimi...
pa emer loti qe faqes rreshket,
pa emer dhe zeri qe heshtjes i flet...
pa emer femijet qe vijne ne jete shurruar...
pa emer te vdekurit varrezes se harruar...
pa emer dhe rruga qe ti e quan jete,
pa emer dhe turma qe mua me tret...
pa emer pulebardha dhe shkum' e valeve pa emer...
pa emer dhe gruaja qe dot s'u be femer...
pa emer e verteta qe nuk doli kurre,
pa emer mashkulli qe hiqet per burre...
pa emer perbuzja, nderi dhe poshterimi,
pa emer piedestalet ku permut adhurimi...
pa emer e nesermja drejt se ciles renda...
pa emer e djeshmja qe iku si endrra...
pa emer premtimi qe unazes sime fle...
pa emer dhe balta ku gjurmen tende le....
pa emer keto rreshta qe ti lexon perseri...
pa emer dhe emri qe me vune prinderit e mi...
pa emer buzeqeshja qe nganjehere vret,
te gjitha pa emer... e asgje s'humbet...

Pa emer gjithshka eshte ne kete bote...
dhe ato qe kane...nuk kane vec nje emer...
valle mundi kush te gjeje emrin e s-a-k-t-e
ne gjendjen civile qe quhet zemer...?

Destiny...

Mea culpa-t e mija pafund...
dhe troku i zemres pafund...
enderra te abortuara dhunshem
nga zgjimet ne momentin jo te duhur...
ate qe te tjeret arriten lehte
per mua ah sa mund...sa mund...
fytyre e bukur e femijerise tashme mbi syte e mi rrudhur...
lote gjithmone per personin e gabuar derdhur...
rendje...
rendje...
se per ku pa e ditur kurre
vjeshtat e te tjereve pranverave te mia hedhur...

Perse valle, o Zot, keshtu e paske thene,
qiejve ku fluturova
t'iu dilja ne fund kaq shpejt
deteve ku me hodhe
mallkimi horizontet t'iu kish zene
gjithmone te behej sic deshe Ti
sa here qe bera sic desha vete...?

15.3.09

Interviste vetvetes (fragment)

Kush je?
Une jam ti.
Nga vjen?
Nuk e di...
di vec ku jam
gremines se pafund ne buze i rri...
s'me mbron asgje...asnje mur...as gardh...
litare shpetimi s'kam...
si gjithmone ketu...ne zgrip...
e lehte te me shtysh...goditjen tende
pres si gjithnje...atje poshte te bie
e te ngjitem perseri...
Cfare je? Me se merresh?
Per cfare jeton?
Kujt perendie i falesh?
Ne cilin Zot beson
(nese beson...)...?
Te thashe...une jam ti...
por jo hija jote...
jam avulli qe e jotja fryme
ne pasqyre te kohes la...
jam loti qe nga qerpiket e tu prej thikash
si gjurme e pergjakur mbi nje pik' vese ra...
jam fjala qe nga goja jote si tym cigareje doli
dhe fletet e bardha plot lule-nikotine i mbolli…
Une jam poet…gjithnje i dehur …(fatkeqesisht jo cigan)
Hajdut s’kam qene…nese s’quhet vjedhje rrembimi i zemres
betohem per koke te femres…
jam edhe kurvar
jam edhe vrases…vetvrases kushedi…
jam edhe zoteri…
(edhe pse me zonja s’jam marre…)
besoj ne Zot…besoj ne Perendi…
s’ka emer te kote, por quhet Dashuri…
meshat e saj nuk behen te dielave
por neteve…cdo nate…mbi pianon e epshit
gishterinjte e pasionit luajne vec per ty…
psallme renkimtare nen qirinj djerse
henat dhe yjet ne syte e tu shkrire…
spermesperkatur puthjet si pika vese…
margaritare te shndritshem mbi trupin tend te shtrire…
Per ku je nisur?
Eshte rruge e gjate?
Ky hon i thepisur
eshte rruga ime…
nje hap i gabuar me ben therrime…
pastaj vine ererat…
(ke degjuar per ererat ?)
me shperndajne e me mbledhin…
kerleshur stuhive si pjalm me hedhin
mbi koka qytetesh...kembanaresh qe s’kumbojne…
mbi rruge te shkreta…teposhte e te perpjeta …
ku kepuc’ e vetmise aq fort tingellon
vije e Jetes behem ne fallin e nje dore
qe ciganja dinake mes lajkash veshtron…
Po miq…shoke..te dashur ke?
Miqte? Kush jane miqte?
Mos jane ata qe duart me lepijne
sa here qe mjalti nga to rrjedh,
apo valle jane ata te tjeret
qe kur gishterinjte per ndihme dridhen
ah sa lehtesisht kurrizin m’a kthejne?
Te dashur? Te dashur thua?
Kete nuk e di…
Dashnorja veshtire te te behet e dashur
Edhe pse e jotja rri gjer ne agim…
Edhe pse hiret e saj ty t’i ka falur
nga puthja e lehte deri tek i nxehti pallim…
Prange pronesie shpesh behet dashuria
nuk ka vlere dritherima…nuk ka vlere perlotja...
kollaj te gjesh nje femer,
por veshtire te gjesh nje zemer
qe ty te te perkase edhe pa qene e jotja…

Pothuajse poeme...( fragment )

Kjo duket si poeme
por nuk eshte e tille...
Eshte rrenje...
dege...
peme...
ku vargjet si gjethe...
te perbaltura
rrine...
Pema nen te cilen per nje cast
pushuan...
kur casti mbaroi
sic erdhen...
pane... dhe shkuan...
rrenje rrenjedala
ushqyer nga thellesirat...
pema ku zoqte nje here cicerruan...
pastaj te trembur iken nga dega
ku litari i kohes
varte hapesirat...

Kjo duket si poeme
por nuk eshte e tille...
Eshte peng...pengu im...
sa here qe nuk dhashe
sic di te jap une
atyre qe merituan
te merrnin aq shume...
eshte dashuri...
dashuri perjetesisht e padhene...
pamundesirash robinje
gjithnje e zene...
ne kohe te gabuar
gabimisht e vene...

Kjo duket si poeme,
por nuk eshte e tille...
Eshte zjarri ku une digjem
pa u bere dot hi...
eshte flaka qe ndricon
ate qe pas meje rri...
eshte shkendijeza qe shuhet
kur fiket nje qiri...
dhe fjolle e tymit me pas
ajo qe shikon ti...

Kjo duket si poeme,
por nuk eshte e tille...
Eshte jeta ku ne ecim
pa u rrezuar kurre...
eshte rrezimi i perditshem
aty ku mungon nje ure...
eshte ura qe nuk dime
se kur do te shtrije traret...
ndoshta mungon lumi...
brigjet...
kalimtaret...

Kjo duket si poeme,
por nuk eshte e tille...

Vetvetja nganjehere...

Zbardhi dhe nje dite...
e vjetra dit' e re;
egoisti u zgjua
me petkun e narcistit
dhe ne pasqyre te vetvetes
V-E-T-V-E-T-J-A i pelqeu
e shenjte ...
brilante...
unike...
sharmante...
...........................
Kerkoi ta shiste,
por si gjithmone...
e bleu.

Histori e shkurtër varrezash…

Varrmihësi gërmoi gjatë nën urdhërat e atij që pretendonte pronësinë mbi varrin, por pa gjetur asgjë.
“Po gërmoj kot më duket, zotëri!“. “Bëj sic të thashë! Jam shumë i sigurtë që këtu ka patur një kufomë. Kohë më parë dikush më varrosi mua këtu! Të paktën kockat duhet të jenë patjetër! E kupton ti mor' varrmihës i shkretë që ato kocka janë shpëtimi im? Ato kocka janë të mijat! Nëse ato kocka gjënden këtu, atëhere ky varr bëhet i imi! Më kupton?“.
Varrmihësi gërmoi akoma deri sa kazma e tij u ndesh në një gur të madh e të sheshtë që mesa duket shënonte fundin e varrit. E ngriti ngadalë gurin e madh dhe pasi hodhi një vështrim nën të i thërriti pretenduesit për pronë:“Zotëri! Gjeta dicka nën gur! Por…nuk janë kocka …”. “ E cfarë janë? “, pyeti zotëria i paduruar.
“Janë ca... filiza lulesh.”.
”Lule? Nuk është e mundur, jo, nuk është e mundur! E c’kërkojnë këto lule aty? Unë e di shumë mirë që aty ishte varrosur vetëm kufoma ime, pra kockat e mija! A thua të kem ngatërruar varr? “.
“Ndoshta, zotëri, ndoshta!”.
Duke hypur në makinë zotëria i bëri edhe një pyetje të fundit varrmihësit që po rimbulonte varrin e hapur e tashmë të mbetur pa zot .
“Si ishin ato lulet?”
“Filiza të rinj,por…të vyshkur, zotëri, të vyshkur…”.
Makina doli nga dera e varrezës, ndërsa i zoti i saj ish ndjerë i lehtësuar nga fjalët e fundit të varrmihësit.
Të paktën askush nuk do ta pretendonte pas tij pronësinë e atij varri.

(Janar, 2005)

Me dhimbje...

Ajo ishte trembedhjetevjecare kur mbeti jetime. Prinderit ia mori gripi spanjoll. Leshverdhe dhe e bukur si drita, jetimja nje dite prej ditesh ra ne sy te nje familjeje qe mbahej si paria e krahines. Ajo familje kishte tre djem. I mesmi studionte ne vendin e piramidave dhe faraoneve per regjizure dhe arte te bukura. Kur erdhi ne vendlindje me pushimet e veres ata u fejuan. Ai njezetekater e ajo shtatembedhjete. Nje vit me vone u martuan. Qendruan bashke ate vere njezet dite. Ajo mbeti shtatzene, ndersa ai u largua perseri drejt vendit te huaj ku studionte. U lindi nje vajze e mrekullueshme, bjonde si ajo dhe syzeze si ai.

Vitin tjeter filloi lufta.
Vendi u pushtua....italianet...gjermanet.
Gjate kesaj kohe ai nuk erdhi, por leterkembimi i tyre i dendur mbante gjalle premtimet e dashurise. Nga fundi i luftes ai i dergoi familjes se tij nje leter ku i kerkonte t'ia nxirrnin gruan dhe vajzen pesevjecare ne kufirin me Greqine ku do i priste ai. Me ne fund pas peripecive te luftes familja duhej te ribashkohej. Fatkeqesisht ne vend te huaj, pasi ne atdhe pushtetin po e merrnin komunistet. Por familja e tij ia fshehu letren gruas se re. Ajo grua dhe femija i tyre ishin te vetmet aresye qe mund ta risillnin prane vatres familjare dhe nenes plake studentin e larget. Ai priti me kot tej kufirit, ndersa e shoqja ngryste ditet ne shoqerine e se bijes dhe te vjehrres se saj te brengosur. Kishte ardhur viti 1945 dhe asnje nga djemte e saj nuk ndodhej ne familje.I madhi i arratisur e i vogli ne qeli i denuar me 101 vjet burg politik... I mesmi ishte ai, i munguari i perhershem, bashkeshorti i kesaj nuseje te re dhe babai i asaj vogelusheje qe nuk e kish pare kurre te jatin.
Ishin shpallur te tre "kriminele lufte" dhe "armiq te popullit" nga diktatori.

Nje dite prej ditesh nusja e re u largua nga ajo shtepi ku kishte nuseruar pa burre per shtate vjet me rradhe. I shoqi kish cuar leter ku e lajmeronte se lufta i kish ndare perfundimisht dhe e keshillonte te shihte jeten e saj. E kishte ndare aq lehtesisht...me nje cope leter te papritur. Keshtu iku nga ajo shtepi ku kishte jetuar me burre vetem njezet dite. Vetem njezet dite.

U vesh me te zeza sikur t'i kish vdekur burri.
Shkoi te shtepia e nje kushuririt te saj, por atje nuk gjeti vec sherbetoren plake qe i tregoi se edhe zoterine e kishin arestuar komunistet. Pas ca ditesh qendrimi aty shfaqet nje patrulle e partizaneve e cila i merr nene e bije dhe i con ne degen e brendshme. Nje hetues i propozon dy variante: Ose te ndahej nga i shoqi ligjerisht dhe t'i shpetonte etiketimit "e deklasuar" ose te mbante akoma ligjerisht mbiemrin e tij dhe te pranonte pasojat e tmerrshme e te qenurit gruaja e nje "armiku te popullit". Ajo nuk pranoi te firmoste divorcin. Edhe pse kish jetuar vetem njezet dite me ate burre, edhe pse ai i kish cuar haberin e ndarjes, edhe pse e kishin larguar nga shtepia e tij, perseri nusja e re mbajti ate premtim qe i kish dhene vite me pare atij e qe ne vazhdim ia kish dhene edhe te bijes qe vazhdimisht e pyeste " Mama, kam baba une?"...

Keshtu pasuan vitet e nje debimi te gjate per nene e bije ne nje province te humbur verilindore ku njerezit nuk flisnin shqip, ndersa atij iu ndalua kthimi ne Atdhe dhe emri iu rradhit ne listen e “armiqve te popullit”.


Nje dite prej ditesh, ndersa atdheu rropatej per ndertimin e socializmit, ne kinemane e qytetit te vogel u shfaq nje dokumentar per turneun ansamblit te kengeve e valleve ne Egjipt. Ne ekranin e madh njerezit pane se si nje shqiptar i shquar i Kairos, njeherazi kryetar i Kolonise se Shqiptareve te Misirit (para tij kete post e kish mbajtur Cajupi i famshem) kish mikpritur ne vilen e tij per dy jave rresht te gjithe ansamblin dhe dokumentari ishte prodhuar nga vete ai si dhurate per bashkekombasit. Nga ekrani ai pershendeste atdheun e tij dhe vecanerisht gruan dhe vajzen e tij te vetme qe jetonin ne nje qytet verilindor te Atdheut...
Ishte ai. "Armiku i popullit" dhe ato dy gra te reja , te deklasuara e te debuara nga vendi i tyre qe qanin ne fund te salles ishin gruaja dhe vajza e tij e vetme...

Shen Valentini i nje te martuari...

Sot është dita e shën Valentinit. Beqarët duhet të mbrohen sot nga tepricat e pasionit, të martuarit nga mungesa e tij.Më qëlloi që ky eveniment i përvitshëm të më gjejë të martuar, madje prej dhjetë vjetësh. Ky fakt nuk më bën as të lumtur e as të palumtur. Sidoqoftë ndjej një shije pasigurie në këto valentinët e fundit. Një pasiguri që buron nga fakti I njohur se asgjë e re s’do të ndodhë pikërisht sot midis meje dhe sime shoqeje,Edës.
Ose një siguri që sot midis nesh do të ndodhë dicka e vjetër dhe tepër e bezdisshme. Eda vdes për ta festuar shënin e të dashuruarve. I fillon përgatitjet dy- tri ditë përpara. Lan, shplan, tund, shkund, blen, mbush frigoriferin dhe kështu, ditën e shenjtë i con fëmijët te prindërit e saj në mënyrë që ne të jemi vetëm, fare vetëm, në intimitetin e një mbrëmjeje magjike me shampanjë, qirinj dhe dashuri që nën efektin e dy të parave i ka të gjitha mundësitë të kthehet në një eros pasionant mbi shtratin bashkëshortor. Natyrisht, unë nuk kam asnje kundërshtim për këto gjëra, sidomos për të fundit: Eda gëzon akoma dy privilegje të rralla për një bashkëshorte pas dhjetë vjetësh. Ajo është me të vërtetë shumë tërheqëse dhe e dyta dhe më e rëndësishmja, ajo nuk më është mërzitur akoma.
Ajo që unë nuk e honeps dot është pikërisht ajo parapërgatitje si një kronikë e një zbavitjeje të paralajmëruar. Dita e 14 shkurtit në kalendar më duket sikur thotë: “ Ej, bashkëshortë, bëhuni gati për një mbrëmje të mrekullueshme me bashkëshortet tuaja magjike! Harroni zënkat dhe sherret, fyerjet dhe sharrjet dhe nxitoni drejt të panjohurave të reja të pasionit që Xhulietat tuaja hyjnore do t’u falin juve, Romeove besnikë kësaj nate pa fund!”…Ah sikur të ishte vërtet keshtu…
Megjithatë unë dhe disa shokë të ngushtë të mijtë kemi gjetur një zgjidhje të pëlqyeshme për t’i shpëtuar në një farë mënyre rutinës valentiniane: Paraditen e kësaj dite e kalojmë si beqarët duke u përpjekur të të sajojmë ndonjë flirt të rastit duke përfituar nga dalldia që invadon femrat e reja këtë dite te vecantë. Dhe sigurisht pas flirtit të gjithë burrat janë të disponueshëm për gratë e tyre në shtëpinë dhe shtratin proverbial bashkëshortor.

Sot për dreq s’po më ecën fare. Ndoshta kam arritur në atë pikë ku të besoj se qeni plak e ka vendin tek kolibja e tij. Sidoqoftë nuk jam edhe aq i moshuar sa të bëhem besnik i kolibes. Ndaj vazhdoj tentativat për t’i dhënë larmi kësaj dite të bekuar.
Ndërkohë ora po i afrohet vaktit të drekës dhe pasi nga përvoja e di që orët e mesditës janë orët më të disfavorshme për të flirtuar, drejtohem për nga shtëpia e prindërve të mi. Që andej i telefonoj Edës dhe i them që po drekoj nga nëna dhe se e dua shumë dhe se ariu i saj i ëmbël (sic më quan ajo kur është me të mira) do ta zgjojë nga gjumi lepurushen e tij të vockël (sic i them unë edhe kur nuk jam me të mira) andej nga ora 6 e pasdites. Eda më jep një të puthur nga telefoni dhe nuk më thotë që t’i blej dhuratën e zakonshme, lulet, sepse unë kurrë nuk harroj ta lumturoj me dhuratën në fjalë. Sikur gratë të lumturoheshin vec me lule do ta braktisja profesionin tim dhe do bëhesha bahcevan, por jeta martesore më shpesh të ofron profesione më të fisme si ai i psikiatrit apo edhe i pacientit të tij…
Keshtu pra, ne oren e caktuar, me nje alamet buqete me lule ne dore, hap deren e shtepise dhe pa u ndjere futem drejt e ne dhomen e gjumit ku veshtroj me perkushtim lepurushen time te vockel qe fle (ose ben sikur fle, sepse grate jane dinake dhe dyshuese sidomos per shen Valentin ) si nje engjell.
I ve mbi jastek lulet dhe e puth lehte ne hunde pa e zgjuar. Eshte me mire qe engjelli te zgjohet sa me vone te jete e mundur, sepse nuk eshte kurre e sigurte qe nje grua te mbetet engjell edhe pas zgjimit...
Dhoma e ndenjes eshte gati, tryeza plot me fruta, fiq te tharre, stafidhe, arra, shishet e pijes....dhe qirinjte e famshem te gatshem per t'u ndezur. Gjithshka gati. pritet vetem zgjimi i engjellit dhe ardhja e nates.
Ulem ne njerin nga kolltuket, ndez nje cigare dhe shijoj me sy komfortin e shtepise sime. Me pelqen ky ambjent luksoz e teper modern, sidomos pikturat abstraksioniste neper muret e lyer nga dikush qe perfundoi ne cmendine disa kohe me pare. Mobiljet, kolltuket, etazheri, tavolina e ulet, te gjiutha jane ne ngjyre te zeze, ndersa moketa ne ngjyre gurkali.
melodia e nje disku te Santanes, pikerisht Black Magic Woman, ma ben edhe me te pranishem kete luks te zi te kushtueshem.
Megjithate ekziston edhe nje luks tjeter, i bardhe, ne kete shtepi. Dera e dhomes hapet dhe para meje shfaqet Eda, vetem ne te mbathura, nen nje kemishe nate te bardhe, teper transparente, te rene nga njeri sup, nje version seksi i saj, mesa duket specialiteti valentinian i mbremjes...
I pamesuar shpesh me versione te tilla te gruas sime, nenes se tre femijve te mi dhe duke patur parasysh qe jemi ne dimer, e per dreq, duke harruar per nje cast shen Valentinin, i them :" Vishu se mos ftohesh!".
Kjo fjali fatale e irriton tej mase Eden time. E kuptoj menjehere qe gabova taktikisht. me fjale te tjera, u tregova shume ****. Nxitoj te korrigjoj, por tashme eshte teper vone. Ajo eshte zhdukur nga dhoma dhe pas disa castesh e shoh te shtrire permbys mbi shtratin, mesa duket fatkeq kete nate...
" Eda, Eda, lepurushja ime, shpirti im, zemra ime...". Por me kot. Asgje nuk ia ndalon ngasherimin. Deshton edhe perpjekja ime per ta perqafuar: kthehet nga une dhe mes nje lumi fjalesh tipike per kesi rastesh me shtyn tere neveri...
Ky eshte nje moment teper klasik qe deri me sot s'besoj t'i kete dhene zgjidhje ndonje burre. Te qendrosh aty prane saj duke degjuar ate ligjerate mllefshfryrese eshte e pamundur te mos acarohesh edhe ti, gje qe ti ne asnje menyre nuk e deshiron, sidomos mbremjen e te dashuruarve... Te largohesh, perseri, do te keqkuptohesh per te dyten here ("ja, ai u largua pa e vrare ndergjegja fare sepse nuk me do me....")

Sidoqofte , une largohem, futem perseri ne dhomen e ndenjes dhe pi ca konjak nen tingujt e Santanes.
Dikur, shume vjet me pare, kete gjendje ngerci e zgjidhte fare mire seksi, fantastik do te thoja, pas nje sherri te tille....Por tani gjerat kishin ndryshuar. Kane kaluar dhjete vjet nga koha kur me te vertete me pak seks mund te kuroheshin ngaterresa te tilla. Pas kaq vjetesh e pas tre femijeve gruaja mund te te behet dashnore nje here ne vit, per shen Valentin bie fjala. Ndaj u pa puna edhe per kete valentin: le ta nis i vetem festen e Edes, mbase me vone qetesohet dhe vjen edhe ajo...

keshtu, gote pas gote arrij t'i krijoj vetes ate gjendje kenaqesie qe me lejon luksin e te medituarit. Nje nga te mirat e padiskutueshme te alkoolit eshte pikerisht krijimi i nje lloj imuniteti ndaj te keqijave te kesaj bote.
Pak konjak dhe muzike jane te mjaftueshem per te te futur ne nje univers ku sherret me gruan cvleresohen per te fituar me pas vetem vlera arkivore...
Por edhe grate, si djaj te pameshirshem ne poshterimin e tyre, kane shpikur nje arme te suksesshme ne te tilla raste: ato vishen me nxitim dhe pa te pershendetur nisen per tek prinderit e tyre, ku mund te qendrojne dy tri dite ne pritje te telefonates sone " shpirti im kur do kthehesh se po vdes per te pare syte e tu te dashur..."
Eda nuk ndryshon nga grate e tjera ne kete pike, ndaj ndersa une shijoj kombinimin e konjakut me kikiriket e pjekur, degjoj deren e jashtme te perplaset me force dhe hapat e saj te zhurmshem neper shkallet e pallatit.
Te gjithe burrat, te dehur ose jo, ne caste te tilla perjetojne vrarje ndergjegje, por kjo sigurisht nuk zgjat shume. Sepse ,ta themi mes nesh, te gjithe burrat gezohen ne nje fare menyre kur mbeten vetem ne shtepi, qofte edhe per pak dite. Me te mbetur vetem ne mendojme se si te lajmerojme sa me shpejt ndonje dashnore per te kaluar nje mbremje te bujshme. Por edhe po nuk disponuam nje te tille edhe vetem ideja e te tradhetuarit te gruas do te ishte e kendeshme. Se nje grua tradhetohet jo vetem duke bere dashuri me nje tjeter, por edhe duke mos bere dashuri me ate vete...

S'e kisha menduar kurre qe shen Valentini te me gjente pa nje femer prane, qofte kjo edhe Eda ime e shkrete.
Tani po troket mesnata dhe duhet te isha duke bere dashuri me Eden, ndoshta te dehur, spontane ne argumentat dhe mesazhet seksuale qe trupat tane do i falnin njeri tjetrit...
Pra po mendoj vec per pak seks, jo per hir te Valentinit, por per te respektuar deri ne fund ate gjendjen e mrekullueshme delirante qe me falin konjaku, kitara e Santanes dhe mungesa e trupit te Edes ne versionin me sexy te saj. Trishtohem kur perfytyroj Eden te veshur me tuta sportive ( te shtepia e nenes se saj ben ftohte) shtrire mbi njerin nga divanet e ngushte te sallonit, mbuluar me nje jorgan qe i bie perdhe here pas here...
Madje me vjen t'i telefonoj, por kur shoh qe eshte mesnate ndrroj mendje. Te pakten ta kisha uruar kur i vura lulet te jasteku, i heshtur se mos zgjoja engjellin tim nga gjumi...

Harrova t'ju them qe tani jam ne kulmin e qejfit. kendoj, kercej, imitoj brazilianin e famshem duke i rene kitares (kete e bej para pasqyres se korridorit)...dhoma eshte mbushur plot tym cigareje, me tinguj te magjishem, me dritehije nen flaken infantile te qirinjve, me mua dhe me mungesen e Edes...megjithese tashme nuk ndjej mungesen e Edes, por te cdo femre ne bote...

Dal per pak caste ne ballkon dhe natyrisht nis te meditoj. Meditimi i ndihmon te gjithe te martuarit te kalojne me sa me pak dhimbje vitet e pavaresise se humbur e te identitetit te tjetersuar aq bashkeshortesisht.

Heshtje dhe qetesi.Tani dashnoret e lumtur, bashkeshortet e lodhur, te gjithe, optimistet dhe te zhgenjyerit po flene. Shen Valentini eshte terhequr perseri ne dhomen e tij te makiazhit i gatshem per te pergatitur masken e tij te re per karnavalin e 14 shkurtit te ardhshem. I vetekenaqur nga sajimi i frazave te tilla meditative, ndez nje cigare tjeter dhe ul veshtrimin mbi nje fshesare, mesa duket jevge, qe duke kenduar nje motiv te njohur gabelesh sfidon gjumin e valentinianeve...
Si cdo mashkull i planetit edhe mua me deperton te terin ideja se nuk do te humbisja asgje nese do e ftoja jevgen ne shtepi per te mbushur ate vakuum feminil te padurueshem. Keshtu nis e fershellej edhe une motivin e saj.
Ajo ngre koken lart, hedh veshtrimin nga une dhe me flet. "Hajt robi, me hidh nje cigare!"
"Eja ta marresh ketu lart!", i pergjigjem kerkeses se saj te cilter.
nderkohe fillon nje shi i rrembyer. "Eja lart!". "Jo, jo!"
Zbres shkallet pa harruar te marr vec cigareve edhe nje shishe shampanje, te pahapur si te gjitha shampanjat e tjera qe prisnin pranine e Edes per te invaduar labirinthet e kenaqesise...Nuk ka gje me te trishtuar se sa hapja e shampanjes pa pranine e nje femre...

Futemi bashke me jevgen dhe fshesen e saj nen strehen e nje kioske prane.Hap shishen dhe zhurma e tapes e ngazellon jevgen e beshme qe qesh si e marre kur shikon se si une i dehur dhe cakerrqejf bej dush me shampanje ne mes te rruges, mes atij shiu te dendur te pasmesnates se Valentinit.
"Ve bast qe po kenaqemi!" i them jevges qe vazhdon te qeshe e te duartrokase duke pare kercimin tim ala andaluzia...
Ulemi te lodhur prane e prane nen strehe dhe filloj t'i flas per lloj lloj gjerash te kesaj jete te dhjere. I flas per vdekjen, dashurine, per zogjte, per Froidin, per Shostakovic, per rruget, per racizmin, dhe natyrisht edhe per sherrin me Eden.
Ajo nuk flet ,por vetem veshtron duke thithur cigaren e duke luajtur me shishen bosh te shampanjes...
Nuk e di se sa ka zgjatur, por zeri i jevges me permend nga dremitja.
"Zoteri, zoteri!Duhet te ngriheni e te shkoni ne shtepine tuaj!". E ndjej qe koka ime e trullosur pushon mbi preherin e saj.
Me ndihmen e saj ngjis shkallet dhe kur arrijme te dera ime e ftoj te me shoqeroje ne brendesi. Ajo kundershton dhe tenton te largohet duke me falenderuar, por dora ime e ka mberthyer fort pas krahut...
"Te lutem, mos ik! Kam nevoje per nje grua sonte! me pelqeve shume atje poshte!"...dhe e veshtroj te gjinjte e medhenj qe nje bluze e ngushte pambuku e lagur nga shiu dhe shampanja ia nxjerrin edhe me shume ne pah...
Pak caste me vone e ndjej jevgen tek perpiqet te me zhveshe per te me futur ne shtrat, gje qe e realizon disi me veshtiresi. une pothuajse fle i vdekur dhe sigurisht ne kete gje ndikon edhe prania e jevges se mire.

Pas nje ore sikur permendem disi. Ajo eshte ulur ne fund te krevatit, si gjithmone duke tymosur cigaret e mija. trembet nga zgjimi im i papritur dhe ngrihet ne kembe si e zene ne faj." Edhe nje ore me mbaron turni, zoteri, dhe jashte akoma bie shume shi..." shfajesohet.
I afrohem prane dhe e shoh qe i ka hequr kepucet. Ndoshta ka dashur te shtrihet, por ne momentin e fundit ka ndrruar mendje.
"Eja, eja ulu ketu prane meje!". E bindur me ulet prane dhe une pa hezituar i hedh njeren dore ne qafe. Trembet perseri dhe del nga dhoma. Une ndez nje cigare dhe qendroj ca caste me syte ngulur mbi nje pikture nudo mbi mur dhe mbi kemishen transparente te nates qe Eda e ka flakur ne cep te saj....
Papritur degjoj tingujt e Santanes nga dhoma tjeter. Ngrihem i bere mese esell hap me kujdes deren dhe futem ne dhomen e ndenjes.
Jevga tani eshte ulur mbi divan.Duket e shijon muziken e brazilianit. Dal nga dhoma dhe kthehem perseri me kemishen transparente ne duar...."Vishe!" i them dhe dal perseri...
Pas pak jam perballe saj. Eshte nje ambjent vertete elektrizues, muzike, qirinj dhe nje grua gjYsem e zhveshur e mbi te gjitha jevge, si nje dhurate nga karnavalet e Rio de Zhaneiros, dhe mbi te gjitha....nje shi i dendur qe proverbialisht ka nje lidhje gjenetike me jevgjit , gabelet dhe pallimin...

Zgjas duart drejt saj dhe e ftoj ne vallezim. Kercejme te puthitur teresisht, ngadale, ngadale, ne nje perhumbje teper elokuente dhe dihatese....
Tani asnjeri nga te dy nuk e ve ne dyshim qe ky blues i trishtuar do te finalizohet me nje hard rock mbi shtratin e shenjte, e pse jo, ketu ne mes te kesaj dhome, mbi moketen e pastruar plot merak nga Eda...
Dikur e puth lehte ne gushe e pastaj drejt e ne buzet e shijshme plot tul. Duhet te jete rreth te tridhjetave...Ndjej duart e saj te me ferkojne ne fillim shpatullat, belin e me pas me nje levizje te vrullshme dora e saj nis te ferkoje organin tim pulsues e te forte. Zhvishemi te dy ne ethe. Ka nje trup me te vertete terheqes, gjinj te fryre dhe kofshe te plota disi muskuloze. Zhgryhemi mbi moketen e Edes duke renkuar agonine e rastit. Jam aq i eksituar saqe lumturohem kur vjen momenti qe jevga syperenduar me pergjerohet " Mjaft lali se me vdiqe!"
E shoh qe eshte sterngopur dhe e di qe kur te shkoje ne shtepi nuk do t'ia jape jevgut te saj te etur.
Pasi pushojme ca te shtrire e te perqafuar, ajo ngrihet, vishet dhe largohet me vrap shkalleve te pallatit.
Me mbeti merak qe nuk e pyeta nese e dinte qe sot eshte shen Valentini.

Edhe pak do te agoje. Do te vije mengjezi dhe pastaj...Eda me femijet. Por une do jem ne gjume. Ndoshta Eda do te hyje menjehere ne shtratin tone te perbashket e do ta zere gjumi mbi gjoksin tim.
Kur te zgjohemi ndoshta s'do ta ndjej edhe aq shume peshen e dhjete vjeteve gjume te perbashket martesor, se, sidoqofte, edhe ky lloj gjumi ka kenaqesine e vet: te rrit cilesine e enderrave qe shpesh u ngjajne atyre te beqareve optimiste...

(1996)

Nganjehere kur bie debore...

Gjithmonë e kish patur zët dimrin. Mjaftonte leximi i fjalës “dimër” në faqet e ndonjë libri që ai të mblidhej kruspull në qoshen më të ngrohtë të dhomës, të mbulohej me kujdes me një batanie të trashë, pa harruar të porosiste të motrën t’i sillte pranë një borsë me ujë të ngrohtë që ajo ia vendoste me dashuri pranë gjoksit, si për t’i treguar vëllait të vetëm se misioni i një motërze ishte dhurimi i ngrohtësisë.
Imazhi i fjalës “dimër” s’do të ishte i plotë po të harronim edhe corapet e leshta që e ëma, kjo krijesë e dhëmbshur, thurrte cdo dimër e për t’u hedhur gjatë pranverës në ndonjë cep anonim të ndonjë valixheje të strukur diku mes një rafti të improvizuar mbi depon e druve.
Më vonë student i varfër dhe larg familjes, dimri i kish sjellë ndërmënd vec këpucë dhe corape të lagura, të vëna mbi njërin nga kaloriferët e dhomës modeste, pranë një palë mbathjeve të lara në urgjencë e sipër-pasojë e takimit të papritur me një qënje flokëgjatë dhe simpatike që në kofidencë i kish pohuar se i pëlqente dimri dhe dëbora.
Vite më pas, fati dhe lapsi i një matufi ministror e kishin degdisur në një fshat verior, ku dimri zgërdhihej me tërë ftohtësinë e tij për plot gjysëm viti. Vetmia dhe i ftohti shumë shpejt e bënë më të ashpër e më të ftohtë se vetë dimri. Tashmë ai s’e kishte frikë dimrin. Thjesht e urrente. S’kish më nevojë as për borsën e ngrohtë, as për corapet e leshta e as për zjarrin bubulak që fshatarët e mëncur e të palarë ndiznin cdo mëngjez për inxhinierin që do t’u ndërtonte hidrocentralin.
Por sonte këtë natë, pas kaq vitesh në emigracion, larg gjithshkaje të ngrohtë dhe të ftohtë të së kaluarës, ai kish ndjerë që dicka kish ndryshuar.
Kishte rreth një orë që ish mbërthyer pranë xhamit të dritares duke vështruar dëborën e bardhë që magjishëm dhe lehtë-lehtë, si një puthje,kish nisur të mbulonte qytetin, rrugët, degët e limonave dhe portokajve që zbukuronin shtëpinë ku jetonte me qera. Thithte mendueshëm cigaren dhe herë pas here fshinte me dorë avullin mbi xhamin e ftohtë.
Kurrë ndonjëherë s’ish futur në mendime nga rënja e dëborës. Aq më pak nga dëbora e një vendi të huaj. Vështrimi i tij kish ndjekur për minuta të tëra atë desantim të bardhë, të heshtur, fitimtar të atyre flokëzave të brishta mbi asfaltin e ftohtë dhe mbi kangjellat e hekurta që i nënshtroheshin atij pushtimi të bardhë në heshtje të plotë.
Aq i butë ishte ai pushtim, saqë ishte e pamundur që atij të mos i vinte nga skajet e largët të kujtesës zëri i ngrohtë i dashurisë, i kësaj dëbore të pastër, e vetmja dëborë e ngrohtë që bie mbi njeriun aq pa u kuptuar, deri sa një ditë e ngrin të tërin me ngrohtësinë e saj të akullt e që më vonë, në shkrirjen e saj po aq të pakuptueshme, largohet për ta lënë të ngrirë e të palëvizshëm mes vetmisë që lë pas shkrirja e saj e papritur…
Fjalë të buta e të lehta si dëbora kishin rënë mbrëmjeve rreth tij për t’ia bërë më të bukur ëndërrën…
Puthje të buta e të lehta si dëbora e kësaj nate për t’ia bërë më të gjatë ëndërrimin…
Premtime, lotë, përgjërime nën stalagmitet e sapoformuara të dashurisë dhe përsëri puthje…me dhjetëra…me qindra…me mijëra…si flokët e dëbortë të kësaj nate…
Më pas ato ishin shkrirë duke lënë pas një llokë shpesh të zezë e më shpesh të pangjyrë që ai netëve vetmitare ishte përpjekur t’u jepte ngjyrën e bardhë e të pastër të së djeshmes, ngjyrë që në të vërtetë, në rastin më të mirë, i ngjasonte një grije të errët, të thinjur, të hirtë, si një lëngim i gjatë, aq larg bardhësisë së kësaj mbrëmjeje të pazakontë në shkëlqimin e saj.
Por fundja sonte gjithshka ishte e bardhë, e pastër, e paqtë.
E bardhë një fotografi e saj mbi komodinë, e bardhë edhe shenja e një buzëkuqi në jakën e një këmishe që ai s’e kish larë prej muajsh, i bardhë edhe llumi i kafesë ku sapo kish fikur cigaren e hidhur të rradhës…
Sonte me mijëra sy shohin magjinë e kësaj dëbore, me mijëra vogëlushë luajnë mes saj, me mijëra nëna shqetësohen nëse fëmijët e tyre mbërdhijnë (ndoshta edhe e ëma me corapet e leshta ndër duart e plakura), me mijëra dashnorë qëllojnë njëri-tjetrin mes lotëve të gëzimit, mes lumturisë të të qënurit bashkë.
Ndoshta edhe ajo, simpatikja flokëgjatë, po qëllon dikë me topa bore. Ndoshta dikush po i fut ca dëborë në qafë, sic kish bërë edhe ai dikur. E pse jo?
Mblodhi buzët me përcmim. Më pas buzëqeshi hidhur e më vonë qeshi me zë të lartë pa e kuptuar as vetë.
Ishte një natë e bardhë…e bardhë…e bardhë…me një dëborë po aq të bardhë. Prandaj edhe e qeshura iu shndërrua në një dëshirë për të luajtur edhe ai jashtë në dëborë. Doli dhe i dehur nga magjia e bardhë nisi të rrokulliset…të kërcejë…të thërrasë…të vrapojë e përsëri të shtrihet i harruar mbi petkun e bardhë të mbrëmjes së dëbortë.
Për një cast vetja iu duk si idiot. U ngrit rrëmbimthi, shkundi dëborën nga shpatullat dhe hodhi vështrimin nga rruga me frikën se mos dikujt i kish rënë në sy cmenduria e tij. Pasi u sigurua që ishte i lirë në cmendurinë e tij, vazhdoi përsëri lojën fëminore. Bëri ca topa me kujdes, si dikur, dhe i vendosi në parvazin e dritares. Ishte i gatshëm për sulm. Për dreq ishte i vetëm mes asaj fushe të bardhë beteje. Nuk donte ta besonte që pikërisht sonte, kësaj nate të bardhë me dëborë të bardhë, ai është i vetëm.
Nisi të qëllojë kokrat e limonave e portokajve, pastaj portën e jashtme të shtëpisë, një antenë televizori të fqinjit, si dhe mbi një qen të mbërdhirë që kaloi me bishtin ndër shalë duke kuisur me një zë të mjerë.
Vonë-vonë, me një entuziazëm të beftë, nisi të bënte një njeri prej dëbore. Ndërsa po merrej me veprën e tij, mendja iu rikthye tek simpatikja flokëgjatë që ndoshta në ato momente po zhgrryhej në dëborë nën trupin e ngrohtë të atij tjetrit. Ky mendim e shoqëroi gjatë gjithë atyre casteve e ndoshta ndikoi në shëmtimin e atij njeriu të dëborte, vepër e duarve që dridheshin jo më nga i ftohti, por nga zemërimi, një zemërim ndoshta i bardhë.
U largua ca hapa, mori topat e bardhë në duar dhe nisi të qëllojë mbi krijesën e tij, herë lëhtë-lehtë si të qëllonte flokëgjatën e herë me tërë forcën si të qëllonte atë tjetrin. Për dreq, në rastin e fundit asnjë nga topat nuk binte në shenjë. Kjo gjë e nervozoi, ndaj u afrua te njeriu prej dëbore, i futi një të sharë dhe më pas cizmet e tij nisën ta shqelmojnë pa mëshirë deri sa e kthyen në një grumbull të lerosur dëbore, ndoshta e vetmja gjë e lerosur e kësaj nate të bardhë. Pasi shurroi një copë herë aty, e kuptoi që, në fund të fundit, bënte ftohtë dhe ishte bërë qull.
Futet në shtëpi, than kokën me një peshqir dhe pasi ndez një cigare, i ulur pranë kaloriferit, nis të vështrojë përsëri dëborën jashtë, por këtë herë pa rënë në mendime. Thjesht i bindur që në të vërtetë dëbora nuk është edhe aq e bardhë dhe e magjishme. Këtë bindje ia përforcoi edhe ideja që nesër në mëngjez petku i bardhë do të nëpërkëmbej shëmtuar nga hapat e kalimtarëve, nga hapat e tij, të saj dhe të atij tjetrit. Aty pranë do të jenë ndoshta edhe gjurmët e qenit të mbërdhirë që sidoqoftë kishte merituar dicka më shumë nga kjo natë.

(Athine, 17 dhjetor, 1998)

8.3.09

Labirinthe...

Edhe pse tekstet e anatomise dhe te fiziologjise nuk e thone, ne te vertete njeriu eshte i perbere prej kujtimesh. Por qe te kuptohet kjo gje duhet qe njeriu te kete arritur ate moment te jetes se tij kur, sipas Cvajgut, nuk ka me frike nga e shkuara. Dhe kjo ndodh zakonisht ne pleqeri...
Diku kam shkruajtur qe jam i lumtur si nje njeri me kujtese te keqe. Kjo thenie nuk vlen per kujtimet e meposhtme. Jo gjithmone kujtesa e forte te ben te palumtur. Sidomos kur kujtimet vine nga mosha e pafajesise, 25 a 30 vjet me pare...
Uroj qe lexuesi ne fund te ketyre rreshtave te buzeqeshe dhe te zhytet edhe ai pafajesisht ne labirinthet e veta te kujtimeve te hershme, te te cilat ndoshta duhet kerkuar eliksiri i rinise se perjetshme te shpirtit...

* * *

M e njoha kur isha ne klasen e shtate, diku nga fillimi i viteve shtatedhjete. Ajo ishte nje vit me e vogel se une. Pas nje mbremjeje poetike vendosem te benim nje shetitje deri prane pallatit te saj i cili ndodhej ne fund te qytetit.Ishte pragmuzg pranvere. Shetitja jone zgjati edhe nja 200 m me poshte...diku prane nje fabrike. Aty e putha. Ne faqe. Kur e perserita puthjen lehte e tere frike mbi buzet e saj ajo iku me vrap drejt pallatit te saj. Kishte sy shume shprehes ngjyre kafe te erret dhe akoma nuk i dalloheshin qarte format e gjinjve.
Kur shkova ne shtepi ate nate sajova nje bllok mikroskopik qe e nxente edhe xhepi i vogel i pantallonave dhe ne kapakun e tij shkruajta BLLOKU I SEKRETEVE . Ne faqen e pare me germa te vogla shume shkruajta shenimin e pare te jetes sime ne nje ditar. "Sot putha ne buze M"
Por entuziazmi im u nderpre te nesermen. Nena ime para se te lante pantallonat e mija beri ritualin e cdo amvise te kujdeshme, pra kontrolloi xhepat se mos kishin dicka qe nuk duhej lare bashke me pantallonat ne lavatrice. Aty gjeti bllokun e vockel dhe i terhoqi vemendjen titulli. Pasi lexoi shenimin tim te sinqerte ne faqen e pare hyri ne dhomen time dhe me nje fytyre te egersuar e me ditarthin ne dore m'u hakerrua: "Ta tregon qejfin yt ate kur te vije!" Une u tremba dhe me ankth dhe frike prisja ardhjen e babait. Kur ai hapi deren e dhomes sime u drodha. I qete, me nje buzeqeshje plot drite ne fytyre m'u afrua dhe duke shkelur syrin me pyeti si me kersheri:"E mire ishte? Te shijoi?". I tregova gjithshka, ndersa nuk mund te harroj driten e buzeqeshjes se tij gjate gjithe rrefimit tim te sinqerte, rrefimit tim te pare erotik.
Ndoshta ka qene ky moment kur une mesova se edhe babai mund te te behet nje shok shume i mire qe ne ate moshe te vogel qe isha une.
Po c'ndodhi me pas? Me vone ne korridoret e shkolles me M thjeshte pershendeteshim, ndersa ajo perflakej ne fytyre gjithnje si lulekuqe Nuk me fliste me. Pas disa kohesh ne shkolle ndodhi dicka e pazakonte.Nje shoqja e saj e klases i kish marre fshehurazi ditarin dhe aty kish lexuar tere shenimet e saj. Heroi i vetem i atij ditari kisha qene une!!! Heroine - puthja ime. Me pas ajo ia kish treguar tere zell ditarin mesueses kujdestare e cila me nje zell akoma edhe me te madh ia kish treguar drejtorit te shkolles. Keshtu e pashe veten ne drejtorine e shkolles perballe nje drejtori xhuxhmaxhuxh dhe M-se. "Ajo qe keni bere ju te dy ndodh vetem ne vendet borgjeze revizioniste", na tha ai. Pasi na permendi normat e moralit komunist, na keshilloi dhe paralajmeroi se ne rast perseritjeje do na perjashtonte nga shkolla. Po ate pasdite prinderit tane iu nenshtruan te njejtes terapi keshillash dhe paralajmerimesh ne zyren e xhuxhmaxhuxhit, qe per hir te se vertetes duhet thene qe nuk ishte njeri i keq.
Vite me vone, si gjimnaziste, me M u takuam dhe folem gjate duke qeshur dhe kujtuar ate puthje te pare idilike...


* * *

F ishte nje grua e martuar,mesuese fshati, qe banonte diku prane pallatit tim. Thonin qe ishte qejflie shume, duke u mbeshtetur ne mitologjine erotike vendase sipas te ciles femrat leshatore e gezonin kete dhunti te shumedeshiruar. Mos harroni: jetonim ne epoken kur jo vetem qe depilimi kryhej vec ne rastet e operacioneve mjekesore , por being natural hairy konsiderohej mode.
Shkoja shpesh pasditeve te nje shoku im i cili banonte pikerisht perballe shtepise se F. Nga F kujtoj kembet terheqese dhe te gjata, gjinjte e vegjel, aromen e trupit, dritherimen e gjuhes se saj gjarperushe, si edhe dialektin e vecante me te cilin fliste gjuhen shqipe, pasi ajo vinte nga nje treve krejt e ndryshme nga vendlindja ime. Me te pata nje lloj lidhjeje disi te cuditshme qe vazhdoi gjate tere stines se veres te atij viti te gjimnazit.Takoheshim sa here qe donte ajo. Nuk jemi palluar bashke, por vec puthur dhe perkedhelur ne vendet me intime. Takoheshim ne shtepine e saj ku i shoqi shpesh mungonte ne kerkim te mineraleve nentokesore qe trevat tona i kishin me shumice...
Ajo kishte pervec burrit edhe nje dashnor, por ne intervale te ndryshme i pelqente te kruhej soft edhe me mua qe isha pothuajse gjysma e moshes se saj.I pelqente te me puthte. Nga ajo kam mesuar the french kiss. Cfare mesova nga femrat e tjera mbi artin e te puthurit ne vazhdimesine e jetes sime ishin thjeshte grimca plotesuese.
Sot ajo eshte thinjur teresisht ne prag te 60-tave, jeton ne Tirane me bashkeshortin e saj dhe eshte pronare e nje koneje te vockel e te bardhe.
Tre muaj me pare i dhurova librin tim te fundit poetik me dedikimin simbolik: "Mesueses qe me mesoi me shume se te tjerat!"

* * *

J ishte 15 vjece dhe une 17. E brishte, me dy bishtaleca qe i vareshin fytyres se embel ku spikasnin dy sy te medhenj te zinj...sy te mbushur me kersherine e moshes dhe me driten e se nesermes...kam pershtypjen qe ne ditet tona keta lloj sysh nuk ekzistojne me. Ndoshta sot, ne ndryshim nga dje, jeta ka ritme aq te shpejta saqe askush nuk ka me kohe te kerkoje driten e se nesermes ne syte e rimelte dhe fytyrat e ngopura plot make-up te adoleshenteve te sotme.
Ne morine e te tjerave J mund te konsiderohet si legjendarja...Lidhja me te vazhdoi per mese dy dekada me nderprerje te shumta ne mes...Nje vajze e cilter, e qete dhe tmerresisht e paster fizikisht ("Ty te vjen era mengjez!", i thoja...) ...me nje buzeqeshje djallezore qe zinte rob edhe vete djallin...dhe me nje veshtrim zhbirrues qe do bente te ndjehej ne faj edhe nje engjell....Nuk ishte thjeshte e bukur, por edhe vajze e mire...qe cuditerisht u bindej tekave te mija...ikjeardhjeve te mija absurde...trilleve te adoleshentit te papergjegjshem qe zoteronte edhe pas te njezetave qenjen time...
E vecanta e kesaj lidhjeje ishte se sa here qe ritakoheshim pas disa vitesh cdo gje fillonte aty ku e kishim lene...a thua se vitet e mungeses kishin qene thjeshte nje enderr e brishte mengjezi...
Kur e takova per here te fundit dy vjet me pare e pyeta:
"Je bere ndonjehere pishman qe ke qene e dashura ime?"
M'u pergjegj pa hezitim: "Jo"
"Po qe nuk mundem te martoheshim bashke te vjen keq?"
Perseri pergjigja e saj ishte "Jo"...
Prej shume vitesh jeton me familjen e saj ne nje metropol perendimor ku klima e ftohte i ngacmon nje reumatizem te vjeter...

* * *

A ishte e bija e nje shoferi dhe e nje shtepiakeje gjysem te paralizuar. Shkelqimi i syve te saj edhe sot me kujton nje imazh dhelperak. Ndoshta femra me dinake qe kam njohur. E holle, e hajthshme, me nje bel tundues qe pasohej nga vithe zevzeke. Femer aspak besnike dhe mjeshtre e genjeshtres. Gjithsesi ne ato pak muaj qe kaluam bashke as une nuk shquhesha per besnikeri, perkundrazi me argetonte fakti qe pervec seksit mes nesh zhvillohej edhe nje lufte e ftohte zbavitese dhe reciproke mashtrimesh. Ishte periudha kur me duhej te menazhoja tri lidhje paralele, qe te trija te fresketa, pothuajse ne te njejten moshe si edhe une, 18 vjecare...
Nga historia me te mbaj mend qe e kemi bere mbi karrocerine e nje kamioni te tipit Saurel te ngarkuar me qymyr gjate nje udhetimi te bere naten...bashke me ne mbi kamion ne nje moment kishin hypur edhe ca arrixhinj te ngarkuar me shume thase qe nuk dihej se cfare kishin brenda. Pas nja dhjete km udhetim arrixhinjte zbriten duke marre me vete zhurmshem edhe ngarkesen e tyre. Ndersa po e benim me A mbi grumbullin e qymyrit dhe nen ate qiell te paster shtatori syte na dalluan nje thes qe mesa duket e kishin harruar arrixhinjte. Sic e kisha nen trupin tim e ngrita A dhe e perplasa mbi thesin me idene qe mund te na sherbente si jastek ai thes. Por nje klithme rrenqethese qe cuditerisht doli nga thesi na i coi floket perpjete: brenda tij ndodheshin dy gica te vegjel! ....
A u tmerrua, kurse une instinktivisht e rrembeva thesin dhe e hodha bashke me dy gicat brenda drejt e ne humneren qe shtrihej anes rruges automobilistike...Ne oret ne vazhdim nuk mundem te vazhdonim pallimin. Kishim qendruar te perqafuar deri ne fund te atij udhetimi.
Tani A eshte martuar,ndodhet ne Greqi, punon si rrobaqepese veladonesh fetare prane nje manastiri dhe ka tre femije...

* * *

E ishte e bija e nje gjykatesi. Bjonde, trupdrejte dhe gjoks te kercyer dhe me nje te ecur gjithmone te nxituar a thua se ne cdo cast ishte e ngarkuar me nje mision qe duhej kryer shpejte. Ne shoqerine tone ia kishim vene pseudonimin "hollandezja fluturuese" nisur edhe nga look-u i saj bjond. Te une kishte statusin e nje dashnoreje "part time" dhe kjo per aresye se e dashura ime e asaj kohe ishte shoqe e saj. Pra behet fjale per vitet e arta te gjimnazit kur guximi dhe kurajoja arrinin nivele edhe me te larta se vete adrenalina e asaj moshe.
Nuk ishte ndonje lidhje inkandeshente per mua, por as per ate.Kishim bere sex vec dy here bashke (madje hera e pare kish qene pothuajse sex...), por takoheshim dhe putheshim zjarrte neper hyrjet e pallateve pothuajse cdo nate ne ate dimer te ashper te 197... Nga ajo me ka bere pershtypje fakti qe nuk tregonte asnje shenje xhelozie karshi te dashures sime njekohesisht edhe shoqe e saj, nderkohe qe kjo e fundit gjate asaj periudhe edhe pse dyshonte ne lidhjen tone "part time" perseri e kish ruajtur miqesine me te deri ne fund pa asnje problem shqetesues per asnjerin nga ne.
E ishte vajze shume e mire, me plot veti te spikatura ne tipin e saj, nga ato te cilat mendja e adoleshentit i piketon si gruan e ardheshme te jetes dhe per kete aresye i "konservon" diku ne nje cep te sigurte te memories dhe shpirtit ( E njeh valle nje adoleshent shpirtin e vet? Sigurisht qe jo!).
Atehere me dukej se e doja. Madje ka qene e para femer te ciles i kam kushtuar poezi. Nuk do e rradhisja ne keto labirinthe, por rastesisht duke shfletuar blloqe dhe copeza gjysem te grisura ditaresh te dikurshem gjeta nje shenim qe kisha bere per te pak dite pasi ajo ish larguar pergjithmone nga qyteti yne sebashku me familjen e saj dhe pikerisht naten kur ne apartamentin e saj nisi te banonte nje familje tjeter.
"Ka nje jave qe dritaret e apartamentit tend jane mbuluar nga erresira dhe heshtja.Ka nje jave qe ti je larguar.Me brengos shume drita e fikur e dhomes tende, por sonte u brengosa akoma me shume kur ne ate dhome nje dore e ndryshme nga e jotja ndezi driten..."
Qe atehere nuk e kam takuar me kurre...Nuk di me asgje per te...Madje as mbiemrin e saj te tanishem…

* * *

T ishte nga nje qytet industrial i jugut, kishte nje te ecur karakteristik ne maje te gishtave dhe kish ardhur ne fakultet nje vit pas meje.
Nga ajo vajze me gjoks te mrekullueshem dhe shpirt praktik do kujtoj dy gjera te largeta ne kohe nga njera-tjetra...
Rasti i pare...ne dhomen time te konviktit ne ndonje dite feste kur konviktet boshatiseshin beheshim dy cifte...une me ate dhe nje shoku im (qe sot eshte kirurg shume i nderuar!) me te dashuren e tij thatanike,(por paradoksalisht teper juicy) dhe loznim... strip-poker...(behet fjale per vitin 1982...), por kurre nuk beme swing...
Rasti tjeter ndodhi nja 12 vjet me vone, vite gjate te cilave nuk e kisha pare me T. Ne Athine, ndersa po udhetoja ne trenin e brendshem te qytetit, ulet perballe meje ne sedile nje grua me syze dielli dhe me floke ne ngjyre platini...Sic ndodh rendom syte tane kryqezoheshin here pas here pas syzeve te diellit qe mbanim. Duke e pare vazhdimisht nisi te me shembellente me dike...por nuk e gjeja dot se me cilen...pra me dukej fytyre e pare...udhetuam keshtu per nja gjysem ore dhe u ngritem te zbrisnim ne te njejtin stacion...Ndersa dolem ne platforme te subway-it e ktheva koken instinktivisht per ta pare largimin e asaj gruaje...kur shoh qe te ecurit e saj me kujtoi T. I vrapoj nga pas dhe kur iu afrova nja dy metra i therrita sic i therrisja une me perkedhelje dikur...Ajo ktheu koken dhe ishte vertet T!!! Ajo e shtangur nga look-u im totalisht i ndryshuar( ish bjondi i embel dhe flokearte i fakultetit ish shndruar ne nje kokerruajtur te vrenjtur te emigrimit...) dhe une i mahnitur nga e papritura e cuditshme...Cudia ishte jo takimi i rastesishem, por vete fakti qe ne jete mund te te qelloje te mos njohesh (te mos dallosh) nga afer edhe dike me te cilen ke ndare shtratin per dy vjet me rradhe...
Sot T eshte rikthyer ne Atdhe dhe kontribuon si pathologe ne nje klinike...

* * *

Me R u njohem ne nje ceremoni varrimi ne nje dite plot shi. Po varrosnim nje mesuesin tone i cili kish vdekur ne gjume. Ndersa po degjonim fjalimin e rastit te mbajtur nga drejtori i shkolles sone ne nje moment kapa nje fraze e cila me shkaktoi nje nenqeshje sarkastike ne fytyre...Dhe cuditerisht pashe se te njejtin efekt ajo fjali kish shkaktuar edhe mbi fytyren e nje nxeneseje tjeter...diku mes turmes te stermadhe qe kish ardhur ne varreza per t'i bere nderimet e fundit te ndjerit mesues. Ajo nxenese ishte R. Veshtrimet tona ishin kryqezuar dhe kjo gje kish mjaftuar qe menjehere pas mbarimit te ceremonise ne te kerkonim me sy njeri tjetrin dhe te takoheshim e te flisnim per here te pare ne jete. Vajze interesante. "Interesante" per mua ne ate moshe maturanti quhej cdo vajze qe tregohej e interesuar per mua.
Brune simpatike syjeshile dhe tip i heshtur qe dinte saktesisht se cfare kerkonte nga rinia e saj, ne ndryshim nga shumica e moshatareve te saj qe kujtonin se rruga drejt nje dashnori kalon nepermjet lumit te pafund te fjaleve.
Relata ime me R kaloi dy periudha. E para ne dimrin e atij viti (nja dy muaj besoj...dmth nja tre kater takime seksuale... ) dhe e dyta shume vite me vone ne rrethana jo edhe aq rastesore...
Nga ai dimer kujtoj nje episod te lezetshem. E kishim lene te takoheshim ne shtepine e nje shokut tim ate pasdite dimri qe behej mbremje qe ne oren 4 e gjysem...Meqe ai shoku nuk u tregua korrekt ne nuk dinim ku te strukeshim dhe keshtu u strukem ne oborrin plot bime dekorative dhe stola te mbuluar me debore te Muzeut te qytetit tone. Ndersa gjetem nje vend te pershtatshem diku ne nje qoshe syte tane dalluan edhe nje cift tjeter qe po zhgerryhej mbi debore disa metra larg nesh pas nje kacubeje...(Te nesermen mora vesh se ata kishin qene nje cift interesant dashnoresh i qytetit..nje nga ciftet me heroike dhe te guximshem qe demonstronin lidhjen e tyre pa ua bere terr syri edhe pse qe te dy ishin te martuar dhe kishin familjet e tyre respektive...)
Ne ate kohe me shkoi ne mend nje ide fantastike. Une kisha mundesi te siguroja brenda pak minutave celsin e muzeut nga dikush qe e dispononte...Keshtu...nje gjysem ore me vone Oda Karakteristike e Muzeut po degjonte per here te pare jo zerin e ciceronit, por renkimet tona...e sidomos te sajat...ndersa nje lekure stermadhe ariu (ne mos gaboj) deshmoi te ishte water proof nen djerset dhe avujt e trupave tane...
Nuk e di se ku mund te ndodhet sot R...

* * *

L ishte gruaja e nje shtrembaniku qe zoteronte nje pushtet te larte lokal ne epoken e diktatures...Nuk e kisha kuptuar kurre se si ajo femer kish lidhur jeten me ate katundar shpirtngushte e kapadai qe ne pervjetorin e 5-te te marteses se tyre e kish qerasur gruan e tij bukuroshe me nje dopjo boze duke i peshperitur ne vesh: "ti je bjeshka ime".
"Ti je bjeshka e tij e nemun!", i kisha thene pas heres sone te pare...
L ish diplomuar per kimiste, por fale fanatizmit te te shoqit pushtetar kish filluar pune ne biblioteken e qytetit, nje ambient teresisht femeror dhe "i parrezikshem" ne optiken e katundarit. Ishte simboli i gruas se deshperuar ne nje qytet province, por jo aq e guximshme sa madame Bovari…
Ajo ishte bjonde syzeze, pak kokete, trupvogel dhe me nje nishan te lezetshem diku ne mjeker. Relata me te i kish shembellyer nje colpo d'i fulmine : Brenda dy diteve kishim bere gjithshka bashke ne sallen e arshives se bibliotekes. Historia me te zgjati rreth 6 muaj me takime te rralla…Ne fakt i mungonte elementi kurveror dhe keshtu qe pas cdo takimi me mua ndjehej e penduar…
Nga L mbaj mend qe nuk pranonte te bente seks ne pozicionin e misionarit, pasi ai ishte i vetmi pozicion ne te cilin bente seks me te shoqin gjate tere atyre viteve te marteses se tyre…
Sot nuk e di ku ndodhet…. Nje dite dimri te vitit 2000, nga dritarja e makines,mes kambisteve te kryeqytetit pashe dike qe i ngjante te shoqit te saj, por nuk di me asgje per “bjeshken “ e tij te nemun…

(inicialet e perdorura ne kete shkrim dhe profesionet e disa prej protagonisteve jane te trilluar)

( dimer 2006)

©artangjyzelhasani

7.3.09

Kameleonet

Kjo pjesë është shkëputur nga romani im “ Një shqiptar në oborrin e El Grekos“.



Në një librari në krahun e majtë del një vajzë që i ngjan shumë Fridës. Edhe Frida bën pjesë te ish-at e mi. Tek ish-at absolutë, sepse nuk e kam takuar më që kur u ndamë. Më kish tërhequr shumë, por ndoshta e kisha njohur në një periudhë të papërshtatshme të jetës sime. Kish qenë pranverë dhe filozofimet e mia të atëhershme kishin patur një karakter më social .
Kish qenë ndoshta fillimi i kësaj epoke që jetojmë sot. Kanalet televizive gëlonin nga modele anemike që të jepnin mënd për gjithshka, sigurisht edhe për politikën globaliste, meshkuj me fytyrë katrore dhe me nofulla të spikatura reklamonin lavatriçe, yje të perënduar të kinemasë protestonin kundër ndotjes së mjedisit. Si edhe më parë gazetarët vazhdonin të ishin të pështirë dhe të pacipë në reportazhet e tyre. Lakuriqësia nuk ishte më tabu, por detyrë.Një detyrë e shenjtë që i çonte të gjithë në krahët e një eksibizionizmi pothuajse pornografik me pasojë rënien e nivelit të fantazisë mashkullore.
Asgjë e trupit femëror nuk ishte më e paekspozuar dhe e panjohur për publikun mashkullor, i cili gjithnje e më shumë shtonte vizitat te psikologët dhe më shpesh te psikiatrët. Farmacive ishte shfaqur Viagra dhe dashnori i gruas konsiderohej publikisht miku ( e pse jo edhe mjeku ) më i mirë i familjes .
Ligji i ndryshimeve dhe i thyerjeve të tabuve kish sjellë pasoja që s’i kishin parashikuar as vet nismëtarët. Duke dashur të tregohen origjinale, njerëzit u tjetërsuan aq shumë saqë filluan të ringjanin me të tjerët. Bisnezmenët visheshin me xhinse të grisura, muratorët me kostume dhe gravata, gjykatëset me mini dhe gjokslëshuara, putanat të mbuluara deri në grykë. Çantat shkollore shiteshin të shoqëruara edhe me nga një prezervativ dhe prezervativët nga ana e tyre kishin nisur të prodhoheshin me ngjyra nga më të çuditshmet duke përfshirë edhe ngjyrën e zezë, gjë që e kish ulur vlerën e zezakëve në tregun e seksit. Qentë qarkullonin me pantallona të shkurtra dhe palaçeta, ndërsa zonjat e tyre pothuajse lakuriq. Në Filipine një burrë pretendonte se ishte shtatzënë, ndërkohë që në Holandë dy gay fotografoheshin me dy binjakë bullafiqër –frut i martesës së tyre. Pas pak ishte shfaqur edhe delja Dolly si mishërimi më i qartë i tabuthyerjes, ndërkohë që priftrinjtë kishin nisur të kapeshin në flagrancë kioskave duke vjedhur proteza penisësh artificialë. Gjeneralë në pension pohonin lidhjet e fshehta me armikun dhe studentët të pashpresë në kërkim të ndonjë revolucioni të ri që mesa dukej nuk ekzistonte.
Njerëzimi kish pasur mbifuqinë e duhur për të rrënuar tabutë e fundit, por kishte treguar edhe dobësinë e tij për të administruar gërmadhat e tyre. Qytetërimi më në fund kish arritur të kuptonte pashërueshmërinë e sëmundjes së tij të fshehtë.
Nën moton “ Njih vetveten ! “ shumica e njerëzve kuptoi që thellë tyre fshihej një krijesë e paskrupullt, një kafshëz e rrezikshme egoiste që shpesh në mungesë të viktimës hante veten e saj .
Era e ndryshimeve i bëri njerëzit kameleonë dhe kameleonët e rinj ngjanin aq shumë me njëri – tjetrin, saqe ndryshueshmëria ishte kthyer pa u kuptuar në një uniformitet të ri që s’mund ta ndryshonte më askush .
“Kush i bën gropën shokut, bie shoku në gropë ! “. Filozofia e saktë e epokës. Paraja si edhe më parë vazhdonte të lëvizte botën dhe në bursën e vlerave njerëzore një thes me mut kushtonte më shtrenjtë se një gotë lotësh .
Në fillim pra të kësaj epoke kisha njohur Fridën, një bashkatdhetare tek e cila Era e Ndryshimeve kish lënë shenja tepër të pazakonta : kish mbetur e pandryshuar , si një model mirësie, përkushtimi dhe sinqeriteti . Shkonte në kishë çdo të dielë dhe me mua bënte dashuri me dritën fikur. Kisha shkuar me të thjesht për të provuar diçka tjetër , të ndryshme nga nënproduktet e Çlirimit dhe të Emancipimit dhe ajo kish ardhur me mua thjesht për të mëkatuar. Ishte mëkati më i vogël që mund të bënte dhe unë i jepja të drejtë. I pëlqenin lulet, skuqej kur lexonte ditarin tim dhe qante me dënesë kur shikonte filmin “Gone with the wind”. Luante në piano hymne fetare dhe ballada rock- u dhe besonte se në vitin 2000 do t’i vinte fundi botës, gjë që sipas saj do të ishte diçka e mrekullueshme në tërësinë e vet, si fundi i një cikli të vazhdueshëm mrekullish të së shkuarës.
Isha ndarë nga Frida dy javë më pas, sepse më kishte dërmuar pafajësia dhe naiviteti i saj. Sa kohë mund të jetojë i lumtur një burrë i mbyllur në një dhomë me një pikturë, qoftë kjo edhe e Mona Lizës?
Po të mos kish vdekur nga sëmundja, me siguri Leonardoja do të kish mbetur i vrarë nga buzëqeshja enigmatike e krijesës së vet …

(dhjetor 1999- janar 2000)

©artangjyzelhasani

5.3.09

Grimca poetike

Deshmi...

Padashje kam dashuruar dashurine…
Me dashje…ty.



PESHPERIME...

E more peshperimen time aq shkujdesur
e me te thurre ulurimen tone
te heshtur.


Poçeri

Ah sa lehtesisht dheu behet balte
kur shirat bien te bollshem
mbi nje toke te thate...


Filozofia E Thjeshte E Njohjes...

Te njoha aq shume...
derisa nje mengjez te murme
e kuptova qe...NUK MUND te te njihja kurre.


Ekuacion...

Klonohem me dhimbjen dhe behen brenge
te djeshmet e neserme sot te mbetura peng...



Keshille per te dashuruarit kudoqofshin...

"Tumori" juaj quhet dashuri :
nese dikush guxon ta sheroje
lutjuni ta operoje pa anestezi...


Largesia ne dy variante...

Largesia....dashuria...
largesia...alibia...



Etyd...

Mbremja ra...por nuk u rrezua...
poeti e pa dhe u pengua....
mbi fjalet qe nuk the ti...



Etyd... (variant )

Muzgu ra...dhe u rrezua...
mbremja e pa dhe u pengua...
mbi hijen qe le ti...


Postamnezi...

E mban mend...?
Jo...nuk e mbaj. Nuk e kujtoj.
Thjeshte...me kujtohet.


Racionale...

Akoma?
Akoma...
Po kur?
Dikur...



Metafizika e shpirtit...

Te vdekurit ringjallen…te gjallet vdesin…
varrezat e shpirtit bosh kurre nuk mbesin!


Dashuria...

Jemi tre:
UNE , TI dhe NE.


Me dy vargje...

Me mire i brengosur per ty...brenga ime e vjeter....
se sa i kenaqur dhe i lumtur nga nje femer tjeter...


Pandryshueshmeri...

Te lashe sic je…gur i cmuar pa forme...
formen tende ia dhe dashurise sone...



Zgjedhje & Zgjidhje...

DASHURIA eshte ZGJEDHJE...
MARTESA eshte ZGJIDHJE....
nenproduktet e tyre thjeshte...dritehije.


Eturazi...

Eja...eturazi sic je...te une
etjes etjen etja me shume...


Distance...

Jemi mijera milje afer
dhe nje te shtune larg...


Hardcore...

Nen puthjen tende si vese tretem...
fundbarkut tend ujvare mbetem...


Java

Te shtunen e laj ne lavatrice cdo te djele
qe ta kem gati per te henen...



Metamorfoza...

Gjume mbi shtrat......gjume...
dhe ah... sa pergjumshem
"the bedroom" behet "badroom".


Ligjet e dashurise...

I njoha...edhe pse nuk me njohen...
i mesova ngaqe i besova...
i shkela ngaqe...dashurova.


Paradoksalisht humbes...

Kur endrra jote me mungon
gjumi behet kundershtari im i carmatosur
qe cuditerisht...me mund.


Gjendje...

Eklipset vallezojne me henat e heshtjes sime
nen nje muzike Kopernikesh te lodhur
mbi kete Udhe te kalldremte Qumeshti...


Syte e tu

Sytë e tu janë shpirti yt
rrathët e zinj poshtë tyre-
-censurimi i tij.


E vertete ?

Te pata thene, te pata thene dikur
dashnori s'te behet mik
e miku dashnor kurre....


Nje nate…

Ishe ti ate nate...valle s'e mbaja mend ?
Ishe pa emer...
por une e renkova emrin tend.


Vetmia jote

Vetmine tende e vura ne kafaz.
Nje dite ia hapa deren.
Nuk iku. I ishin merzitur qiejte.


NJERIU I VOGEL

E vrava endrren
qe te mohoja
gjumin tim.


Ndjesi...

Me lule hiri pranveren time mbolli
tymi i trenit qe te mori ty....


Bashkeshortet (nganjehere...)

Nga njeri-tjetri nje enderr larg...
me njeri-tjetrin
nje gjume te gjate prane...


I vonuar i perjetshem...

Une nuk isha kur turma arriti atje...Kurre s'kam qene...
Vazhdimisht shume hapa prapa saj larg...
Nje enderr perpara...


Haiku për lule-greminën

Ti nuk je më e dëlirë si më parë
lule - greminë kapricioze:
Tashmë mbi ty ka rënë vështrimi im.


Rutinë

…në qerpikët e kësaj bote ngecur jam
dhe lot më duket pështymë e saj…


Ditë shiu…

Bie shi, por nuk shoh pikat e tij…
Qerpikët e tu paskan etje…


Ora zero

Tashmë është vonë…
Arrita kaq shpejt.


Gjethe në erë...

Në pranverë të përkëdhel me stuhi...
në vjeshtë të mbroj nga puhiza...


Orgazma (nganjehere)…

Edhe orgazma eshte delikate
si nje vazo lulesh...
Nese bie jashte krevatit...thyhet.


MIKESHËS SË HUAJ

Flisnim në gjuhë të ndryshme,
heshtnim në gjuhë të njëjtë…


PERGJIGJE TY...

Nuk me lodh pagjumesia....
me lodh mungesa e endrres...


bumerang

e putha aq shume
sa kurre s'mesova cfare shije kishte
puthja e saj...


Mesnate...

Akrepat e ores shplodhen mbi njeri tjetrin...
Ra ora 12 edhe ne shtratin tone
me 12 renkime...


Gjendje gripale…

Me dhemb gjithshka ne trupin tim
vec teje…


Muzg...

Eshtë muzg…po errësohet…
Eshtë ora kur besnikët vinë…
Eshtë ora kur të pabesët thonë lamtumirë…


Frikë nga lartësitë...

Nuk dua të vdes sepse
kam frikë nga lartësitë...
Po u rrëzova nga varri mbi ju do të bie...

Çështje vezësh…

Si dy vezë me vetveten ngjasojmë:
e zierë është njëra,
e tjetra cila është s’e dimë…


... (ose Tri pikat)

Nuk jam poeti...
jam tri pikat në fund të vargut
retiçenca jote e përjetshme...


Të rritur të mitur

Lodra nuk është më…
Na e vodhën…
Tani luajmë me njëri tjetrin…


Humnerë e vjedhur

Ike bashkë me humnerën.
Ku ta dëgjoj kumbimin e petaleve që bien?


Zanafilla ndryshe…

Dua nje mollë tjetër, Adam!
Mbaruan, Eva…
Sillmë gjarpërin atëhere…


Po sikur...?

Kam frikë nga vizatimet e tua më shumë
se nga kafshët, biri im.
Po sikur padashje gjarpërit që vizatove
t’i bësh fytyrë njeriu?


Syzet e mia te erreta

Nuk janë syzedielli.
Janë mburoja që i ofroj turmës
kundër vështrimit tim
të pamëshirshëm…


Rrëzim...

Sa herë që kujtojmë fluturimin
përmendim veç krahët...
Harrojmë qiellin.

Jetë

Erdhët të gjithë?
Tani mund të vdes i qetë vetmie...


Kishë pa altar

Këmbanat e mia nuk bien.
Rrëzohen.


Lehtësia e papërballueshme e rrugëtimit

Udha që njoh më mirë?
Udha e panjohur.


Kryqi im

Kryqi im...një bri e një flatër...
kryqëzuar djaj e shenjtorë...
unë - ëngjëlli yt i djallosur...
ti - djalli im ëngjëllor...


Dashuria

Noton...mbush...derdhet...
në kupën e të tjerëve.
Mbytet në kupën e saj.

Përrallë antievolucioniste për të rriturit

Perëndia krijoi një gur që nuk e lëvizte dot...
Njerëzit u përpoqën ta ngrejnë.
Kështu lindën zvarranikët.


Metereologjia ndryshe

"Kur të mos më kesh pranë
do ndjesh të ftohtin dyfish!"
Iku. Nuk mbërdhiva më shumë.
Paska qenë gjithnjë zero gradë.


TOP SECRET

Le ta themi midis nesh:
njerëzit nuk janë edhe aq
të neveritshëm, por s'e dinë...


Mesazh në shishe

Netëve batica me shtyn drejt bregut tënd.
Mëngjezeve përpiqesh të më lexosh
pa thyer shishen...



NDARJET

C'kuptim do kish ndarja pa fjalët e pathëna...?
E c'do t'i lidhte të ndarët
vec fjalëve që i di vec zemra?


VERSHIMI YT

Lumi që derdhet mbi mua shtratin tim grryen
që ujrat e tij të bollshme
jashtë brigjeve të mia të mos bien...


Melodisë...

Nëpër pentagrame si rrobat në tel
notat e tua varur...


KOSTO

Jeta në një vit kushton ...365 ditë,
në një ditë....24 orë,
në një cast....një jetë të tërë.


Plastike

Ndoshta më mirë të isha baltë,
të më jepje formën që deshe ti,
sa herë të të thyesha ndër duar,
të më bëje sic doje përsëri...


Dialog

Cfarë do të bëhesh kur të rritesh?
Ish i dashuri yt.


Netëve pa ty

......dhe Udhë e Qumështit në qiell
drejt gjinjve të tu më ndjell...


Njerëz që s'dinë c'kërkojnë...

Ke vapë edhe nën hijen time?
Do e djeg diellin me cigare…


Leximi ndryshe

Të tjerët lexojnë ato që shkruaj unë.
Ti lexon të pashkruarat ...skuqesh
dhe më thua "Mjaft!"


Egoisti ndryshe

Vërtet kam qenë egoist...
Jetën e doja vec për veten time...
Castin për ty.


Pritje e ndërsjelltë

Pres që zemrën e thyer të ma ngjisë Koha
e Koha pret copëzat e mia t'ia jap...


Pamundësi

S'më mjaftuan gurët për të ndërtuar urën,
ndaj bëra një mur.


Padurim in extremis

Të pres me padurim
si një gabim që mezi pret të bëhet...


Ana e poshtme e të përpjetës

U lodhe Sizif, u lodhe
e u bëre kërmill.
Mbi shpinë një gur jargësh.


Dedikim

Eshtë narcizi që po qan
të humburin liqen të tij
me lotët që faqeve i rrjedhin ngadalë
përpiqet të krijojë një pellg të ri.


Prekjet siameze

Të pëlqente të më prekje
por nuk e ndjeje dhimbjen time.
Më preke aq shumë saqë një ditë ndjeva tënden.


Bronkit kronik

Të frymëmerrja deri në bronket e shpirtit
dhe pastaj të pështyja shkujdesur.
Pashmangshëm ishe teshtima ime.



Vaterlo

Jam baltë. Më shpesh rërë...
mbushur plot me gjurmë...
pa asnjë kështjellë.

Vetmia absolute

U lodha duke ecur pa hijen time
ndaj mbi diell një qiri sot ndeza.


Alibia jonë

Na u neverit aq shumë vetja sa që shpikëm dicka të re:
jashtëtokësorët. Për të mos lënduar egoizmin tonë
i vizatuam më të shëmtuar se veten...



Mesazh klavikular

Ndërsa eturazi të thith gjinjtë e brishtë
klavikula jote bëhem...


Përvojë

Dy lloj femrash kam njohur në jetë...
dukeshin shumë, por ishin vec dy...
dy lloj femrash kam njohur në jetë:
të tjerat dhe... ty.


Arithmetikë për të rriturit...

Dashuria shumëzohet me caste...
mblidhet me muaj...zbritet me vite...
por...nuk pjestohet kurrë.


Zjarr

Jam zjarr…Nuk më shuajnë dot…Më vjedhin…
Prometenjtë e mi digjen rrugës
pa aritur të më falin askund…


Ne s’jemi të lirë

Jemi imitues lirish të pamerituara…
Majmunë të shartuar me kameleonë
qëllojmë njëri tjetrin me banane lirie;
lëvozhga e tyre - pranga jonë.


Vjeshtë qe rrëzon teorema gjethesh

Unaza jote mezi merr frymë kësaj vjeshte.
I ka mbetur në grykë gishti im...


Variacione mbi unazat

Gjurmë mbi gishtin tënd lë unaza ime...
tek e jotja gjurmën e gishtit tim shikoj.


Vite më parë...

Sa herë vinte në takim
e hiqte unazën e martesës së trishtë;
gjurma e saj mbi gishtin e brishtë
bëhej lot mbi qerpikun tim...


Edhe një herë mbi pamundësitë...

Hënën do të ta vija si gushore
e me yje do të të mëkoja, vogëlushja ime.
Por a mund ta bëjme këtë fshehurazi natës?


NE

Turma bën Harqe Triumfi madhështorë
që më pas të kalojë nën to si robot,
im bir vizaton shtëpiza me dyer të mbyllura,
ku çdo çast unë trokas më kot…


Ajo

Ajo ishte kurvë si një zanore
dhe ai bashkëtingëllorja e saj besnike
në abetaren e të tjerëve...


Mos m’i vrit të hënat!

Të shtunat që m’i vrave
i varrosa cdo të dielë…

Mos m’i vrit të hënat!
Lermë të mbjell qiparisin…



Lule-njeriu

"Më do! S'më do"...
Petalet vetvetes
ia shkul.


Deheroizëm...

Heroi u lind i plagosur...
e kthyen në mit të damkosur...
.....................................
Turma ia mjekoi plagët
për ta rivrarë më pas...pa plagë.


Pamje nga lart

Një tufë me pëllumba mbi vincin ku ishte shkruar:
"Ruhuni nga turma" ndërtoi foletë...
.........................
Më pas erdhi korbi me të zezat pendë
mes turmës pa fole kërkoi zogjtë e vet...


Aksiomë e një nate vere

Dashuria është streha e të pastrehit që nata e zë në shi
dhe jo hoteli i të dehurit që s'gjen rrugën për në shtëpinë e tij...


Alibia e liliputit

Nuk jam i vogël
por fajin e ka Guliveri…


Euforia

u helmua gjarpëri
duke puthur vetveten…



Pranvera ndryshe

e tretën dheun eshtrat e mia.
mbi këmbanare kumbon një vazo bosh...


Cadrat që vrasin

Shiu rrëzohet mbi cadrën time.
Ajo e vret.
Pastaj ai bie.


Dilemë vjeshte

një gjethe bie përdhe.
dhëmb pema
apo dheu dhëmb...?


Lehtësia e papërballueshme e frakturës

dita thyhet...
nata bie...
mëngjezi u jep protezat.





Ah sa do doja…

…udhën drejt së nesërmes ta humbas,
teksa çdo udhë e re më duket aq e njohur,
po aq sa e panjohur gjurma që lashë pas….

Stina e Peste ( pjesa e dyte)

Dialog Poetik nr.2 me poeten Aida Dizdari (bluemoon)

whisper:

Pak janë njerëz të lirë në këtë botë pa skllevër....
Shumica janë të cliruar...
Ua dalloj shenjat e prangave në kycet thatanike...
E dëgjoj zhurmën metalike të zinxhirëve që lënë pas në zvarritjen e tyre...

* * *

Ata nuk ecin, por zvarriten...
Nuk dinë të ecin.
I pengon ajri më shumë se hekurat...
........................
Mikja ime,
jam ajër
ndaj druaj se mos bëhem pranga jote...

bluemoon:

Mbi ajer, ajri s'behet prange...

e uji, ujin s'e lidh dot me zinxhire...
...kush ere eshte e merr vesh mire eren,
e reja e njeh rene te lire...

Po oqeani s'e pelqen pengesen
e nese uji shpesh me shkembin grindet,
a mund te thuash se eshte prange
lumi qe ben ujin me uje te lidhet?

Liria s'vjen kurre nga te tjeret
thosh nje burre i mencur dikur.
Ne paca ndonjehere qene roberuar,
vec vetes, s'me cliroi tjeterkush...

...ndaj kush kurre s'me pengon,
se roberia vjen prej vetes se mpakur,
kur lehtazi merr vendim mbi zgjedhjen:
t'i mbyllim a t'i mbajme syte hapur.



whisper:

Edhe ti je ajer? Fryme behesh dot ti?
Te jesh ajer dhe fryme nuk eshte e njejta gje...
Kete e dine mire gjethet...edhe buza e di...
ajrin e thithin te gjithe...frymen vec nje...

Bemu perseri fryme sic ishe dikur
dhe falme mpakjen qe vec ti e di...
pa ajer...pa njerez...pa gjethe...pa zogj
te mbetem pa fryme...te me ringjallesh perseri...

Puthjen e jetes ma jep me buzet e tua....
nga ajri i te gjitheve po shuhem ngadale...cdo dite...
as ere...as puhi...ku eshte stuhia qe dua?
Nga vdekjet e mia te shumta edhe jeta m'u neverit...



bluemoon:

Thirre?
Do te vij me hap te shpejte,
te t'rrembej e shpie larg prej botes...
...atje, diku, ku ndalon koha
ku ndahet jeta - jete, prej mortjes...

Thirre?
S'do kete me porte te hapur!
S'do kuptosh me ku mbaron ti...
Nuk te mjaftonte nje cope ajer?
Do te t'mbyll brenda une, nje stuhi!

Thirre?
S'do le asnje fije drite,
ne gjoks, prej meje, do ndjesh shterngimin;
do pshehretish pse fund ka nata,
ne enderr, do urresh ti zgjimin.

...Po ti qe me therret per tu ringjallur,
e kerkon mpakjen si neper gjume,
do pyesesh veten, per mua, e di:
"Kjo vdekje eshte a eshte fryme?"

(Keshtu qe kur te na shohesh,
mbedhè, te dyve, nje grusht me hi,
dyshim mos kij: do te kem dhuruar
jete nga jeta qe deshe ti!)



whisper:

Ne netet e tua krahesh shtrenguar
stuhite nga gjinjte e tu do t'i pi....
qumesht demonesh endrren do me sperkasin
dhe ne u zgjofsha mos me thuaj "fli"...

Por lerme ashtu pergjumur mes zgjimeve te tua...
mua femijes-perbindesh mekuar stuhish....
buzet e nates le te me kafshojne mua...
te tuat plaget do m'i perkedhelin ne agim...

Fryma jote mund te jete vdekje...thua ti....
(por vdekja behet fryme kur buron prej meje)
nese zgjimi ne krahet e tu eshte herezi
gjithshka do te jepja per nje vdekje prane teje...



bluemoon:

Te vdesesh prane meje?
Frymen ta lesh ne gjoksin tim?
Te levizesh me gishterinj rete,
per neverite e shkuara te gjesh perdellim?

Ah sa te lagur jane tani drunjte e mi...
e zjarri im s'ka deshire te marre...
E akullt dora me bie mbi ty:
Per jeten qe me jep, jam varr!

......pshehretij.....
......ah...me veshtron.....
.....largon nje hije.......
.....nje ngjyre shton.....

Me veshtron e nganjehere
besoj se gjethet mund te celin perseri...
...ne syte e tu mund te me ngjallet jeta,
qe jeta ne ty prape te levrije:

Te lindesh prane meje!
Frymen ta marresh prej gjoksit tim!
Te besh qiellin vend per ne,
per ty te mos jem vec ngushellim!



bluemoon:

Pop-Up (ne vend te pshehretimes se mesiperme)

Alo...
Dru-lagur?...
Ne kupe te embel ku dashuria eshte herezi!
Nje thirrje ne linje per ty!
Dikushi pertej, thote, quhet dashuri!

Pra lere vdekjen si rrecke te grisur,
ik prej mosjetes ti gjithashtu,
ne bote te gjalle t'ia ndjesh atij zemren...
...behu per te prape henez blu!
Ti qe thirre...
mund te endesh vendesh te gjelbra,
po gjelberimi i tokes gjithmone e ka nje cmim:
prej Edenit kur shkon ne te tjera kopshtije,
ta dish ne qiell nuk ka me rikthim...



whisper:

Te rikthem ne qiell, ne Edenin mekatar
me epshin tend si te vetmin cmim...?
Do vij dhe nga pas perendesha te dehura do terheq zvarre
ndersa pas gjethes se rrushit Edeni yt do marre emrin tim...

Nen sqetullen tende si diell do te perendoj...
ne gjirin tend te forte peng do te le puthjen time...
kopshtijes tende plot orkide te egra mbjelle...
mollet e pakafshuara nga turpi do na fshihen...

bluemoon:

Thua?
Une them te tjera.
Them se prekjet i merr era...
Them se nuk dua asnje perendeshe ne kopshtin tim,
ku lumenjte jane enderra pa zgjim...
Them qe kopshti im ka njemije emra
e cdonjerin ma dikton zemra:
brenda gjirit tim nje hije e vetme levrin
e njemije emrat jane lloje vec te emrit tim!
Kur te vish tek une nje me nje do t'i lexosh,
s'ka me tolerim, asnje flete s'do kalosh!
Une jam me shume se nje kopshtije
ku ti te endesh per lojra dashurie.
Gjithshka qe nis tek une perfundon brenda meje,
si te isha burimi e derdhja e nje rrekeje...
Ne duart e mia perfundojne te gjitha
dashuria, endja, dritherima dhe frika...
Ti je, po nuk je si dikur
duart e tua prej pjalmi me peshojne sot si gure...
Te mos e dish valle qe me i kristalti uje i pijshem
derdhet kapilaresh ku jeta vallezon dridhshem?...
Kerkon rrahjen me monologun tend qe s'do te me ndjeke...
Me mua nder krahe e perseri vallezon vete...
Ti prijes i perendeshave qe terheq zvarre,
pak shpirtkulluar e pak mekatar!
Kryeprere do te rri, fron tjeter do te vesh,
e flakur nga Olimpi, s'do jem me perendeshe,
do kthehem ngadale ne qenie prej mishi
ku hi behet kurmi, te marre vlere shpirti!
Zemren? Do ta mberthej ne zinxhire
nje bishe nga deti te vije e ta marre...
Persete do t'i mbys me duart e mia,
ne eshte e shkruar, le te vdese dashuria.
Vetem kur te ndalesh hapin e zjarrmuar
te flakesh tej trupin e avulluar,
atehere mund te kthehesh perseri
e teksa me mbeshtet esencen ne gji,
puthja buzeve s'do te kete kuptim,
driten time drites tende kur t'i veshesh,
fron te paperdhosur kur t'i kthesh perendeshes!
Atehere, kur kenget e tua t'i kendosh per shpirtin tim,
vec atehere emrin tend do te marre Edeni im!



whisper:

Per shpirtin tend do te kendoja si per shpirtin e asaj
qe vargjet e mia iu bene krahe dhe larg meje e shpune....
nese me bukur per ty do te kendoja ...fajtori i perjetshem pa faj...
akoma me larg se ajo do te fluturoje edhe ti nga une...

E di qe atehere Edeni yt emrin tim do marre...
Valle do ishte i lumtur ai fluturim...?
Atje larg mjellma blu do mberdhihe pa timin zjarr
dhe emri im ne peshperitjet e saj nuk behet dot ngushellim....

Ndaj me ate zjarrth qe me ka mbetur...
Promete i vonuar i vetvetes...
dritehijesh mureve te shpirtit tend luaj...
flakez kalteroshe qe shuhet e digjet heshtjes...
mbi prushin qe akoma perzjen nje dore e huaj....



bluemoon:

Ah ti me prek me gishta te perlyer
fajtor i perjetshem me fajin tend mbi shpine,
ne heshtjen e trupit tim hedh gjurme te tjereve
si loder perdor ti dashurine...

Mjellme e bardhe... Flisje per mua?
Kraheve te mi kur gjete prehjen?
Tempujsh adhuron bardhesine time
qe shoqe te ngushte ka vdekjen?

Mendon, e kalon ne buzet e tua
fjalet e mia ende te pathena...
Ne trup te brishte e te thyeshem
formezohet brenda teje hena?

Ti je! S'e kupton qe je?
E brenda meje thirrjet e tua s'jane vec mish?
Brenda teje nje trup i bukur jam vetem
qe ti te vdesesh perkedhelish?

E dua zjarrin tend dhe shpirtin tend e dua
po ti tregetar s'mund te harrosh te dehesh timit shpirt
kur trupi te therret ne pshehretima naten
mendja ne ofshame te thur poezite...



whisper:

Une tregtar i dashurise ? E kush mund te ma bleje mua jeten?
Une nuk shes e as nuk blej ndjenje...
Ne treg te dashurise jam shkembyer vec me vetveten
nganjehere konvertuar ne monedha shpirterash te padenje...

Por ne jemi tokesore...dyshuesja ime...
nese trupi yt eshte liber nxitimthi shfletuar...
gjinjte jane si rreshtat...i shikojne te gjithe...
une lexoj mes rreshtave...diku aty pas gjinjve...
aty ku e jotja zemer rreh dritheruar...

Une vertet luaj...por luaj vec me zjarrin...
Tregome qe je zjarr...flake...pervelim...
Pasi te me kesh percelluar...djegur...perveluar
a mund ta rindezesh te ftohtin hirin tim...?

bluemoon:

Dhe ti dyshon akoma se jam zjarr?
C'faj te kam se nuk afrohesh?
Mes meje e vetes tende
veten zgjedh, me te dashurohesh!

Te them te ma falesh mua veten tende
e une timen ta le me deshire:
prej unit tim te gjesh ti jeten qe ke humbur,
prej teje te ndizet i imi hir!



whisper:

Ah...jeten qe kam humbur nuk ma kthen ti dot...
nuk ma kthejne dot as ato qe ma kane marre...
...te thashe...eshte hi cka ishte dikur zjarr...
druaj se je flake qe shuhesh me nje lot...

Mund te te dashuroja po ta dija se c'je...
me fort nga sa dikur kur s'te njihja...
E si mund te me duash ti qe aq mire me njeh...?
Mos valle e ka fajin...hija?

(Me mire te jesh hiri i nje zjarri te dikurshem
qe prushi iu fik nga dore e harreses...
se sa flaka qe digjet percelluese aq bujshem
e shuhet aq lehte nga lot' i pendeses...)



bluemoon:

Ajo, pendesa, qe ti e quan mekati im i ri,
s'eshte vecse mekati yt i vjeter,
kryqezuar prej nje dhembje sic rri
ne kthetrat e nje kohe tjeter.

Brenda furtunes sime i jam qepur
shpirtit tend qe me sa duket kerkon qetesi,
ate prehje te hidhur e te nevojshme
gjate rruges nga stuhia per ne stuhi.

Kalores ne misionin tend fisnik
te mbrojtjes te s'pafajshmes e te virgjereshes,
vulos mbertheckat e parzmores tende
qe dore e saj te mos shpoje ne vend te heshtes.

E ti?
Ndoshta vertet s'mund te me dashuroje po te dije c'jam...
..sa me shume me njeh aq me teper te mberthen frika...
...druhesh prej meje po aq sa i druhet ujit kripa...

whisper:

Ne te tjera kohe e te tjera hapesira
ndoshta jemi njohur nje casti kalimtar...
(te shndritshem jane yjet kur bie erresira...
me te largetit shuhen dhe ndizen prape...)

Ndoshta te kam dashuruar pa e ditur as vete...
(paskam harruar te ndjehem i dashuruar...)
kometa vezulluese qe dikur cau rete
nje shkretetire u rrezua e u dogj harruar...

Po le t'i leme yjet atje ku jane...
kush tentoi t'i preke...e rrezuan...
(i ke pare majmunet c'sy te pikelluar kane
pas kafazit ku parajsat u ofruan?)

Eja pra vogelushe dhe me rrembe...
nga krahe te tjere ku me ka mbytur heshtja...
Eja...mos vono...tregome nje perralle te re...
me pas vjen dimri...ka trokitur vjeshta...



bluemoon:

E kam ndjere dashurine tende ne kurmin tim,
ashtu dhe brenda shpirtit kur me leshoje frymen,
nen qepallat e shternguara tek vrapoje enderrash,
i qete, ne gjume, pas furtunes.

Atehere kur mua, si kala te larte
me mure krejt te dobeta, me pushtonte frika,
brenda perqafimit te pafajshem, ne leshim te plote,
me permblidhje e mbillje mbi buze puthje te brishta.

Atehere kur me more ne duar i sigurt,
me ngrite qiejsh te larte, me bere perendeshe,
kur shperthimesh tona u habiten yjet,
e planetet shfaqen fytyren e fshehte.

Atehere tek me kerkoje pa e ditur,
kur kujtimet e tua s'te merrnin peng,
kur dimri ish stine e panjohur
e neper gjume mermerisje per stinen e peste.


Me rrembeje ti atehere e une s'kerkoja me teper...
...
...Ah!!!!
.........................
Sa keq qe jam kjo e s'behem tjeter!
.........................
Ne vend te nje historie me etikete,
po te tregoj nje perralle te vjeter!



whisper:

Rrembyer jane te gjithe ne kete jete...
pak nga egoizmi e shume nga jeta e kote...
zbrazetine e mbushin me boshllek me lehte...
s'guxojne te mbyten ne det..mbyten ne nje gote...

Por ti je aq ndryshe, vogelushja ime...
(sic peshperin ndryshe fjalen "te dua"...
qe te tjera buzeve u be therrime,
e kur desha t'i mblidhja me krahe fluturash u larguan...)

Tani stinen e peste nuk e mermeris vec ne gjume...
e kam strehuar aty ku kalendaret mbarojne...
ka gjethe qe fshesari nuk arrin t'i fshije kurre...
por edhe te tjera qe s'dihet ne c'peme lulezojne...

Prehem tashme nen perqafimin tend...
rrembyer nga ty si rera ne vale...
me buze te ndezura me peshperit
ato qe s'tregohen kurre ne nje perralle...



bluemoon:

E kemi ngritur jeten ne shkume te vales!
Mbi te dritherohemi si nje serfist trim:
Nje hene, qe ndryshe nga hena, eshte e kalter...
...e nje peshperime qe ne fakt ulerin.

Njerezit mbyten ne lloj - lloj kupash,
ne kupa boshe ata qe s'mbajne dot nje det,
te tjere permbysin kupa pas mbllacitjes,
njerez te tjere kupa ngrene...

Une dhe ti ndoshta jemi ndryshe,
po ndoshta e kemi edhe ne nje kupe,
nje kupe ku hena derdh pika te kaltra,
ku peshperima ne te vertete eshte ujk...

Nje kupe te re te sapo bere,
a ndoshta nje kupe e vjeter buzet na i lag:
ne hark te porcelante permbaj une lengun tone,
e ti je froni qe e mban lart...



whisper:

Do e pish dot deri ne fund e etur
eliksirin e asaj qe s'e pine dot te tjere?
(E sheh ate piken ne fund te kupes mbetur?
Eshte loti i nje ylli qe feksi njehere...)

Ate lot s'do ta pime dot...eshte teper i kulluar...
le te mbese gjithnje ne fund te kupes sone...
perzier me veren e nje vreshti te ndaluar...
kristali ku enderra zgjimet pasqyron...

Ndoshta me mire pa kupa... vec me Dionise...
qielli te pikoje vere...e dehur shtrengata...
lakuriqe...djersitur...hardhish ngaterruar...
te behemi zjarri qe kerkon nata...

( Me pelqen kur te shoh ashtu te dehur...
gjinjve te shkopsitur...nektari i kuq ujevare...
ne cep te krevatit... djallezore cigarendezur...
turbulluesi veshtrimi yt mbi lekure me behet zjarr...)



bluemoon:

Njehere te vetme...nje cast ndrisin ca yje, kam degjuar,
e pastaj driten leshojne hapesires per qindra mijra vjet me radhe...
...ne botera te largeta shkelqen pluhur' i tyre sy njerezish
qe gabimisht, tere jeten, i marrin per te gjalle...



whisper:

Te vdekurin disa e marrin per te gjalle...
dhe akoma me shpesh mbi kurrizin e dermuar...
mbi te njejtin tel...ne te vjetren salle...
shkop ekuilibri... poshte per t'mos u rrezuar...

Ndonje te varros akoma pa vdekur...
nje kryq te koka qe akoma renkon...
kengen ta vajton me zerin e mekur...
tinezisht t'mbyll syrin qe ende veshtron...

Te vdekurit e mi i kam varrosur te gjithe...
ne ferr a parajse...bekuar me kujtime...
e kur per dike dheu nuk me mjaftoi...
e mbulova ngrohte me lekuren time...

(Nga vdekja e nje njeriu kam mesuar me shume
se sa nga jeta e tere njerezve te tjere...
nese per dike do te behesh i pavdekshem
duhet te dish te vdesesh te pakten nje here...)

Por fatkeqesisht kesaj bote pak dine te vdesin...
shumica ngordhin si minjte pa kuptuar...
tere jeten nje anije fantazem presin
drejt atij bregut tjeter...castit te perjetesuar...

bluemoon:

Ne detyre ogurzeze
Hadi i mjere...
rremben te vdekur,
te gjalle perpin te tjere...
vec s'e mberthen dot
poezine pergjithmone:
ne valixhen e saj mbi karroce
e mban e bukura Persefone.

Te veshtron...si e zene ne faj...klith e si femije perpjek nje kembe ne toke:


Vdekja?
Sa vend qe i japim te mjeret ne!
Hija e saj ne fakt me kall krupen!
Varret i kemi ngritur rreth vetes
nga frika se mos e leshojme veten krahecelur,
se mos liria na varet grykes!

Heshtjes tende i pergjigjet me nje tjeter thirrje...e ty te perngjan papritur me nje femije...

Le te mos flasim per vdekjen fare!
Kjo maskareshe vjen gjithmone e paftuar,
nganjehere te shtiret edhe mike
nganjehere hyn pa u diktuar...

E ti perseri nuk flet...e veshtron si i perhumbur...Atehere ajo te shterngon doren:

Ngrihu tani, shterngoje kupen!
Bashke do te ngreme nje dolli:
Ti per fluturat qe te shkuan
e une per pellumbat e mi...

Ngrije ta pime me eks,
ta ndiejme ne fyt zjarrmine.
Ta mbyllim funeralin? Si thua?
Pastaj kthejme nje per dashurine!

E teksa ktheni kupen per dashurine, brenda qeshjes nje hije i pushton syrin...e heshtur:

Me vjen keq
qe te prek me duar te holla...
me perngjajne me fije letre:
ne dhome ikjes iu ndje fryma,
u ndje varrosja e nje tjetre...

whisper:

(Hajde... Gezuar...me fund le ta pime...

goten e zbrazur perplase dhe thyeje si kreshta valen
ne mijera qelqe copetuar tashme le t'i ndrije
kujtimit te atyre qe u rrinte e madhe dashuria qe u falem...)

Erdhi perseri koha te zbres shkalle pa emer...
(Ato qe zbresin zakonisht cojne ne ferr...
Perse valle kur shpirtin dikujt duam t'ia tregojme i themi:
"Eja...te zbresim shkallet...
kujdes mos rrezohesh...
ka pak drite dhe oh...sa shume terr..." ? )


Zbritme pra tani drejt honeve te tua...
aty ku nje demoni te pergjumur fshehurazi i jep gji....
ne ate djep te zjarrte ku renkimi eshte ninulle...
dhe shkelqimi i syve te cmendur qiri...



bluemoon:

Me dritheron me endjet e tua
e fryma ime te rendohet permbi buze...
S’ka vend mjaftueshem per gishterinjte e mi
qe ethshem vizatojne mbi lekure…

Nen prekjen tende trupi me behet i lenget
si metal i nxehte qe te derdhet rreth...
papritur bota s’eshte e panjohur...
papritur bote ka vec rreth nesh…

Me floke shperbere e ze percartur...
ujevarat etheshuarese e demonet e mi...
portezat mbi shkallare qe veshtron perciptazi...
rrugedalje e labirinthe ku mediton ti…

Te gjitha lindin prej teje si prej gjuhes se zjarrit
ku une s’jam vecse nje qiri ornamental...
Si mbi parafine vizaton mbi mua moralin
te mires e te liges i ngre piedestal…

Meditimin tend e merr per dore
e si te ishte thjesht nje vizitor i jashtem
me hedh mua –kavjes topa debore
me veshtron tek perdridhem nen gjuhet e flakes…

Po di se shkallaret te shpien ku te duash
e ferri s’eshte vecse zgjidhja jote finale
Sheherezadet mund te jene joshese...
Perrite mund te jene tradhetare...

Veshtron mekimin tim si akt religjioz
cmendurine e kalon prej syrit ne sy
te eksiton demoni im dergjur mbi preher
nga morse e demoneve qe te mundojne ty…



whisper:

Demonet s'ishin demone...dhe zjarri ishte zjarrmi...
(perderisa flutura s'u dogj...ishte i tille valle?)
Por nese nga gjinjte e tu vertet rrjedh zjarr
afroma te buzet...si qumesht do ta pi...

Atehere mekimi yt do t'i ngjaje bekimit me shume...
(kur t'me rrefesh qe jo te gjithe vullkanet jane te shuar
do ndjesh mes llaves se nxehte perveluar
qe demoni qe ke ne preher jam une...)

Mos u druaj nga gjurmet e murme te stuhive...
as nga shiu qe reja lozonjare pas vetes la...
dritheruese do ta ndjesh...zhuritese mes gjinjve
turbulliren e embel qe nga fundbarku i nje tjetre ra...



bluemoon:

Mendoja per deboren qe me ther
kur vrapoj mbi te kembezbathur:
vezullon si nuse, mbreteron aq hijshem
me magjeps gjithmone padashur.

Mendoja per dheun qe me mbulon
teksa germoj per te gjetur berthamen e tokes:
harroj te ndiej ajrin e purpurt te darkes
dhe eren e agut te sotem.

Mendoja per kete krijesezen qe kam brenda,
gjysem femije e gjysem demon,
qe kurre s'ma le gjate te emblen mbi buze,
ne lojra me zjarrin gjithmone me fton.



whisper:

Ah...debora...e kisha harruar deboren dhe ngazellimin
(valle pse ishte e bardhe luaja me te deri vone ne erresire?)
kujtoj trishtimin kur nje Cizme me e ftohte se ajo prishte
plakun prej debore qe ngrija me duart mberdhire...

Nje dite me debore te bera ty dhe veten time...
prej debore endrra...kisha ...unaza...kembanore...
por Cizmja gjithnje i prishte....ishte me e forte...
sepse nuk ishte cizme prej debore...

Asaj Cizmeje nuk i shpetova dot...dhe kurre s'do t'i shpetoj...
njerezve qe nga debora krijova plaget s'u kane zene kore...
dasmat jane aq te ndryshme...martesat njesoj...
(dashurohesh dy here pas te njejtit njeri?)
ajo ishte gjithnje nje tjeter...
i njejti une perseri...
plaku qe sot ben femije prej debore...



bluemoon:

Deboren ti e ke plazmuar gjithmone
e gjurmet e cizmes do te qene mberthyer aty:
figura me plage, ne s'do binte me bore...
...te perjetshme, ne dielli s'do t'i shihte me sy...

Lere boren te prehet e bardhe,
me te mos bej figura qe shkrijne:
muret prej bore s'kane jete te gjate,
qytetet prej bore vec pak xixellijne...

Merr lende te forte nga lenda e njeriut,
plage cizmesh aty do te kete perseri,
por nder lote puna jote vec do zjarrmohet,
e zjarri i njeriut nuk shuhet nen shi.

whisper:

(Ah...lenda e njeriut me thua?
Me kujton shprehjen e Musolinit
drejtuar ushtrise se tij kur u shpartallua:
" Me ju doja te beja statuja me te bukura se te antikitetit
pasi kujtoja se ishit mermer,
por ju ishit thjesht balte
dhe balta vec qypa nxjerr...")

Nganjehere kemi nevoje te ndjehemi debore
te na shkriftojne e nder gishta qe dridhen te shkrijme
na lodh pesha e vetvetes e ndaj duam
ne mijera kristale poret e te tjereve te na perpijne...

Nganjehere kemi nevoje te leme gjurme te shlyeshme
dhe gjurmen e te tjereve ta prishim nje casti tjeter
dhe si ne nje loje rindertimesh e prishjesh te furishme
formezojme perseri gjurmen e vjeter...



bluemoon:

E ashtu gjysem forme e pak shformuar,
ankohemi per fatin tone te trishte,
e teksa mijra fate na shpalosen syve
asnje fat tjeter, si ky, s'na grish...



whisper:

E c'eshte fati, vogelushja ime?
Nje pasdite padashje shkojme ne nje shtrat te panjohur
ku mekatet e vjetra mekatojme perseri...
me pas ndergjegjevrare i falemi kesaj bote te lodhur...
ai shtrat i panjohur mund te ishte fati yne i ri...

Vjen nje cast qe sfilitur nga fati
shpirti rebelohet...(kunder kujt valle?)...
lakuriqesine kerkon te mbuloje me nje rrobe tjeter
pak rendesi ka...e praruar...apo zhele...
e shpesh e padukshme si rrobat e mbretit ne perralle...

Fatkeqesisht njerezit harrojne...(sa keq qe harrojne!)
qe fati s'eshte vecse nje rrecke e ronitur
qe vetevetes ia shesim aq shtrenjte per t'u mbuluar
por kur fatit i vesh shpirtin tend...qofte edhe te drobitur...
atehere po...ke dicka per ta kujtuar...



bluemoon:

Bridhja brigjesh per te mbledhur yje te rena,
mbi to qe fikur gjithmone nje deshire.
Trupmberthyer tokes e me koke nga hena,
kerkoja per veten nje qiell me te dlire.

Ne nje ag humbja shpesh e me deshire,
atje ku bota, me dukej, s'rrotullohej me kot,
atje ku dhe guri e kishte nje aresye,
atje ku L e Lumturise shkelqente dhe mbi Lot.

Neper udhe te tilla e takova,
ate kuptimin e vetes shpesh te munguar,
si kalimtari qe papritur nganjehere,
mbedhè gjen nje monedhe te praruar.

Keshtu u bera nje cope, e plote,
dhe mbajta gjithmone ne xhep ate monedhe,
si kujtim te feksjes se asaj dite
fund udhesh ku dija ish etje-thelle.

Te jete valle fati vec lojeza jone?
A ne jemi lojez e fatit tone lozonjar?
Shume ngushellohen pas nje pyetjeje,
shume jeten kalojne me kot duke qare...

...po une kam ne trup nje drite tjeter,
e syte e mi tashme shohin gjera te reja,
ne qiell te njejte, te larte shkrihen
fat' i skalitur edhe perzgjedhja.

Per to te pyesesh veten me ngulm
eshte humbje e pavlere dhe e thjeshte...
...ndaj sot ketu me fatin s'kacafytem,
"Jeto!" me thote praruar nje monedhe...

bluemoon:

Mik te pres...
ku ke shkuar?
te jesh tretur valle horizontesh te tjera?
te kane rrembyer te tjera erera?
Te behem, deshiron valle, furtune
qe ta fshije te gjithe boten
e te te ktheje tek une?



whisper:

Ketu jam...e ku mund te jem tjeter?
Ererat s'kane fuqi te me rrembejne...
horizontet prej kohesh nuk me tresin...

Te behesh furtune? Po edhe nese jo...
nese kete bote te neveritshme
nga syte nuk ma fshin dot,
perseri i lumtur prane teje do jem
si nje njeri me kujtese te keqe
qe qesh e qan pa lote...



bluemoon:

Lotet e tu te shkuar prej kohesh,
me veshin iluzionin se t'i kam pire te gjithe...
...me kot se syte te jane terur prej vajesh
te thella, shume kohe me pare se une te te grish...

Te behem furtune e te shuaj boten rreth teje,
pa te e gjendjen tende te ndjeshme s'do ishe po ti,
ndoshta i detyrohem me teper natyres se saj mizore,
e me pak paqes qe zhveshe, si rrobe, sot perseri...

Por...

Ti dashuri e thith shpesh stuhine
teksa torturohesh ne pritje te se mires,
qetesia te shket pa u dalluar, e di,
s'e njeh, kur e sheh ti, nga afer te dliren.

Ne vende te tjera me behesh i huaj,
me do, por duhet te te therras gjithmone,
me meket zeri e udhes me pergjumet:
une te ndjek ty e ti... nje iluzion.

Ti e deshiron boten te perkryer!...
...nje pike dhembje... dhe eshte menjehere e shemtuar...
Ti qe bredh neper stinen e persosur,
me zogjte ende s'je pajtuar?

Po pse deshiron te gdhendesh rrathe ne sy?
Pse gjithmone me shkaterron kalate,
qe optimiste, e bardhe i ngre me ty,
deri kur m'i prish, per te ndrequr boten e prape?!

Gjithmone, pastaj ti kthehesh prape tek une:
"Eja!" - me thua - "te ngreme prape kala..."
Me veshtron me sy kaprolli e prekja dritheruese
me zgjon ndjesine qe puthje e vjeter me la...

Ti dashuri e thith shpesh stuhine
teksa torturohesh ne pritje te se mires,
qetesia te shket pa u dalluar, e di,
s'e njeh, kur e sheh ti, nga afer te dliren...

bluemoon:

Ja, tani peshperis...
Tani therras...
Tani kumbon zeri im ne muret
e nje shpelle qe rreth meje ngushtohet...
Ti i trishte me veshtron
nga larg
e s'mundohesh
te leshosh nje rrokje...

...pezmatohem...

... Ku je?...

Prehja jote behet mbi te njejtat re?

Ne daljen time
hyrja ishte e lehte...
...e dritherima bojeroze
ma perkuli lekuren...
...nje cast dikush, fare lehte,
nis me perkedhel fytyren.

whisper:

Ngaterruar kjo bote ku udhen time harrova...
si gishterinjte e mi flokeve te tu ngaterruar...
qielli eshte hapesira mes gjinjve ku pushova...
reja eshte hija e nje fluturimi te rrezuar...

Dashuria nuk vjen gjithnje me sy kaprollesh
ku pendimi nje kenge te re ciganesh zgjon...
nen syte-rrathe mavi ... leshohet deshira...
shigjete e Itakehumburit boshllekun shpon...

Ti ngre kalate e une i rrezoj perseri...
(e nuk ishte prej rere kollona e rrenuar...)
e lodhur uje pi ne rrathet e syve te mi...
dhe nuk me thua qe puset kane shteruar...

Por nje pike uje diku brenda meje rrjedh akoma...
ndaj mbille trupin tend aty ku varrosa deshiren...
lote vese do bulezojne pastaj gjinjte e tu...
e ndoshta nje dite do e njoh nga afer te dliren...

Dhe kur te gjithe guret e dheut te jene mbaruar...
kur reren nje stuhi do e shpjere lart te reja...
kur keshtjelle e fundit dhimbshem te jete rrezuar...
nje kasolle e panjohur do te te peshperise:"Eja..."



bluemoon:

Ndiej nganjehere njefare perhumbje neper pyje
te panjohura e te zhveshura si per dimer,
si liane zarritem drunjsh ne ndjekje
te dores tende qe pulson vegueshem.
E ndiej nganjehere njefare perhumbjeje
sikur bota te mos ishte e ti te ishe larg,
kisha dashur me shpesh te me flisje...
...te me dashuroje me pak, ndoshta,
e t'me mbaje me prane.


(Ti do i falesh ikjet e mia, e di,
ashtu si une fal perrenjte qe shpelajne trupin tend,
atehere kur bota eshte tejet e madhe
e prape per ne te dy s'ka ka vend...)



whisper:

Ikjet e tua vogëlushja ime
nuk janë mëkati, por virtyti vetë;
Në liqenin blu të mungesës tënde
kridhem i tëri bashkë me përrenjtë…
(edhe me ata që më fale ti)
dhe ashtu i përhumbur i dorëzohem mallit
si vetmisë murgu i ri…


Kjo botë e madhe nuk është e jona…
Ata që dashurohen gjithnjë rrinë larg…
Pranë mbajmë një libër a një bashkëshorte,
por kurrsesi nuk mundemi një dallgë…

Ndër pyje të panjohura…
ky është fati yne
nën prekjen fatale ku druri gjethen çel
jam drita lakuriqe që çvirgjëron gjelbrimin
e dora jote - vesa që etjen ndjell…

bluemoon:

Ne fjalet e tua behet pluhur
shtepiza e vogel e bardhe
e femijet e palindur kthehen ne fantazma
qe luajne trishtueshem ne prag.

Ne fjalet e tua shperbehet si mjegull
cdo enderr e enderrimi zbehet,
era e trupit dhe gjaku qe rreh
behen qellim ne vetvete.

Ne fjalet e tua kruspullosem gjithmone
dhe pyes veten nese e gjithe kjo ka vlere,
era e shperben hirin e nje pasioni te shterpe
sikur ky te mos kish qene ndonjehere.



whisper:

Hije jemi...
te sotme pa gjurme...
perjetesisht femije qe loja u prishet ne prag...
ajo qe e vogel vec nje enderr ishte
dikur u rrit...
u shndrrua ne makth...

Hije jemi e s'dime c'kerkojme...
ne labirinthe keshtjellash qe s'ekzistuan kurre...
kur ti je hamlet - une behem fantazma jote...
dhe kafka ne dore...si dashuria... e njejte...
dilema hapash vrastare vret nata...
dilema e nje hijeje gjithnje vet' e trete...

(Bukurivenitur, por akoma jo shterpe,
ajo akoma pret me rrathe te zinj nen sy
si makthi qe mbarset nga nje enderr
eshte fantazma qe i japim jete te dy...)



bluemoon:

Se fundmi e ndjeve akullin dhe ti.
Apo e dije prej fillimit
natyren tende
dhe timen...
...dhe dije
se ti je vec nje burre nder burra
e une mes grave, vec nje tjeter grua?

whisper:
Une nuk mund te jem si te tjeret sigurisht;
me i keq apo me i mire se ata po...
kjo mundet,
por gur' i mullirit e di me mire se i zoti
kush eshte mielli e kush jane krundet...
.................................................. .
Nuk mund te jete vec nje burre i zakonshem nder burra
ai qe te ben te ndjehesh me e vecanta grua...



bluemoon:

Sigurisht, tash e vecante sic jam,
mund te fishkem larg prej teje
shnjerezuar, tek ndjek deshperimthi
silueten e diellit pas nje reje.
Ne yje te brishte je patjeter me mua,
po sic jam avull, jam edhe trup;
lekures sime qe bulezon deshire
mungesa jote frymen mbyt.
Ne pasqyrat e tua te kthjellta
nder grate, jam gruaja me e vecante,
sa keq qe iriset e tu prehjeqielli,
i shoh kaq rralle...

bluemoon:

S'e kisha njohur kuptimin e heshtjes,

derisa heshtja u be thike e mprehte ne teh.

Me te u pre vargu e fjalet rane atehere,

si rruaza te bardha u shperndane perdhè.



Ketu nderpritet dialogu i dyte poetik me poeten e mrekullueshme Aida Dizdari (bluemoon). Nje nderprerje e perkoheshme qe sigurisht do te pasohet nga nje raund tjeter poetik mes dy poeteve qe kurre nuk e kane takuar njeri tjetrin edhe 4 vjet pas fillimit te dialogut poetik mes tyre...Per te respektuar me mirenjohje te gjithe ata lexues qe e ndoqen kete dialog poetik me te njejtin intensitet si edhe autoret e tij po sjell ketu komentet qe ata lane dite pas dite...

Komente nga lexuesit:

Korbi: Dialog i ri?! Sa bukur! Uroj te fryje ere e mbare per velat tuaja dhe krahet e mi te dobet!

PINK: Oh beautiful BlueMoon . Me pelqeu shume .

Lady Oscar: interesante...

Chantal: kenaqesi t`ju lexosh perseri..

Korbi: Well Done!

Muza: Bluemoon, Whisper, ju pergezoj per rikthimin ne "dialog"!
Me pelqyen shume vargjet qe kam cituar...

Muza: Zeus, sa bukur...Te falenderoj qe ndan me ne shpirtin tend Whisper!

dpcolumbia: Niveli artistik sa vjen edhe ngrihet. Ku do te qendroni ju te dy....mos u ngjitni shume lart se atje rrallohet ajri....le qe poeteve nuk ju duhet ajri per te jetuar-u gabova
Respekt
DP

PINK: I loved it

dpcolumbia: Plotesisht e realizuar, nje matematike poetike, qe nuk le vend per vertetimin e nevojshem, qe te marre vertetesi. Nuk paske lene asgje mangut e dashur poete...
Mjeshterore.
DP

Mel: Ja,keshtu keshtu......shoh qe i keni ngritur paksa heshtat ...lol.

Orkide: Si ajri ne mal... te mbush mushkrite, poezia jote Bluemoon. Je pene fort e dashur e forumit. U ndje mungesa jote.

Lady Oscar: Bekuar qofte frymezimi!

Muza: bluemoon, Whisper, dialogu juaj ,me kalimin e kohes, po behet me i ndjere dhe me i embel. (Kur do e shohim ndonjehere te botuar ne liber? Asgje nuk e zevendeson librin).
Ju uroj frymezim dhe fat!

Lady Oscar: vargje te mendafshta!te parezistueshme!

dp columbia: Si me kishte shpetuar ky varg i arte?

dp columbia: Whisper...kujdes, se po shkel ne toke te ndaluar.Bukur, bukur

anisela: Sa te lemeritshme ...!Ca behet kshu?Demon i pergjumur...Renkim....
Sy te cmendur....Edhe une dua te shembem drejt ketyre honeve....!

2043: Shume e bukur.Pergezimet e mija

Enigm@: Whisper bravo , shume bukur .

Orkide: Bluemoon gjithmone me kenaq poezia jote....kjo e fundit ishte jehone dritheruese....Bukur!!

Brari: nje dylyftim shum i bukur poetik..ju lumte penda e mendja..
nje pyetje ashtu jasht teme..ke kini pasur zysha letersie ju te dy ne 8 dhe 12 vjecare..?

PINK: te bukura shume keto vargje Whisper .

Mel: Eshte kaq e bukur,po kaq e bukur kjo poezi sa duhet ta shtrengosh fort si nje margaritar.Padyshim,ne kete dialog,mrekullisht ti je vetvetja dhe whisper,nje inspirues i rralle.

Engjellorja: me rrenqethe hene

PINK: dialog poetik rrenqethes , dritherues .. keto te fundit , really . I enjoyed 'em , vargjet ..shume . Great Whisper & Hena . Keep it up .

Lady Oscar: Me pelqejne sh ngjyrat e ketij dialogu.

Engjellorja: ky vargu me bold me pelqen shume. pse shqiperia ka me shume poete se prozatore... ? pse ka me shume femra poete dhe pak femra prozatore?

PINK: apapapapa si mi ke keto fjalet , vargjet Whisper ... loool

Xhuxhu: shume e bukur,tamam poetike henablu.

dp columbia: Nje mrekulli

macia blu: Kjo teme , ky forum dhe poezia duhen trajtuar si te shenjta.